Alsat 2019-12-05T21:15:56+01:00
Pançe Toshovski nga VMRO-DPMNE, në edicionin e sotëm të emisionit “Rruga Drejt” thotë se aktualizimi i temës së faljes është manovër që bëhet për të lënë në hije rastin “ Reket”, dështimet në ekonomi dhe në sfera të tjera, sepse sipas tij, kjo është qeveria më e dështuar që ka pasur ndonjëherë Maqedonia. Absurdi, thotë Toshovski, qëndron në atë se Qeveria kërkon nga Kuvendi që të bëhet interpretimi autentik i këtij ligji, ndërsa Komisioni Juridiko-ligjvënës, në të cilin partitë në pushtet kanë shumicën, e hodhi poshtë këtë iniciativë.
“Përse në vitin 2019, në muajin dhjetor hapet kjo çështje, si një nga çështjet jetike që duhet të zgjidhen, përgjigja është shumë e qartë dhe e thjeshtë, që ti ikin temës së krmit,zhvatjes, procedurave jashtëligjore, mos-suksesit në ekonomi, në mbrojtjen e ekonomisë”-tha Toshovski
Loading…