Author: almakos

Në SHBA, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve shpallën të martën dy akuza në procesin e ndërmarrë prej tyre për shkarkimin e Presidentit Donald Trump: shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve pritet para Krishtlindjeve. Presidenti Trump reagoi në Twitter duke e quajtur procesin kundër tij një “çmenduri të pastër politike.”Shpallja e akuzave shënon një hap të ri drejt votimit historik që pritet të ndërmarrë Dhoma e Përfaqësuesve ku demokratët kanë shumicën. Ata e akuzojnë presidentin se ka korruptuar procesin e zgjedhjeve dhe ka vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, e shoqëruar…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-10T18:48:46+01:00 Dhjetëra të punësuar në gjykatën themelore të Tetovës kanë lëshuar sot vendet e tyre të punës disa orë para përfundimit të orarit, si pasojë e mungesës së ngrohjes qendrore e cila, sipas të punësuarve që nuk donin të prononcoheshin para kamerave, nuk është ndezur fare pavarësisht fillimit prej kohësh të sezonit të ngrohjes. [embedded content] Pikërisht për pasojë të mungesës së nxehjes, të punësuarit në Gjykatën Themelore të Tetovës, sot janë lëshuar nga puna që në orën tre, ndërkohë prapa kamerave, konfirmojnë se nxehja aspak nuk është lëshuar në gjykatë. Ekipi i televizionit Alsat tentoi që të merr…

Lexo më Shumë

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Zyrës së Jashtme amerikane ka zgjeruar sot ‘listën e zezë” edhe me nëntë persona dhe disa kompani nga Serbia. Ata janë shtuar në listë pasi janë duke u lidhur me Slobodan Tesiq, një tregtar armësh që ka qenë në listë që nga fillimi i vitit. Lista e zgjeruar përfshin përfaqësuesin e Tesiq në tregtinë ndërkombëtare, Goran Andriq, i cili drejton drejtpërdrejt ose tërthorazi Velcom Trade Beograd dhe i cili përveç nënshtetësisë serbe, mban nënshtetësi edhe të Bosnjës dhe Britanisë së Madhe. Në listë bëjnë pjesë edhe drejtori dhe sekretari i Finrost në…

Lexo më Shumë

Këshilli Organizativ i protestës së stafit të MKRS-së, i kanë dërguar letër Zyrës së Kryeministrit, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Zyreve të Sekretarëve të Përgjithshëm (Ministrisë së Administratës Publike dhe MKRS-së), ku janë shprehur kundër zhvendosjes së MKRS-së duke paralajmëruar fillimin e grevës së përgjithshme në objekt deri në tërheqjen e vendimit me bojkot .Madje zyrtarët e MKRS-së, kanë bërë me dije se për të gjitha pasojat e reagimeve dhe grevave, përgjegjës do të mbahen të gjithë ata që po tentojnë të realizojnë këtë operacion të dëmshëm dhe të kundërligjshëm. Ndër të tjera kanë bërë me dije su nuk…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni për çështje penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit G.B për veprën penale “vjedhje”.I akuzuari G.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 viteve, i cili dënim do të ekzekutohet  pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro. Në këtë dënim të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 12.11.2019 e  tutje. Të akuzuarit G.B i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. “I akuzuari G.B është akuzuar nga Prokuroria pasi që me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-10T16:05:28+01:00 Mendoj se sundimi i ligjit është çelësi. Është çështje shumë e rëndësishme dhe mendoj se e shikon atë për çfarë thonë qytetarët, apo që kërkojnë në vend. Po ashtu është pjesë e procesit reformues për institucionet që i kemi përmendur. Por, sundimi i ligjit dhe mendoj besimi në institucionet e sundimit të ligjit është i ulët, pasi kemi parë vitet e fundit, për arsye të kuptueshme. Ka filluar edhe procesi i reformave. Ka ligje të mira në Kushtetuese, …por ato duhet të zbatohen plotësisht me kujdes, dhe mendoj se problemi, sfida është se në shumë nga këto fusha…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj 20 personave. 11 prej tyre akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”. Ndërkaq 9 të tjerë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se 11 nga të dyshuarit që nga fillimi i vitit 2018 e deri në muajin korrik të vitit 2019 në qytete të ndryshme të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-10T15:05:34+01:00 Ndërsa mungesa e kushteve dhe teksteve shkollore në shumë shkolla e vë në pikëpyetje cilësinë e arsimit formal, Ministri i Arsimit, Arbër Ademi promovon arsimin joformal, respektivisht vullnetarizmin. Ademi fton të rinjtë e moshës 18-30 vjeçare të kyçen në aktivitetet vullnetare në kuadër të Korpusit Evropian të Solidaritetit, ku sipas tij, do të përfitojnë shkathtësi në përputhje me tregun e punës. Ndërsa i pyetur për problemet, Ademi thotë se arsimi obligativ është në rrugë të mbarë. Arsimi i obligueshëm është në rrugë të mbarë, ne jemi një nga vendet që kanë realizuar kërcimin më të madh, rezultatet më…

