Alsat 2019-12-10T16:05:28+01:00
Mendoj se sundimi i ligjit është çelësi. Është çështje shumë e rëndësishme dhe mendoj se e shikon atë për çfarë thonë qytetarët, apo që kërkojnë në vend. Po ashtu është pjesë e procesit reformues për institucionet që i kemi përmendur. Por, sundimi i ligjit dhe mendoj besimi në institucionet e sundimit të ligjit është i ulët, pasi kemi parë vitet e fundit, për arsye të kuptueshme. Ka filluar edhe procesi i reformave. Ka ligje të mira në Kushtetuese, …por ato duhet të zbatohen plotësisht me kujdes, dhe mendoj se problemi, sfida është se në shumë nga këto fusha duhet të zbatohen ngadalë, që të ketë impakt. Por, nëse do të ndërtosh besimin e njerëzve, po ashtu duhet të bëhet në mënyrë transparente, dhe mendoj se kjo është sfida në vitet e ardhshme. Ashtu siç reformat ecin para, është me rëndësi që publiku ta kuptojë në çdo nivel çfarë ndodh, që të mund të rindërtohet besimi, dhe njerëzit të besojnë dhe ndjejnë se të gjithë kanë qasje të barabartë në ligj.
Loading…




