Alsat 2019-12-06T16:04:39+01:00 Dramë e vërtetë në seancën gjyqësore për Reketion, ku dëshmoi biznesmeni Orce Kamçev. Ai foli për takimet me Boki 13 dhe telefonatat përmes interfonit me Katica Janevën. Mbledhjet kanë filluar me ofertën për Kamçevin për realizimin e ideve biznesore të Bokit. Kamçev ka refuzuar projektin prej 4 mln. eurove për të cilin thotë se ishte firmosur nga djali i Katica Janevës, Llazari. Kamçev është pajtuar të paguaj 170 mijë euro televizionit 1 tv pëer reklama, por orekset e Bokit siç tha Kamçev kanë qenë më të mëdha. Oferta për ndihmë në rastin Perandoria kanë arritur edhe nga avokati…
Author: almakos
Avokati Tomë Gashi si përfaqësues juridik i familjarëve të viktimave të Masakrës së Reçakut ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pas deklaratave të tij për këtë masakër, raporton Gazeta Express.Në këtë kallëzim penal, shkruhet se presidenti serb me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në mes të serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, duke e mohuar masakrën e Reçakut. Sipas kallëzimit penal, Vuciq me këtë rast ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Alsat 2019-12-06T15:04:56+01:00 Ish presidenti i Këshillit Europian, tani kreu i PPE-së Donal Tusk në një intervistë për “The Guardian” ka thënë se mos nisja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mund t’i kushtojë Europës me destabilitet të brendshëm. Mendoj se ishte një gabim i madh strategjik dhe politik për të thënë “Jo” pas aq shumë angazhimesh e sakrificash, veçanërisht në Shkup. Evropa do të jetë më pak e sigurt për shkak të vendimit, duke shkaktuar jehonë argumentesh në rajon se pasiguria për një të ardhme evropiane mund të shkaktojë destabilitet- tha Donald Tusk, Kryetar i Partisë Popullore Evropiane…
Nexhat Blakqori, i cili akuzohet se nga pakujdesia kishte privuar nga jeta, tani të ndjerin, Gani Rama, në korrik të këtij viti, është deklaruar fajtor gjatë seancës fillestare të mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Ai akuzohet, se më 20 korrik 2019, në shkallët e nënkalimit të bulevardit “Bill Kllinton”, pas mosmarrëveshjes verbale, fizikisht e ka sulmuar tani të ndjerin Gani Rama, e që si rezultat i sulmit kishte ardhur deri te humbja e baraspeshës së tij, i cili ishte rrëzuar shkallëve, me ç ‘rast nga plagët e marra kishte humbur jetën, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në seancën fillestare…
Alsat 2019-12-06T14:00:04+01:00 Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, pret që procedura për emërimin e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, në Misionin e NATO-s në Bruksel, të fillojë javën e ardhshme. “Të martën kishim seancë në Qeveri, ku nuk mori pjesë as kryeministri, e as ministri i Punëve të Jashtme, për shkak se të gjithë ishim në takimin e liderëve të NATO-s. Pres nga java e ardhshme të fillojë procedura. Procedura për emërimin e përfaqësuesit tonë ushtarak zyrtarisht filloi të hënën dhe pres në afat sa më të shkurtër, të gjithë të japin kontribut dhe të kemi ambasador dhe përfaqësues…
35 familje të Gjilanit kanë përfituar sot nga një krerë lopë qumështore të racës “Hollshtajn-Frizes”, si pjesë e bashkëpunimit të Komunës dhe organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”.Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar drejtoreshën e kësaj organizate Florentina Kida-Gërguri për këtë bashkëpunim trepalësh, duke thënë se qëllimi kryesor është që ta rrisim fondin e bagëtive. “Baza për zhvillimin ekonomik lokal është bujqësia dhe shtimi i fondit të bagëtive është njëri prej prioriteteve tona. Me këtë ne po i ndihmojmë dhe po e lehtësojmë punën e çdo familje bujqësore në Gjilan për zhvillim të kësaj veprimtarie. Ju sigurojmë që edhe…
Alsat 2019-12-06T13:03:34+01:00 I pyetur rreth dorëheqjes së zv/ kryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, kryeministri Zoran Zaev u përgjigj se Angjushev por dhe vetë ai do të largohen nga kjo qeveri me ardhjen e qeverisë teknike. “Angjushev gjithsesi se ka paralajmëruar dorëheqjen e tij, sigurisht me Qeverinë teknike kur edhe Zaevi do të largohet do të largohet dhe ai”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër. Loading…
Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK() sot ka marrë vendim të që revokojë regjistrimin de të fillojë procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciare Iute Credit dhe institucionit jo bankar Monego.“Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës në pajtim me ligjin ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të fillojë procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciare Iute Credit Kosova shoqëri aksionare dhe për institucionin jo bankar Monego”, bërë të ditur Guvernatori i Bankës Qendrore Fehmi Mehmeti në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Ai sqaroi edhe rrethanat se pse u morr një vendim i tillë nga BQK-ja. Sipas tij…
Alsat 2019-12-06T12:01:01+01:00 Pema e Vitit të Ri që është vendosur në sheshin “Maqedonia” do të ndriçojë sonte në mbrëmje në orën 19:30, ndërsa do të fillojë punë edhe pazari i Vitit të Ri “Uinterlend 2020”. Me këtë në Shkup zyrtarisht fillojnë festimet në prag të ditës më të hareshme të vitit, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi ta shijojnë magjinë e vitit të ri dhe të kënaqen në programin argëtues. Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, shtëpizat e Vitit të Ri “Uniterlend” këtë vit do të vendosen mes QTQ-së dhe sheshit kryesor, ndërsa programi do të zgjas 25 ditë – nga…
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:40 një person është gjetur pa shenja jete, në Ferizaj.Personi që ishte gjetur pa shenja jetë ishte i moshës 81 vjeçare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i të ndjerit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. “Dje, rreth orës 16:40, në Ferizaj, një person i moshës 81 vjeçare është gjetur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të ndjerit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi”, thuhet në raportin e Prokurorisë./Express
Alsat 2019-12-06T10:53:46+01:00 Policia indiane tha se katër burra të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në jug të Indisë, u qëlluan për vdekje gjatë rindërtimit të skenës së krimit. Të katër burrat ishin në paraburgim dhe nuk janë akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim. Ata u dërguan në një lokacion, ku dyshohet se ndodhi përdhunimi dhe vrasja, si dhe në vendin ku u dogj trupi i viktimës, tha një zyrtar i policisë.Komisionari i policisë, Hyberabad Sadzhanar, i tha BBC-së se policia kishte dërguar të akuzuarit në vendin e krimit, për të rikonstruktuar atë që kishte ndodhur. Policia qëlloi drejt…
Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me vjedhjen që ka ndodhur në zyrat e AGK-së, raporton Gazeta Express.Zëdhënësja e rajonit të Prishtinës nga policia e Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Express se policia ka marrë informacionin rreth orës 09:00, derisa, ekipet e nevojshme kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin. “Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se persona të panjohur gjatë natës kanë hyrë me forcë brenda zyrës në fjalë nga ku kanë arritur të marrin disa pajisje (1foto aparat, 1llaptop, 1 tv etj.)”, ka njoftuar Ahmeti. Aktualisht njësitet policore janë duke kryer…

