Author: almakos

Alsat 2019-12-06T09:23:21+01:00 Zgjedhja e kryerevizorit shtetëror sot është sërish  para anëtarëve të komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Burimet kuvendore për MIA-n potencuan se është arritur marrëveshje mes përfaqësuesve të partive politike se kush do të jetë revizori i ardhshëm dhe presin  ajo sot të zyrtarizohet. Deklaratat e fundit nga pushteti dhe opozita javën e kaluar ishin se përpiqen për konsensus të gjerë për kandidatin për kryerevizor shtetëror. Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski atëherë për MIA-n tha se derisa nuk arrihet pëlqim për njërin kandidat  prej së paku shtatë deputetëve nuk do të konvokojë seancë. Komisioni ka 12…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Abc News ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti, në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit. Ai ka treguar se ka komunikuar me Metën, dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri. Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-06T08:42:36+01:00 Biznesmeni Orce Kamçev dhe bashkëshortja e tij Ana Kamçev sot duhet të paraqiten në Gjykatën penale në Shkup si dëshmitarë për rastin “Reket”, në të cilin janë të akuzuar ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski-Boki 13.Në seancën e parë për rastin “Reket” që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec u dënua me tre vjet burg pasi e pranoi fajin për rastin dhe lënda për të është ndarë nga ai kundër Boki-13 dhe Janevës. Loading…

Lexo më Shumë

Rikthim nga bota e përtejme, një mësuese nga Britania ka shokuar mjekët e një spitali pasi zemra e saj filloi të rrihte sërish, 6 orë pasi ajo ishte shpallur e vdekur.Në datë 3 nëntor, Audrey Schoeman sëbashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar për alpinizëm në vargmalet e Spanjës. Asaj i ra të fikët në mes të dëborës dhe të ftohtit, ndërkohë bashkëshorti lajmëroi një ekip shpëtimi. Schoeman u dërgua në spital me helikopter ku mjekët thanë se e kishte zënë hipotermia dhe temperatura e trupit të saj ishte ulur në 18 gradë Celsius. Pas disa momentesh zemra e saj…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Gjakovës, Astrit Haraqija, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nëse Albin Kurti dëshiron të krijojë sa më shpejt qeverinë ai është dashur të lëshojë pe.Haraqija thotë se oferta e VV’së për ndarje të ministrive 5 me 5 nuk është e drejtë. “Nëse Kurti po dëshiron të krijojë sa më shpejt qeverinë, pse nuk po lëshon pe tek MPB dhe kryetari i vendit” Tutje Haraqija ka thënë se Kurti ka menduar se krijimi i qeverisë do të ishte më i lehtë se sa i doli dhe tani po humb kohë duke mos lëshuar pe. /Express/

Lexo më Shumë

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi njoftoi të enjten se Dhoma e Përfaqësuesve do të hartojë listën me akuza për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.“Bëhet fjalë për fatin e demokracisë sonë. Presidenti nuk na la zgjidhje tjetër veçse të veprojmë,” tha zonja Pelosi. Ajo e bëri njoftimin historik ndërsa demokratët po kërkojnë me ngulm që Dhoma e Përfaqësuesve, ku ata kanë shumicën, ta hedhë në votë propozimin, ndoshta para Krishtlindjeve. Zonja Pelosi tha se e kishte autorizuar hartimin e akuzave për shkarkimin e presidentit “me një ndjenjë trishtimi por me besim dhe përulje.” “Veprimet e presidentit kanë shkelur seriozisht…

