Prevalla, Boga, Rugova e parqet e tjera nacionale në vend shumë shpejt pritet të bëhen me pagesë. Të gjithë ata që ua mësyjnë këtyre qendrave, do të duhet të ndajnë para edhe për taksën që do të fillojë të aplikohet së shpejti. Në Ministrinë e Ambientit deklarojnë se aplikimi i pagesës do të mbrojë Parqet Nacionale nga prerja e pyjeve, ndërtimet dhe gjuetia ilegale. Express u sjell tabelën me çmimet për hyrje dhe vizita në këto parqe.Arjeta Shabani Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë haraç vetëm në Rrugën e Kombit. Shumë shpejt, ata do të detyrohen të paguajnë edhe…
Author: almakos
Alsat 2019-12-08T11:11:38+01:00 Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në një dalje për mediat pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për ligjin e gjuhëve tha se Komisioni i Venecias përshëndet përdorimin e zgjeruar të gjuhës shqipe në vend dhe inkurajon dhe përgëzon qeverinë për këtë guxim për të zgjeruar përdorimin e shqipes në aspektin zyrtar. Komisioni i Venecias përshëndet përdorimin e zgjeruar të gjuhës shqipe në vend dhe inkurajon dhe përgëzon qeverinë për këtë guxim për të zgjeruar përdorimin e shqipes në aspektin zyrtar. Vërejtjet që ishin fillimisht në raportin preliminar, komisioni i kishte bërë në gjyqësor është shumë ambicioz dhe se kushtet nuk…
Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, tha se është i vendosur që t’i miratojë reformat e planifikuara për pensionet. Ndaj kësaj deklarate reagoi Sindikata e Përgjithshme e Punëtorëve, e cila tha se do të luftojë deri në tërheqjen e këtij plani.Sistemi transportues i Francës u paralizua për të katërtën ditë me radhë të dielën për shkak të grevës së punëtorëve të transportit publik dhe hekurudhave. “Jam i vendosur që ta kompletoj reformën pensionale dhe do t’i shqyrtoj shqetësimet e popullit për këtë çështje. Nëse sot nuk e zbatojmë një reformë përparimtare, dikush tjetër do ta bëjë këtë nesër, por në mënyrë…
Alsat 2019-12-08T10:09:21+01:00 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të ndahet çmimi Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”për vitin 2019 për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë shoqërore me interes publik të shtetit. Këshilli për ndarjen e çmimeve shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit” kumtoi se për arritjet në fushën e arsimit dhe edukimit, çmimi i ndahet prof. dr. Agim Poloskës, albanolog. Çmimi për arritje në fushën e kulturës dhe artit i ndahet Dimitar Bashevskit, shkrimtar, Vesna Ginovska-Ilkova, operiste dhe Violeta Tomovskës, artiste, ndërsa çmimi për arritje në fushën…
Sulmuesi saudit që të premten e sulmoi një bazë ushtarake në Florida të Shteteve të Bashkuara kishte shikuar video të sulmeve masive një natë para se ta kryente krimin, raportojnë mediet amerikane.Personi i quajtur Mohammed Alshamrani, i cili ishte duke u trajnuar në bazën “Pensacola”, i vrau tre ushtarakë të rinj para se të vritej nga forcat e sigurisë. Autoritetet njoftuan se personat e vrarë janë Joshua Kaleb Watson, 23 vjeç, Mohammed Sameh Haitham, 19 vjeç, dhe Cameron Scott Walters, 21 vjeç. Policia i ka marrë në pyetje disa shtetas sauditë që ishin pjesë e trajnimeve, ndonëse asnjërin prej tyre…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradianaj, ka folur për vrasjen enigmatike të vëllait të tij, Enverit, pas periudhës së luftës.