Author: almakos

Alsat 2019-12-10T11:05:40+01:00 Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, para Qendrës Sportive në rrugën “Llondonska”, nga ana e zyrtarëve policorë të Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup janë privuar nga liria D.N. 30 vjeç dhe E.N. 25 vjeçar, që të dy shtetas të Kosovës, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “vjedhje të rëndë”, kalim ilegal të kufirit dhe nuk kanë poseduar dokumente identifikimi. Personat e ndaluar nga policia janë dërguar në Qendrën për pranimin e të huajve për procedurë të mëtejme. Loading…

Lexo më Shumë

Pengimi i funksionimit të rendit tregtar botëror dhe i Organizatës Botërore të Tregtisë nga Shtetet e Bashkuara ka shkuar në një nivel tjetër të martën për shkak se ky organ tashmë e ka humbur aftësinë për të ndërhyrë në luftërat tregtare në botë. Kjo gjë e ka vënë në rrezik të ardhmen e organizatës me seli në Gjenevë.Dy vjet pasi e filluan bllokimin e emërimeve, Shtetet e Bashkuara më në fund do ta paralizojnë Trupin e Apelit të kësaj organizate, i cili e ka funksionin e një gjykate supreme për çështjet e tregtisë ndërkombëtare. Kjo gjendje do të shkaktohet pas…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-10T09:25:45+01:00 Për shkak të paraqitjes së mjegullës, sot në mëngjes dukshmëria në Stracin është zvogëluar prej 50 deri në 100 metra, ndërsa në aksin rrugor Kodra e Diellit – fshati Gajre deri në 30 metra, informon LAMM. Mjegull ka edhe nëpër fushëgropat, luginat lumore dhe grykat. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa ndërsa…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë vrarë gjatë një sulmi në një spital në Republikën Çeke. Policia njoftoi se sulmuesi i dyshuar ende ndodhet në arrati.Ministri i brendshëm, Jan Hamacek, tha se policia u njoftua për këtë sulm në orën shtatë të mëngjesit të së martës, ndërsa sulmi ndodhi në qytetin Ostrava, i cili shtrihet në pjesën verilindore të vendit. Sipas raportimeve të medieve lokale, sulmuesi i qëlloi me armë viktimat në klinikën e traumatologjisë, ndërsa më vonë të gjithë personat që ndodheshin brenda ndërtesës janë evakuuar. “Policia është duke e kërkuar sulmuesit në mënyrë intensive”, njoftuan autoritetet. Në raportimet e medieve çeke…

Lexo më Shumë

Liga (Lega Nord) e udhëhequr nga Matteo Salvini do të rikthehet në pushtet në Itali, dhe kur kjo të ndodhë, do të rishqyrtojë vendimin për njohjen e shtetit “të rremë të Kosovës”.Kështu ka thënë një zyrtar i kësaj partie italiane njëherësh deputet Vito Comencini. “Është e sigurt që Kosova është një problem i madh, madje për tërë Evropën. Ekziston trafiku i drogës, trafikimi i organeve, terroristët islamikë, të kthyerit. Pozicioni ynë është të mbështesim Serbinë në çdo mënyrë të mundshme. Dhe, po, vendimi i njohjes. Ne patjetër do të rishikojmë Kosovën”, tha ai për Telegrafin serb, transmeton Klan Kosova.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-10T08:13:41+01:00 Në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup do të mbahet Akademi solemne me rastin e 10 dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, e cila festohet edhe si Ditë e fakultetit. Në akademinë solemne do të mbajnë fjalime rektori i UCM, prof dr Nikolla Jankullovski, dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup, profesor Goran Koevski dhe profesor dr Bobi Iliel nga Universiteti Kentaki, SHBA, i cili do të flasë në temën “Lajmet e rreme”. Loading…

