Një pjesë e madhe e fuqisë punëtore të Francës, përfshirë gjenerata të ndryshme, do të futet në grevë të enjten për të protestuar kundër planit të qeverisë për ta ndryshuar sistemin e pensioneve.Duke u bashkuar në Paris, ata synojnë ta shprehin zemërimin ndaj propozimit për reforma, të cilat presidenti Emmanuel Macron i sheh si të nevojshme për ta bërë sistemin pensional financiarisht të qëndrueshëm. Vincent Le Faucheur, 23 vjeç, do të protestojë bashkë me dajën e tij 41-vjeçar, Gilles Pierre. Të dy këta burra punojnë në hekurudhat e Francës dhe janë të gatshëm për grevë të pakufizuar që do të…
Author: almakos
Alsat 2019-12-04T10:50:17+01:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot në mesditë do të shqiptohet aktgjykimi i parë për rastin “Reket”, pasi dje në seancën e parë gjyqësore i akuzuari i tretë Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin për këtë vepër. Milevski akuzohet për “pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. Mbrojtja e Zoran Milevski Kiçeec, avokati Aleksandër Novakovski, në fjalën përfundimtare tha se i akuzuari që nga fillimi i procesit, kishte mundësi që si dëshmitarë ta shmang aktakuzën, por ai nga mosdija është vënë në situatë që të jetë i akuzuar. “Gjykata të ketë parasysh se është baba i pesë…
Në internet është publikuar një video ku disa liderë botërorë, përfshirë kryeministrin britanik, Boris Johnson, kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, duket se tallen me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë një tubimi në samitin e NATO-s në Londër.Në këto pamje shihen liderët duke biseduar në pallatin “Buckingham” të martën në mbrëmje. Britaniku Johnson e pyet francezin Macron: “A është kjo arsyeja pse u vonove?” para se kanadezi Trudeau të ndërhyjë me fjalët: “Ai u vonua sepse mori pjesë në një konferencë me gazetarë që zgjati 40 minuta”. Trudeao më pas shton fjalëtL “Oh, po, po, po. Ai…
Alsat 2019-12-04T10:11:06+01:00 Gjykatësit Kushtetues në seancën e sotme duhet ta shqyrtojnë nismën për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe legjitimitetit të nenit 1 dhe nenit 2 të Ligjit për amnisti, në bazë të të cilave janë amnistuar persona të involvuar në dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Mes të amnistuarve për “të enjten e përgjakshme” ishin edhe pesë deputetët Kërsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullvoski, Lupço Dimovski dhe Luben Arbaudov, të cilët akuzohet se i kanë hapur dyert dhe i kanë orientuar personat me maska dhe qytetarët tjerë drejt sallës plenare dhe drejt pres-qendrës në Kuvend më 27 prill.…
Policia ka arrestuar dje të dyshuarin i cili me pasaportë të falsifikuar ka tentuar që përmes aeroportit të Prishtinës të udhëtoj për në Bazel të Zvicrës.I dyshuari mashkull K/shqiptar kishte pasaportë të Sllovenisë e cila dyshohet se është e falsifikuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Blerim Latifi ka komentuar përplasjet LDK – VV për koalicionin pas zgjedhor, duke thënë se ky është biznes për ndarjen e plaçkës, raporton Gazeta Express.Latifi në Facebook duke cituar politologun amerikan, Harold Lasswell ka thënë se ajo çka po ndodh tashmë në Kosovë, është përkufizuar me disa pyetje. Kush merr? Çfarë merr? Kur merr? Si merr? “Harold Lasswell, politikolog amerikan, shumë i njohur dikur, por tani vetëm brenda qarqeve akademike e filozofike, ka lënë një përkufizim briljant për politikën që zhvillohet në vendet ku idetë dhe parimet politike nuk kanë asnjë rëndësi. Në…
Moti sot do të jetë kryesisht i ndryshueshëm me vranësira të shtuara në orët e pasdites. Temperatura maksimale do të shënojë 5 gradë Celsius ajo minimale -2 gradë Celsius. Moti i ngjashëm do të mbaje edhe në Shkup ku temperaturat do të varjojnë nga -2 në minus 4 gradë Celsius. The post Moti sot kryesisht i vranët, temperatura deri në 5 gradë Celsius appeared first on ALSAT-M.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezë diskutimi me temë “Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë”.Në këtë tryezë do të diskutohet lidhur me implikimet e Ligjit të ri për Paga si një nga kërkesat e dala nga Agjenda për Reforma Evropiane në kuadër të pakos ligjore për Reformë në Administratën Publike. Më konkretisht, kjo tryezë do të reflektojë mbi implikimet financiare që ky ligj mund të ketë për buxhetin e Kosovës, dhe jo…
Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, presidenti shqiptar, Ilir Meta do të qëndrojë gjatë ditës në Kosovë, raporton Gazeta Express.Meta fillimisht do të ndajë disa dekorata për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës, që shërbyen në ndihmë në Shqipëri pas tërmetit tragjik. Presidenti shqiptar do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes ku përveç se me ministrin në detyrë, do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, Pak orë më vonë, Meta së bashku me Haradinajn vizitojnë komunën e Gjilanit, ku priten nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri. Meta, Hardinaj dhe Haziri do të qëndrojë në fshatin Livoç…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se LDK dhe VV janë pajtuar për programin qeverisës dhe se tani nuk është koha për kushtëzime.“Njëmend e kemi! Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook. “Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju. Madje edhe zgjodhët të parët” “Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!” /Express/ [embedded content]
Prokurori amerikan i distriktit rajonal të Nju-Jorkut, Geoffrey S. Berman, ka bërë të ditur sot se gjykatësi shtetëror, P. Kevin Castel, ka dënuar Ymer Shahinin me 18 muaj burgim në lidhje me rolin e tij në një skemë të mashtrimit me letra me vlerë dhe me transfere elektronike.Shahini u deklarua fajtor për një pikë të aktakuzës për komplot për të kryer mashtrim me letra me vlerë në 10 shtator të vitit 2019. Prokurori Berman tha se Shahini ka luajtur rol strategjik në një mashtrim multimilion-dollarësh. “Ai me vetëdije dhe me dëshirë shërbeu si person mashtrues për të fshehur përfitimet pronësore…
Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për marrëveshjen për bashkëqeverisje rreth të cilës po negocion partia e tij me Lëvizjen Vetëvendosje.Abdixhiku ka paralajmëruar kundër atyre që ai i ka cilësuar “ofendime” mes partnerëve të mundshëm të ardhshëm. “Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive”, ka shkruar ai në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet. “Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin…