Lexo më Shumë

Ish-anëtari i LDK’së, Gani Geci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se presidneti Gashim Thaçi i kishte thënë se komunikatën numër 59 e ka shkruar Rexhep Selimi.Selimi para disa javëve ka thënë se komunikatën famëkeqe e ka shkruar pikërisht Thaçi. Geci thotë se për këtë deklaratë duhet që dikush të marrë përgjegjësi. Ai po ashtu thotë se ka kërkuar për vite me radhë se kush e ka shkruar këtë deklaratë. “Për komunikatën është bërë një kërkim falje, për të cilën e falënderoj Thaçin”, ka thënë Geci. “Mirëpo Thaçi më kishte thënë në vesh se komunikatën e ka shkruar Rexhep…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-05T21:15:56+01:00 Pançe Toshovski nga VMRO-DPMNE, në edicionin e sotëm të emisionit “Rruga Drejt” thotë se aktualizimi i temës së faljes është manovër që bëhet për të lënë në hije rastin “ Reket”, dështimet në ekonomi dhe në sfera të tjera, sepse sipas tij, kjo është qeveria më e dështuar që ka pasur ndonjëherë Maqedonia. Absurdi, thotë Toshovski, qëndron në atë se Qeveria kërkon nga Kuvendi që të bëhet interpretimi autentik i këtij ligji, ndërsa Komisioni Juridiko-ligjvënës, në të cilin partitë në pushtet kanë shumicën, e hodhi poshtë këtë iniciativë. “Përse në vitin 2019, në muajin dhjetor hapet kjo çështje,…

Lexo më Shumë

Ish-anëtari i LDK’së, Gani Geci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Vetëvendosje duhet të sillet më mirë me partnerin e ardhshëm në qeverisje, LDK’në.“VV po sillet sikur t’i ketë fituar 61%”, ka thënë Geci. “Zgjedhjet i ka fituar, por jo mjaftueshëm që të bëjë qeverinë. VV duhet të sillet si ajo apula që i merr vezët e saja dhe i ruan, dhe jo sikur ajo që i qokat ato” Ndryshe LDK dhe VV janë në fazat e fundit të negociatave për krijimin e qeverisë. Javën e fundit ka pasur probleme në ndarjen e posteve, ku LDK po kërkon…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-05T19:59:19+01:00 Pas hetimit gjithëpërfshirës, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsioni deri te Gjykata Penale e Shkupit ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi. I akuzuar dyshohet se si person zyrtar, gjykatës në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ndërmarrë aktivitete që nuk ka guxuar t’i ndërmarrë, ka kryer vepër penale “shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”. “I akuzuari deri në zgjedhjen e tij si gjykatës në fund të vitit 2007, duke punuar si avokat, ka ndërmarrë aktivitete dhe ka përfaqësuar interesat juridike të dy personave fizikë, të…

Lexo më Shumë

Lutfi Haziri i LDK-së ka deklaruar se janë duke u marrë vesh për arritjen e koalicionit me VV-në, duke e pranuar edhe se çështja e zgjedhjes së presidentit është zotim që duhet të bëhet mes partnerëve të koalicionit.“Nuk po paragjykojmë për postin e presidentit. Ne s’po themi që lideri i Vetëvendosjes ka me qenë president. Asnjëherë s’kemi fol për një emër të presidentit. Isa Mustafa ka thënë se është nder ta përfundojë karrierën politike si kryeministër ose president, veçanërisht si president”. “VV do të binden se s’ka qeverisje stabile nëse nuk qartësohen të gjitha çështjet që kanë interes për këtë…

Lexo më Shumë

Departamenti i Drejtësisë në SHBA shpalli akuzat për mashtrim kompjuterik dhe mashtrim bankar ndaj shtetasit rus, Maksim Yakubets, udhëheqës i dyshuar i një organizate kriminale kibernetike, që ka fituar në mënyrë të paligjshme, më shumë se 100 milionë dollarë që nga viti 2016.Njëkohësisht, Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër Yakubets dhe grupit Evil Corp, të cilët qëndrojnë pas sulmeve kibernetike në më shumë se 40 vende. Më shumë se 300 banka dhe institucione financiare, kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, ishin viktima të kësaj skeme të mashtrimit, tha Departamenti i Drejtësisë. Një shpërblim prej 5 milionë dollarësh është ofruar…

Lexo më Shumë