Lexo më Shumë

E ardhmja e racës njerëzore mund të varet nga ky bunker në mes të Rrethit Arktik.Ky objekt i dedikuar për “fundin e botës”, përmban një resurs vital pa të cilin njerëzimi nuk mund të jetojë. Nuk bëhet fjalë për bunkerin e mbushur me naftë, benzinë apo para, por për qindra mijëra të farave (grurë, misër etj)… This Arctic Doomsday Bunker Holds The Keys To Survival: Seeds Ky bunker menaxhohet nga “Global Seed Vault” dhe është pjesë e arkipelagut Svalbard në Norvegji, ku brenda kësaj “ndërtese” janë fshehur 130 mijë vite të historisë së bujqësore. Brenda mureve gjenden më shumë se…

Lexo më Shumë

Palestinezët kanë organizuar një grevë të përgjithshme në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor të pushtuar në shenjë proteste ndaj planeve izraelite për ndërtimin e vendbanimeve të reja në këtë qytet, raporton AA.Sipas reporterit të AA-së në Hebron, dyqanet dhe institucionet publike dhe private mbyllën dyert e tyre duke iu bashkuar grevës. “Ne do të bëjmë gjithçka të mundur për të parandaluar masat (izraelite) në Hebron dhe në të gjithë tokën palestineze”, tha grupi palestinez Fatah, i cili bëri thirrje për grevë. Javën e kaluar, ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennet, miratoi ndërtimin e një vendbanimi të ri në Hebron. Zyra…

Lexo më Shumë

Reagime të shumta kanë ardhur për ceremoninë e nesërme të çmimit Nobel, ku çmimin pritet ta marrë shkrimtari kundërthënës austriak Peter Handke.Përveç bojkotit të ceremonisë që e kanë paralajmëruar disa shtete, lidhur me të kanë shkruar edhe personalitete të ndryshme. Gazetarja e CNN-it, Christiane Amanpour në një postim në Twitter, duke iu referuar deklaratave të Handkes se “asnjëherë nuk e beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë”, ajo ka shkruar se ishte atje dhe të gjithë e dinë se kush është fajtor, transmeton Koha.net. “Unë isha atje. Ne të gjithë e dimë kush është fajtorë”, ka shkruar ajo. E…

Lexo më Shumë

Nisma pa ofertë seriozë nga partitë për t’u bërë pjesë e koalicionit, Jakup Krasniqi kritikon koalicionet tjera.Luftuan shumë për të kaluar pragun. Por, prapë së prapë duket Nisma do të  mbete në opozitë.Kjo pasi për këtë parti nuk pati asnjë ofertë serioze, për t’u bërë pjesë e koalicionit. Të paktën kështu thotë  Jakup Krasniqi, që është kryetar  i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate. Ndërkaq, Krasniqi pati edhe kritika për KQZ-në.  “Sovrani e ka kryer punën e vet më së miri, por si duket administrimi i këtyre zgjedhjeve nuk ka qenë më i miri i mundshëm dhe u krijua pastaj bindja…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka falëndëruar homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov, për mospjesëmarrje të Maqedonisë së Veriut në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për shkak të dhënies së çmimit për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili ka qenë mik dhe përkrahës i Millosheviqit.Në ceremoninë e organizuar nga Akademia e Shkencave në Suedi për ndarjen e çmimeve Nobel nuk do të marrë pjesë as Maqedonia, shkruan Gazeta Express. Kryediplomati kosovar ka falëndëruar Maqedoninë  e Veriut për këtë vendim. “Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-09T20:15:29+01:00 Ministra e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska së bashku me kreun e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministrin Zoran Zaev sot kanë zbarkuar në transportuesin e avionëve “Harry S Truman”. “Një ditë plot adrenalinë. Zbritëm në transportuesin e avionëve “Harry S. Truman”. Së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi u takuam me admiralin James Hogo, komandantin e Forcave Detare të SHBA-ve për Evropë dhe Afrikë dhe komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Neapol. Kishim mundësinë të shohim nga afër aftësitë mbresëlënëse të Marinës amerikane dhe Forcave Ajrore të NATO-s. Jemi duke u bërë anëtarja e…

Lexo më Shumë