Alsat 2019-12-09T10:46:30+01:00 Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë, ku janë matur minus gjashtë gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale 6 gradë është matur në Dojran, informon DPHM. Sipas të dhënave deri në orën tetë, minus dy gradë Celsius janë matur në Lazaropole dhe në Tetovë, minus një në Demir Kapi, zero në Gjevgjeli dhe Pretor, një në Mavrovë dhe Krushevë, dy në Shkup, Kumanovë, Ohër dhe Manastir dhe tre gradë Celsius në Prilep. Gjatë natës në rajonet malore vranësira është zvogëluar dhe atje në mëngjes është kthjellët, ndërsa nëpër fushëgropa ka mbetur vranësirë e ulët ose mjegull. Në mëngjes…
Author: almakos
Ministria e Punëve të Jashtme po thonë se gjatë këtij mandati e kanë pasur synim kryesor dëshminë e krimeve të luftës të kryera nga Serbia, derisa shtojnë se kanë material rreth 10 mijë faqe dokumente që ende nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Jetlir Zyberaj ka shkruar në Facebook se me këto dokumente synohen që kriminelët e luftës të vihen para drejtëisë. “Për shkak se ata dështuan ne duhet të vazhdojmë dhe të ndjekim kriminelët e luftës”, thotë ai. Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim, do të…
Një tërmet me magnitudë 4.5 gradë të shkallës Rihter ka rënë në provincën e Firences. Pas këtij tërmeti, të tjera lëkundje janë regjistruar në këtë zonë, por më magbitudë më të vogël.Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës, ndërsa në Borgo San Lorenzo shkollat u mbyllën. Shkollat u mbyllën gjithashtu në Barberino del Mugello, Scarperia, Vernio, Marradi dhe Vicchio, duke përfshirë edhe shkollat dhe çerdhet komunale. Prefektja e Firencës, Laura Lega, tha se nuk ka situatë alarmi, nuk ka lëndime dhe dëmet e regjistruara në disa ndërtesa nuk janë serioze. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë…
Alsat 2019-12-09T08:41:07+01:00 Moti sot do të jetë kryesisht me diell, vranësira me kushte për mjegull në orët e mëngjesit. Më pas pason mot me reshje të shiut, njoftojnë nga enti hidrometeorologjik. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus 5 deri në 4 gradë, derisa ajo e ditës nga 8 deri në 15 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus një grade derisa ajo e ditës do të arrij deri në 12 gradë Celsius. Loading…
Një biografi e re e paautorizuar për Melania Trump, synon të heqë disa nga mistere rreth Zonjës së Parë”Free Melania”, u shkrua nga reporterja e shtëpisë së Bardhë Kate Benett, e cila e përshkruan Trump si një njeri të qetë, dhe të pavarur. Titulli u bë një hashtag viral, i cili u shfaq menjëherë pas inaugurimit të Trump, duke pretenduar se Zonja e Parë ishte viktimë e rrethanave. Libri gërmon në disa nga ngjarjet kryesore që rrethojnë familjen dhe teoritë e shfrenuara se si është jeta pas dyerve të mbyllura. Ky libër pohon se Zonja e Parë ndikon në vendimet…
Lidhja Demokratike e Kosovës po synon ta marrë postin e presidentit dhe atë të kryeparlamentarit ndonëse për një gjë të tillë nuk po gjen pajtim nga partneri potencial i koalicionit. Për Vetëvendosjen pozita e presidentit është e panegociueshme dhe nëse LDK-ja nuk tërhiqet nga kjo kërkesë vendi mund të shkojë në zgjedhje, në të cilat partia e Kurtit po shprehet e gatshme të matetËshtë bërë një javë prejse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë zhvilluar takim për arritjen e koalicionit qeverisës. Ndonëse kurorëzimi i koalicionit ishte premtuar të ndodhë qysh pas certifikimit të rezultateve, një gjë e…
Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Mirëqenies Sociale për ndaljen e dhënies së ndihmës sociale për ata që punuan në zgjedhjet e 6 tetorit.“Me ndihmën sociale në Kosovë, familjet në nevojë nuk mund të kryejnë as nevojat mujore që i kanë. Çfarë ka bërë Ministria! Personave që marrin ndihmë sociale, e që kanë punuar në ditën e zgjedhjeve, ia kanë ndalur ndihmën sociale!!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Gazeta Express. Ajo thotë se pushteti po bën padrejtësi ndaj atyre për të cilët, sipas Haxhiut, shteti nuk ka bërë asgjë. “Kjo është e papranueshme. Çfarë…
Kryeministri britanik Boris Johnson i është shmangur pyetjes nëse ai do të jepte dorëheqjen në rast se konservatorët e tij nuk do të arrinin të merrnin shumicën e votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.I pyetur tre herë nëse do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen në rast të një humbjeje, ai nuk arriti të jepte një përgjigje të qartë. Johnson dëshiron të marrë më shumë mbështetje për marrëveshjen e tij për të lënë Bashkimin Europian në mënyrë që të rinegocioi me Brukselin. Ai aktualisht po udhëheq një qeveri minoritare. Kryeministri britanik përsëriti se ai dëshironte të zbatonte Brexitin, çfarëdo…
Partia Socialdemokrate, e cila kryeson një qeveri koalicioni prej pesë partive, ka zgjedhur ministren e Transportit Sanna Marin si kryeministren e re të Finlandës dhe ajo do të bëhet kryeministri më e re e vendit.Marin, 34 vjeç, do të marrë postin javën tjetër pas dorëheqjes së Antie Rine, raporton Reuters. AP shkruan se ajo do të jetë gruaja e tretë që drejton qeverinë finlandeze. Më parë gjatë javës, Rine dha dorëheqjen pasi Partia Qendrore e Koalicionit njoftoi se kishte humbur besimin tek ajo për shkak të një serie grevash. “Shumë punë po presin që ne të rindërtojmë besimin. Ne kemi…
Takimi i anëtarit të VV’së, Xhelal Sveçla, me drejtorin e zyrës për Kosovën në Beograd, Ivica Gjuriq, në Tiranë është përfolur shumë. Fotografinë të cilën e publikoi Gazeta Express shihej Svecla me Gjuriqin në një restoran në kryeqytetin shqiptar, pas një konference që u mbajt atje. Por, cilat janë ato takime të politikanëve të Kosovës me zyrtarë serbë që kanë ngjallur reagime të VV’së në të kaluarën.Gazeta Express Fotografia e publikuar mbrëmë nga Gazeta Express ku shihen Sveçla dhe Gjuriq në një takim ka ngjallur reagime të shumta. Vetëvendosje, si kundërshtare e kahmotshme e takimeve të liderëve shqiptarë me eksponentë…
Organizata joqeveritare me seli në SHBA, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), ka njoftuar se ka organizuar konferencën në Tiranë, ku bëri bashkë ndër të tjera zyrtarë partiakë nga Kosova me Gjuriqin.Xhelal Svecla, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, është fotografuar dje në një nga restorantet në Tiranë me shefin e Zyrës së ashtuquajturës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Gazeta Express ka raportuar se bëhet fjalë për një konferencë ku po marrin pjesë ndër të tjerë edhe anëtari i LDK’së, Arban Abrashi dhe anëtari i AAK’së, Ardian Gjini. CIG njofton se një takim tjetër ku kanë marrë pjesë politikanë…
Alsat 2019-12-08T19:09:35+01:00 Një makinë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në Shkup, pak minuta më parë. Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në komunën Butel. Makina, me regjistrim TE 526 DB ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, si pasojë e shpejtësisë së madhe. Drejtuesi i automjetit me inicialet B.S është nxjerrë nga automjeti edhe është duke marrë ndihmën e parë. Nuk dihet ende nëse gjendja e tij përbën rrezik për jetën. https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/2510836215850977/?t=0 Loading…