Lexo më Shumë

Sipas rezultateve më të reja të testit PISA, shkathtësitë e nxënësve amerikanë në të kuptuar të leximit dhe matematikë kanë ngecur që nga viti 2000, pavarësisht përpjekjeve dhjetëvjeçare për rritjen e standardeve në arsim dhe ndihmës së dhënë për nxënësit që të garojnë me shokët e shoqet e tyre anembanë botës. Dallimi në arritje shkollore mes nxënësve të dalluar dhe nxënësve të dobët në Shtetet e Bashkuara është duke u rritur. Ndonëse çereku i më të mirëve ka shënuar rezultate më të larta në këtë test nga viti 2012 e tutje, 10 për qind e nxënësve të dobët kanë shënuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-10T14:10:56+01:00 Deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Donev sot ka njoftuar se shërbimet partiake janë duke përgatitur amendamentet rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve të cilat do të kenë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias. “Vërejtjet e Komisionit të Venecias janë në vij me vërejtjet e VMRO-DPMNE-së. LSDM-ja nuk mund të luaj me të ardhmen evropiane të vendit. Andaj VMRO-ja do të përgatis amendamente të cilat do të kenë për bazë vërejtjet e Komisionit të Venecias”, tha Danev. Loading…

Lexo më Shumë

Më datë 16  janar të vitit 2018, rreth orës 08:10 minuta, në rrugën ‘Sutjeska”, në Veriun e Mitrovicës, nga një veturë në lëvizje e markës ‘Opel Astra’, pa targa të regjistrimit dhe me xhama të errësuar me disa persona (ende të panjohur për hetuesinë kosovare), kishte shtënë 6 herë në trupin e Oliver Ivanoviqit. Viktima ishte dërguar për në spitalin rajonal të Mitrovicës ku vetëm ishte konstatuar vdekja e tij. Gazeta Express ka siguruar aktakuzën 48-faqëshe, të cilën Prokuroria e Shtetit, më 2 dhjetor të këtij viti, e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe ju sjell detajet se…

Lexo më Shumë

ФОТО: МИА Alsat 2019-12-10T13:09:31+01:00 Para pak çastesh ka përfunduar dëshmia e Ana Kamçeva, e cila gjatë dëshmisë së saj për rastin “Reketi” tha se Bokit 13 në 1TV i ka sjellë 350 mijë euro derisa Kiçeec i ka huazuar edhe 150 mijë që të mbledhin 500 mijë euro, që Kamçev të del nga paraburgimi. Kamçeva ka deklaruar se ka pasur takim me Boki 13 dhe Katica Janevën në banesën e Boki 13 ku janë marrë vesh për detajet rreth rastit “Imperia”. Para takimeve me Boi 13, Kamçeva ka realizuar takim edhe me Vasil Dimiskov, avokat dhe vëllai i gjykatëses Vesna…

Lexo më Shumë