Punëtorët e sektorit publik me gjasë nuk do të mund t’i marrin pagat me rritje as gjatë këtij muaji. Ndonëse Ligji për Paga ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti, Avokati i Popullit sot i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pas ankesave të 35 sindikatave. Madje, ky institucion ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme ndaj zbatimit të këtij Ligji deri në një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja. Deri tani, tri sindikata kanë paralajmëruar kolaps të shtetit, nëse pezullohet ligji, shkruan Express.Gazeta Express Mbi 80 mijë punëtorë që paguhen nga buxheti i shtetit duket se do të vazhdojnë…
Author: almakos
Alsat 2019-12-05T16:29:46+01:00 Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka sjell urdhër për zbatimin e masës hetimore kundër një personi ndaj të cilit ekziston dyshim se ka kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në prodhim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”. “I dyshuari, 38 vjeçari nga Shkupi, në shtëpinë e tij në Saraj, në mënyrë të paautorizuar për shitje ka mbajtur drogë narkotike- marijuanë më masë totale neto prej 40.19 gramë dhe fara të kanabisit në masë totale neto prej 2.63 gramë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, më 4 dhjetor droga është gjetur dhe konfiskuar,…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit F. R.Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë një kontrolli të zyrtarëve policorë në afërsi të shkollave të mesme në Komunën e Vitisë, tek i pandehuri është gjetur një sasi e substancave narkotike marihuanë, në sasi prej 4.4 gramë. Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e…
Ish-komandanti i brigadës 125 Nehat Basha është i ftuari i radhës nga Gjykata SpecialeKëtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Lufutës së UÇK’së, Hysni Gucati. Përmes një shkrimi në Facebook, Gucari ka shkruar se sot ka marrë lajmin për ftesën e Bashës nga Gjykata Speciale. “Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga gjykata speciale. Edhe ky i nderuar do të dali faqebardhë si çdo luftëtar i drejt i UÇK’së”, ka shkruar Gucati. Ndërkaq deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100.
Alsat 2019-12-05T15:11:08+01:00 Të rinjtë braktisin vendin për shkak të nënçmimit që u bëhet gjatë kërkimit të një vendi pune. Të posa diplomuarve nuk u jepet një ofertë e denjë pune krahas nivelit të arsimimit dhe kjo është arsyeja kryesore që ata heqin dorë nga familja dhe ia mësyjnë shteteve të Perëndimit. Ky është vlerësimi i hulumtimit të bërë nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”. Studiuesi për ndryshime demografike në Ballkanin Perëndimor, Nikica Kolar, tha se në Maqedoninë e Veriut nuk ka më punëtorë, të cilët punojnë për 10 euro në ditë, jo vetëm punë fizike, por qoftë edhe punë zyrash…
Moska njoftoi se po dëbon një diplomat bullgar, pesë javë pasi Sofja i refuzoi vizën një atasheu rus.Tensionet diplomatike mes dy vendeve po ndodhin pas një skandali të spiunimit. Autoritetet ruse e njoftuan ambasadorin e Bullgarisë në Moskë, Atanas Krastin, se diplomati duhet të largohet nga Rusia brenda 24 orëve të ardhshme, duke përmendur “parimin e reciprocitetit”, tha ministria e Jashtme bullgare përmes një deklarate më 5 dhjetor. Mediat ruse cituan burime, të cilat konfirmuan se qeveria e kishte shpallur një zyrtar të paemërtuar të ambasadës bullgare si “person i padëshiruar”. Masa vjen pasi Bullgaria, më 30 tetor, tha se…
Alsat 2019-12-05T13:28:40+01:00 Kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit të sotëm në fshatin Vollkovë të Komunës së Gjorçe Petrovit u përball me akuza të rënda nga ana e banorëve. Ata akuzuan kryeministrin se vetëm ka premtuar dhe se deri më tani asgjë nuk ka realizuar. Banorët u ankuan për infrastrukturë të shkatërruar dhe mungesë të kanalizimit dhe ujësjellësit. [embedded content] Loading…
Parashikimet ndonjëherë mund të mos besohen, por këtu mund t’i gjejmë 7 parashikimet të cilat kanë ndodhur me të vërtetë në botëHoy parashikon sulmin në Oklahoma Amerikania Hana Hoy është një medium që pretendon se jo vetëm i dëgjon shpirtrat, por sheh edhe prezencën e tyre fizike. Në vitin 1995 Hoy ishte në një program live në radio, kur parashikoi një sulm terrorist ndaj një ndërtese në Oklahoma. Vetëm 90 minuta më vonë, tragjedia përfshiu godinën federale ‘Alfred p. Murray’ dhe u bë sulmi më i egër terrorist në SHBA, para 11 shtatorit të 2001’shit. Hoy ia kishte dërguar parashikimin…
Pas disa orëve pasi që u gjet i vdekur, trupi i pajetë i ish-prokurorit Agron Matjani është dërguar për obduksion.T7 momentalisht është duke qëndruar në vend të ngjarjes dhe raporton se trupi i pajetë Matjanit është dërguar për obduksion. Mëngjesin e ditës së sotme në banesën e tij në Komunën e Prizrenit është gjetur i vdekur ish-prokurori Agron Matjani. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, derisa, informacionin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar policia dhe prokuroria./GazetaExpress/
Alsat 2019-12-05T12:01:04+01:00 Delegacioni i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Këshillin e 26-të ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do të mbahet në Bratislavë, Sllovaki. Në Këshillin ministror, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të OSBE-së do të këmbejnë mendime për punën dhe aktivitetet e Organizatës në periudhën e fundit njëvjeçare, në kuadër të kryesimit sllovak me OSBE-në.Njëherit, pritet që të miratohen edhe një numër i madh i vendimeve dhe deklaratave që kanë të bëjnë me veprimin në…
Xhensila, vetëm dy vjeç, ka më shumë se sa 8 net që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e saj në Manzë u trondit nga lëkundjet e tërmetit dhe është tërësisht e pabanueshme. Të gjithë anëtarët e familjes tashmë duhet të jetojnë ose në karrocë, ose në makinë.Kërkojnë vetëm një çadër. “Për momentin, pastaj të vlerësohet shtëpia”, thotë kryefamiljari Gëzim Farruku. “Ka ardhur kryeplaku i fshatit, e kanë parë edhe inxhinierët dhe kanë ikur. Për momentin nuk kanë bërë asgjë”. Shkatërrimi i shtëpisë i shtohet dramës së familjes. Djali dhe bashkëshortja e tij janë të dy me probleme…
Kanë kaluar 29 vjet që nga koha kur së pari u hap Albi Market dhe me kalimin e viteve u shndërrua në një rrjet zinxhiror të marketeve.Albi është një ndër zinxhirët kryesorë të marketeve në Kosovë. Ka 16 markete të cilat janë të lokalizuara në pjesët më të frekuentuara në Prishtinë, e gjithashtu duke u zgjeruar edhe në Fushë Kosovë, Bardhosh dhe së fundmi edhe në Galeria Shopping Mall në Prizren. Marketet Albi ofrojnë ushqime të freskëta dhe të gjitha produktet e tjera që luajnë rol të rëndësishëm në përditshmërinë tonë. Është e rëndësishme të përmendet se përveç çmimeve të…

