Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka folur për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se deklarata e Albin Kurtit se nuk dëshiron që në tryezën e bisedimeve të jetë Aleksandar Vuçiq, tregon se Kosova nuk është e interesuar për vazhdimin e dialogut dhe për arritjen e një kompromisi. “Nëse ata (Kosova), vazhdojnë kështu, ne nuk jemi optimistë kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Daçiq para fillimit të seancës së Bordit Kryesor të Partisë së tij, i cili shtoi se sjellja e Kosovës…
Author: almakos
Alsat 2019-12-08T18:01:52+01:00 Tifozët e Vardarit të quajtur edhe “Komitët”, të pajisur me thika e shkopinj kanë sulmuar gjatë ditë së sotme makinat me targa të huaja, kryesisht ato me targa të Kosovës. Më pas përleshja ka degraduar edhe fizikisht mes komitëve dhe pronarëve të makinave. Menjëherë në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat të dyja palët, si komitët po ashtu edhe shtetasit e Kosovës dhe për momentin po merren në pyetje nga organet hetimore. Si shkak i përplasjes fizike 2 kosovarë kanë mbetur të plagosur por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 3 komitë janë…
Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, gratë siguruan 38 nga 120 ulëse sa ka Kuvendi i Kosovës dhe tani çështje tjetër mbetet përfaqësimi i grave në qeverinë dhe institucionet tjera që pritet të formohen. Përfaqësues nga shoqëria civile thonë se duhet të zbatohet Ligji për barazi gjinore, i cili parasheh përfaqësimin 50 me 50 për qind për të dy gjinitë.Një fakt i rëndësishëm që është vlerësuar në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, ka të bëjë me atë se shumica e grave të zgjedhura në kuvend, kanë arritur të sigurojnë pozitën e deputetes me anë të votave dhe jo…
Dy vajza të mitura shtatzënë janë shtrirë në repartin e gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës javën që po lëmë pas. Por, ato nuk janë të miturat e vetme që do të bëhen nëna. Përgjatë këtij viti, 34 vajza kanë marrë statusin e nënës, ani pse në moshë të re, shkruan Gazeta ExpressDerisa bashkëmoshataret e tyre natyrshëm zgjedhin shkollimin, disa vajza të mitura po zgjedhin tjetër rrugë për vetën. Martesën e hershme. E numri i vajzave të cilat ende nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë, por janë bërë nëna nuk është i vogël. Për nëntë muajt e parë…
Alsat 2019-12-08T15:37:04+01:00 Komisioni i Venecias ka dhënë “dritë të gjelbër” për bankënotat në dy gjuhë, por mendon se Ligji i Gjuhëve për momentin nuk mund të zbatohet në Gjyqësor. Këtë e referoi në një konferencë për shtyp zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili vlerëson se Ligji nuk duhet të pësojë ndryshime, por të rregullohet me plan-veprime. Nëse bëhen ndryshime pa konsensus, kjo do të thotë kthimi i periudhës para vitit 2001 para Marrëveshjes së Ohrit tha Osmani. Deklarata e Osmanit është krejtësisht e kundërt me qëndrimin e kryeministrit Zaev i cili tha se mendimi i Komisionit është tregues…
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka sugjeruar se marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe NATO-s “jo vetëm që janë ndërprerë, por po degradohen çdo ditë”, duke thënë se përkeqësimi i marrëdhënieve ka nisur rreth “pesë vjet më parë” – në kohën kur forcat ruse fshehurazi po ndërhynin në territorin e Ukrainës, që më pas një veprim i tillë u pasua me sanksione të ashpra nga vendet perëndimore.Këto komente Shoigu i bëri gjatë një emisioni rus, teksa ishte pyetur për marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe aleancës transatlantike. “Rreth pesë vjet më parë, ne patëm një bashkëpunim mjaft aktiv në Bruksel. Kishim përfaqësuesin tonë…
Alsat 2019-12-08T15:13:06+01:00 Një zjarr ka shpërthyer sot në një apartament në katin e pestë të një ndërtese në Rrugën Ruzvelt në Shkup. Me ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është shuar plotësisht, tha për MIA-n Vladimir Vladimirovski, komandant i Brigadës Territoriale të Qytetit të Shkupit. Në 1:30 pasdite morëm një alarm për rënie zjarri. Është ndërhyrë me pesë zjarrëfikëse dhe 15 zjarrfikës. Zjarri u shua plotësisht në orën 2 pasdite, tha Simonovski. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Loading…
Gjermania, Suedia e shtetet tjera të Bashkimit Evropian po vazhdojnë t’ia marrin Kosovës punëtorët shëndetësorë. Së fundmi edhe Katari e Zvicra kanë shfaqur interesim t’i rekrutojnë mjekët kosovarë. Por, profesionistët shëndetësorë deklarojnë se shteti duhet të marrë masa për t’i parandaluar këto ikje. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë po deklarohen se Ligji për Paga duhet të zbatohet në mënyrë që të parandalohen ikjet e mjekëve. E në dy vitet e fundit rreth 250 mjekë kosovarë e kanë lënë Kosovën për ta dhënë kontributin e tyre në njërin nga shtetet evropiane.Gentiana HASNAI Nëse nuk iu rriten pagat, vendi mund të mbesë…
Alsat 2019-12-08T13:20:09+01:00 Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sekerinska gjatë konferencës për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me reagimet e Zëvendëskryeministrit Osmani dhe deklaratës së Kryeministrit Zaev pas shpalljes së konkluzioneve të Komisionit të Venecias për Ligjin për Gjuhët, tha se ajo ende nuk kishte lexuar tekstin e plotë, por beson se do të gjendet zgjidhje për të gjitha dilemat në interes të të gjithëve, dhe se Qeveria respekton vërejtjet e Komisionit të Venecias. [embedded content] Loading…
Një zjarr ka përfshirë pjesën elektrike në hyrje të një ndërtese në rrugën “Ahmet Gashi”, në Prishtinë.Zjarrfikësit dhe as Policia ende nuk kanë dal në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, sipas një video të siguruar nga KosovaPress, banorët janë në panik. Zjarr në pjesën elektrike të një ndërtesë në Prishtinë, banorët në panik Gjithashtu, ende nuk dihen shkaqet dhe as dëmet e shkaktuar nga ky zjarr.
Alsat 2019-12-08T12:27:22+01:00 Naum Stoilkovski në një konferencë për shtyp pranë selisë së VMRO-DPMNE-së tha përplasjet mes Osmanit dhe Zaevit, tregojnë se Zaev nuk ka koncept të qeverisë. Ai komentoi edhe kërkesën e partive politike shqiptare në opozite për ndryshim te Kushtetutës dhe bërjes se shqipes gjuhe te dyte zyrtare, duke thëne: “Duhet që të gjitha palët te ulemi e ta përgatisim një ligj me te mire se ky, por në suaza gjithmonë te Kushtetutës”. Loading…
Në stacionin policor në Ferizaj, një grua ka raportuar se është sulmuar seksualishtRasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Ferizaj, ku viktima ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar. Sipas raportit 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Ndërkaq, nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë rast./Express/

