Author: almakos

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë arritur në Paris për të biseduar ballë për ballë, për herë të parë, lidhur me konfliktin në të cilin kanë vdekur më shumë se 13,000 persona.Franca dhe Gjermania po ndërmjetësojnë. Udhëheqësit do të përpiqen t’i japin fund luftimeve që kanë zgjatur për pesë vjet e gjysmë në Ukrainën Lindore, midis forcave qeveritare dhe rebelëve separatist të mbështetur nga Rusia. Takimi vjen pas një shkëmbimi të madh të të burgosurve dhe tërheqjes së ushtrisë së Ukrainës nga tre zona kryesore në vijën e parë. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe…

Lexo më Shumë

Recep Tayyip Erdogan ka folur si lider i botës islame në një konferencë ku kanë marrë pjesë shtete islamike, e pjesëmarrës ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Erdogan me fjalimin e tij u ka kërkuar vendeve pjesëmarrëse që t’i dalin përballë perëndimin dhe ta luftojnë atë. Presidenti i Turqisë e ka akuzuar perëndimin për sulmet terroriste që kanë ndodhur në Turqi dhe se perëndimi po e prish “konceptin e familjes” që myslimanët e kanë.Në një fjalim në Organizatën e Korporatës Islamike, presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka goditur Izraelin dhe ka bërë thirrje për unitet islamik, në…

Lexo më Shumë

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës në emisionin Frontal në T7 ka folur për bisedimet VV – LDK për koalicionin qeverisës, raporton Gazeta Express.Beqa po thotë se që nga paslufta nuk ka pasur asnjë parti që ka dalë e para nga zgjedhjet e ka marrë vetëm 29 deputetë. “Unë nuk du me i komentu premtimet  e z.Kurti, ende pa e marrë mandatin, edhe pse me një rezultat jo mas luftës nuk ka pasur asnjë parti me 29 deputetë me shpall fitoren, asnjë parti nuk ka qenë me ma pak se 30 deputetë, PDK i kishte 37, edhe në atë…

Lexo më Shumë

Tre persona janë arrestuar sot gjatë ditës pas një përleshje në Pejë. Merret vesh se bëhet fjalë për Artan Dobroshi, Princ Dobroshi dhe Valon Sadiku.Princ Dobroshi është emër mirë i njohur për drejtësinë, derisa ai njihet ndërkombëtarisht si njëri nga bosat e krimit. Ai po ashtu është i njohur për shpërndarje të heroinës. Në vitin 1993 ai ishte kapur në Norvegji dhe një vit më pas ishte dënuar me 14 vite burg me akuzën për trafikim të heroinës. Kurse në vitin 1997 ai ishte arratisur nga burgu dhe kishte vepruar në Çeki. Në vitin 1999 ishte arrestuar në Pragë. Policia…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-09T16:04:04+01:00 Edhe pasi mori dritë jeshile nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, nuk dihet nëse marrëveshja për emërimin e drejtorit të Entit Shtetëror të Revizionit do të vlejë edhe gjatë votimit në seancë plenare. Kjo për shkak se në Komisionin amë nuk kanë kaluar të gjithë emrat e propozuar të partive për pozitat e lëna bosh për një kohë më të gjatë. LSDM-ja thotë se ka pasur marrëveshje paraprake për emrat e propozuar në krye të revizionit, anëtarë të Këshillit të prokurorëve publik dhe anëtarë të Këshillit gjyqësor, megjithatë, pasi kanë kaluar propozimet e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, nuk janë…

Lexo më Shumë

Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, sot u konstatua se ka ende raste të shumta të mos respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë pavarësisht avancimit të kornizës ligjore.Ndër probleme të tjera janë paraqitur edhe në procesin e koordinimit ndërmjet institucioneve për përmirësimin ose fuqizimin e të drejtave të njeriut. Zëvendësshefi i Zyrës së BE në Kosovë, Riccardo Serri tha se Qeveria e Kosovës duhet të ketë politika të mirëfillta dhe në strategjinë e re duhet të jetë gjithëpërfshirëse për të drejtat e njeriut. “Qeveria dhe kuvendi duhet të ketë një rol më…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-09T15:15:26+01:00 Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë në pranverë dhe kështu të korrigjohet gabimi i bërë kundrejt këtyre dy vendeve në muajin tetor. Komisioneri për zgjerim Oliver Varheli këto komente i bëri në takimin joformal me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare në BE, në të cilin takim morën pjesë edhe ministrat nga Maqedonia dhe Shqipëria. Diskutimi ishte shumë pozitiv dhe unë jam i bindur se do të mund ta përmirësojmë gabimin e bërë në muajin tetor dhe bisedimet t’i fillojmë në pranverë”-tha Oliver Varheli, Komisar për zgjerim. Edhe shefi…

Lexo më Shumë

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës ka shkruar se edhe dy javë Kuvendi fillon me punën, raporton Gazeta Express.Përmes një shkrimi në Facebook, Avdyli thotë se i presin sfida të reja, e se janë optimist në tejkalimin e çdo pengesë drejt suksesit. “Prizren, Suharekë, Istog, pas regjistrimit si deputetë. Tani edhe 2 javë ndajnë, kur Kuvendi fillon me punën, ku na presin sfida të mëdha. Jemi zgjedhur për të gjetur zgjidhje për sfidat dhe për ti dhënë udhë proceseve. Optimistë në tejkalimin e çdo pengese, drejt suksesit”, ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-09T13:47:01+01:00 Sektori për krim kompjuterik do të ngrejë padi penale kundër M.S. 49 vjeçar nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ kërcënim të sigurisë”. “Mbrëmë pas një denoncimi për kërcënime serioze me jetë përmes rrjetit social Facebook, drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, Sektori për krim kompjuterik ka kryer bastisje në shtëpinë e M.S. pas çka janë konfiskuar mjete të lidhura me veprën penale, derisa personi në fjalë është arrestuar. Nga MPB-ja njoftojnë se për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Loading…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja shtetërore meksikane e naftës Pemex tha se kishte zbuluar fushën më të madhe të naftës që nga viti 1987 në juglindje të vendit, me rezerva deri në 500 milionë fuçi. Zona e madhe Keski në shtetin bregdetar të Tabasco u zbulua disa muaj më parë, me pusin e parë, i cili sot prodhon 4500 fuçi në ditë, të shpuar në qershor, raporton Reuters. “Sipas analizës së informacionit nga pusi dhe të dhënat sizmike nga zona, sot mund të konfirmojmë ekzistencën e një rezervari gjigand rezervat e të cilit janë ekuivalente me 500 milionë fuçi naftë të papërpunuar”, tha drejtori…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-09T12:56:47+01:00 Në Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, kryeministri i vendit Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook shkruan: “Sot ka vullnet të madh serioz politik dhe gatishmëri për përballje me korrupsionin në vendin tonë. Këtë e kemi dëshmuar në shumë raste kur në opinion u ngritën dyshime për përplasje të interesave ose punës jokoshiente, që e hapin portën për korrupsionin. Luftë e pa kompromis kundër korrupsionit do të arrijmë vetëm me institucione transparente dhe llogaridhënies. Kështu duhet të jenë edhe institucionet përfshirë edhe ato në gjyqësi dhe prokurori”, shkruan në facebook kryeministri Zoran Zaev. Loading…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë marrë lëndime truporeRasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Doberllukë të Mitrovicës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe shtatë pasagjerë, në mesin e tyre dy fëmijë. Të lënduarit janë dërguar në QKMF në Vushtrri për trajtim mjekësor, e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicë./Express/

Lexo më Shumë