“Enveri nuk ka qenë ndonjë djalë problematik që ka krijuar problem me dikë. Ai ka qenë jashtëzakonisht i sjellshëm dhe ka qenë i plagosur dy herë gjatë luftës”, ka thënë Haradinaj. I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se vrasja e vëllait të tij është pjesë e një skenari të përgatitur nga Serbia, pasi që, sipas tij, Enveri nuk i kishte bërë keq asnjë shqiptari. “Vrasja e tij, mendoj që ka qenë pjesë e atij skenari që…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë vetëm disa fjalë lidhur me takimin e tij me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, për të cilën raportoi Gazeta Express. Sveçla ka sqaruar vetëm se është duke marrë pjesë në një konferencë në Tiranë, duke mos thënë asnjë fjalë lidhur me takimin e tij me Marko Gjuriqin.Ai ka thënë se është pjesëmarrës i konferencës së organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtmë të Gjermanisë dhe në ktë konferencë marrin pjesë subjekte politike paralamentarë nga i rajoni ynë. “Une sot jam pjesëmarrës në…
Ndotja e ajrit është një problem serioz global i shëndetit publik. Shumë shpesh dëgjojmë lajme dhe raporte mbi ndotjen e ajrit jashtë ku pajisjet të cilat janë instaluar për matjen e shkallës së ndotjes tregojnë që Kosova është ndër vendet me ndotjen më të madhe të ajrit në botë.Shqetësimi për ndotjen e ajrit ka tejkaluar shkallën e një gjendje të zakonshme dhe ka marrë përmasa të një shqetësimi me peshën e rrezikut për sëmundje të ndryshme. Megjithatë, shumë pak i ipet hapësirë ndotjes së ajrit në ambientet e mbyllura. Megjithëse njerëzit priren të ndihen më të sigurt dhe të mbrojtur…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër helikopterë rusë Mi-35.Në një ceremoni në bazën ajrore në Beograd, ai falënderoi Rusinë për mbështetjen ndërsa lavdëroi helikopterët Mi-35 që sipas tij “nuk kanë asnjë rival në botë”. Armatosja e Serbisë nga Rusia ka nxitur shqetësime në perëndim dhe në vendet fqinje të rajonit që ende po ripërtërihet nga luftërat e përgjakshme të viteve të 90-ta. Serbia, ushtria e së cilës bazohet në teknologjinë e armëve ish-sovjetike, ka siguruar nga Rusia vitet e fundit avionë luftarakë MiG-29 si dhe helikopterë, tanke dhe transportues…
Një pjesë e banorëve nga Tuneli i Parë në Mitrovicë, po kundërshtojnë mënyrën e faturimit të ujit.Sipas banorëve, atyre po u faturohet shumë më shumë se që po shfrytëzojnë ujë. E për një zgjidhje këta të fundit po kërkojnë ndihmë nga Avokati i Popullit. Hakif Beqiri nga Tuneli i Parë thotë që shpenzimet e tij janë në shpërputhje me mënyrën e faturimit Shfrytëzimin e ujit e ka të domosdoshëm. Por Hakif Beqirit nga Tuneli i Parë në Mitrovicë po ka telashe me mënyrën se si po i faturohen këto shpenzime. Kësisoj, ndonëse banon vetëm me gruan e tij, fatura e…
Prerja e vazhdueshme ilegale e pyjeve në Kosovë po konsiderohet si gjendje alarmante, e problemi kryesor që po shihet si faktor i prerjeve drunore është shqiptimi i ulët i dënimeve që jep gjykata për kryesit e kësaj vepre.Këto dënime po konsiderohen më shumë si dënime simbolik se sa ndëshkimore dhe po i inkurajojnë keqbërësit të cilët janë recidivist, për të vazhduar me prerje ilegale. Në këtë vit shihet se ka rritje të kësaj dukurie në krahasim me vitin paraprak, pasi në vitin 2018, kanë qenë 569 metër kub prerje, kurse në vitin 2019 janë 662 metër kub. E përgjegjësit e…
Përmbytjet në Zelandën e Re kanë shkaktuar sot mbylljen e disa autostradave kryesore në ishullin e jugut, ku janë bërë evakuime si pasojë e shirave të rrëmbyer.Në një deklaratë nga këshilli i distriktit Timaru, banorët që jetojnë pranë lumit Rangitata afër qytetit Timaru në bregdetin lindor, u kërkuan të braktisnin pronat e tyre teksa lumi vërshonte në nivele të larta. Autostrada shtetërore 1, që lidh Christchurch me Tiramu është mbyllur. Liqenet në pikat turistike Queenstown dhe Wanaka dolën mbi nivelet normale në fillim të javës, duke shkaktuar mbylljen e rrugëve dhe bizneseve.

