Alsat 2019-12-07T16:40:30+01:00 Fillimi i riparimit të çatisë në spitalin e dializës në Strugë assesi të filloj. Kanë kaluar rreth dy muaj pasi më 14 tetor u firmos marrëveshja me kompaninë për realizimin e punimeve, por intervenimi ende s’ka filluar. Dhe, përderisa drejtori Aleksandar Poposki për Alsat thotë që nuk ka arritur materiali ndërtimor, hapësira nuk është rrethuar, nuk ka punëtorë, nga ana tjetër ministri Venko Filipçe pohon që punëtorë ka. Por, në vendngjarje nuk ndodh asgjë konkrete. [embedded content] Sipas informatave të mija, ka punëtorë që i bëjnë vlerësimet e para. Besoj që në periudhën e ardhshme, në mënyrë më…
Author: almakos
Deklarimet e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, në përkrahje të ish-ministrit serb që e kishte cilësuar Masakrën e Reçakut si ‘trillim’ i ka dënuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, thuhet se retorika nxitëse dhe përpjekja për ndryshimin e historisë janë të papranueshme. Nga kjo ambasadë thonë që i gjithë ky debat i nxitur gjatë kësaj jave është një tregues se sa e rëndësishme është që Serbia dhe Kosova të kthehen në tavolinën e negociatave dhe të përqendrohen në normalizim të raporteve. “Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe…
Ndalimi i vallëzimit për vetëm një moment, valltares së njohur vetëm si Hina, i kushtoi me plagosje të rëndë në fytyrë.Kur përfundoi kënga dhe pritej të fillonte, 22-vjeçares që po argëtonte dasmorët në Uttar Pradesh të Indisë, i kërkuan të vazhdonte vallëzimin, transmeton Telegrafi. Derisa po qëndronte bashkë me një valltare tjetër në skenë, dikush hapi zjarr dhe e qëlloi. Lidhur me aksidentin, policia i ka arrestuar dy burra, ndërsa po vazhdon hetimet lidh me krimin. Mësohet se ajo ka lëndim në nofull, por gjendja saj është në rregull dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ka shkuar në 23 numri i personave të vrarë në një sulm të kryer nga persona të armatosur në një protestë që u mbajt të premten në mbrëmje në Bagdad.Më shumë se 127 persona të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri dhe therjet me thikë, në shënjestër të të cilave ishin protestuesit që kishin dalë afër sheshit “Tahrir”, thanë burimet mjekësore dhe policore. Në mesin e viktimave janë edhe tre policë. Mijëra irakianë i kanë pushtuar tri ura dhe sheshin kryesor, duke bërë thirrje për çrrënjosjen e plotë të sistemit të tanishëm politik. Forcat e sigurisë thanë…
Alsat 2019-12-07T13:59:40+01:00 Për shkak të punimeve në rrugën magjistrale Gostivar – Mavrovë është bllokuar hyrja për në qytetin e Gostivarit. Radhët e gjata paraqiten prej nga pika e pagesore e Gostivarit deri në daljen e qytetit në drejtim të Mavrovës. Radhët e krijuara i kalojnë 2 kilometra dhe pritja është më shumë se gjysmë ore. Në këtë kaos trafiku deri në këto momente nuk është vërejtur asnjë forcë policie apo shenja orientuese për të rregulluar trafikun e rënduar që është krijuar. Punimet në këtë aks do të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes. Loading…
Këshilltari i Ministrit të Jashtëm në detyrë, Jetlir Zyberaj, ka publikuar identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak, raporton Express.Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se ata janë anëtarë të partisë Vuqiçit, dhe se Prokurorët në Kosovë duhet t’i padisin dhe t’i listojnë në Interpol. Sipas Zyberajt, tash ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për genocidin serb në Kosovë dhe masakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj. “Këta persona #këtu janë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut dhe nuk janë përballur me drejtësinë. Prokurorët tanë duhet…
Një femër në Prishtinë ka plagosur vetën aksidentalisht. Rasti ka ndodhur dje gjatë ditës në rrugën “Sylejman Jashari”, në kryeqytet, raporton Express.Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur derisa viktima po e pastronte shtëpinë ku punon. “ Viktima femër K-Shqiptare, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur vetën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar”, thuhet në raport. Me vendim të…
Alsat 2019-12-07T12:01:36+01:00 Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prokuplje- Bllace në Serbi. Një autobus nga Maqedonia i cili ka transportuar udhëtarë drejt Koapanikut në është përmbysur. Nga aksidenti ka të lënduar. Siç njoftohet ka disa të lënduar prej të cilëve njëri më rëndë. Ekipet serbe të Ndihmës së Shpejtë menjëherë kanë dalë në terren për të transportuar të lënduarit në spitalet më të afërta. Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se rruga ku ka ndodhur aksidenti është në fazë rikonstruktim për më shumë se një muaj. Loading…
Pavarësisht kundërshtimit të stafit civil, në orët mëngjesit të së shtunës, është tentuar zhvendosja e materialeve dhe gjësendeve tjera nga Ministria e Kulturës.Kompania “Uni Projekt”, e kontraktuar nga Ministria e Administratës Publike, ka provuar t’i largojë këto materiale nga objekti i Ministrisë, asistuar edhe nga Policia, por kjo nuk është lejuar nga punonjësit e këtij institucioni. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të kësaj ministrie, Labinot Berisha, ka thënë se aksioni i sotëm është bërë pa vendim zyrtar dhe, sipas tij, në mënyrë të jashtëligjshme, shkruan koha.net. Berisha ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë tentimet për zhvendosjen e ministrisë në objekt privat,…
Kompanitë nga Maqedonia e Veriut kanë arritur të përfitojnë në masë të konsiderueshme nga taksa doganore 100 për qind, që Qeveria e Kosovës vendosi për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nëntorin e vitit të kaluar.Që prej se është vendosur taksa, Maqedonia e Veriut ka rritur eksportin e produkteve për në Kosovë nga 5,8 në 6,9 për qind, thonë në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, duke shtuar se përfitimet do të ishin shumë më të mëdha, nëse nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk do të mungonte infrastruktura. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, thotë për…
Ditën kur Ursula von der Leyen, Josep Borell e Oliver Varhelyi i dërguan njëzëri mesazh Ballkanit Perëndimor se e ardhmja perëndimore e Ballkanit nuk vihet në diskutim, Emanuel Macron përsëriti ”jo-në” e tij. A e kishte pritur presidenti francez Emanuel Macron, kur Franca bllokoi në tetor hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që kundërshtimi, që i bëri vazhdimit të politikës ekzistuese të zgjerimit, do ta ngrinte Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij në krye të agjendës së BE-së? Pas debatit të liderëve të BE për zgjerimin në tetor, i cili vuri në hije të…
Estonia është fuqia më e re arsimore e Evropës. Ajo ua ka kaluar shteteve kryesore evropiane në testet botërore, përfshirë Britaninë e Madhe.Përktheu: Nasuf Abdyli Në testin PISA maten aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë për t’i zbatuar njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në rastet e zgjidhjes së problemeve në jetën e përditshme në fushat e të kuptuarit të leximit, matematikës dhe shkencave. Në rezultatet e testit PISA për vitin 2016, Estonia e kishte zënë vendin e tretë në fushën e shkencave, ndërsa Britania e Madhe ishte në vendin e pesëmbëdhjetë. Në të kuptuarit e leximit, Estonia ishte e gjashta, Britania e…

