Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka nisur largimi i mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair. “Nga sot nisëm largimin e mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair. Qindra vende parkimi lirohen menjëherë për banorët. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ambient, sepse këto makina janë kthyer në rrezik mjedisor për shkak të rrjedhjeve të vajrave dhe mbeturinave që grumbullohen rreth tyre. Me këtë veprim, pastrojmë hapësirën dhe rrisim standardin ekologjik. Është një hap që jep rezultat të menjëhershëm. Ne do të edhe tutje vazhdojmë me punë që shihet dhe ndjehet çdo ditë në…
Author: almakos
Qytetarët e Durrësit protestuan sot (6 maj) me një marshim zie, në kujtim të dy të miturve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e të dielës. Ata të indinjuar shprehën revoltën e tyre për masat e munguara dhe tolerimin që u bëhet shoferëve kundravajtës apo problematikë, që shkaktojnë tragjeditë. Qytetarët janë mbledhur pranë stadiumit të Durrësit, nga ku nisën edhe ecjen në këmbë përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”, me destinacion përfundimtar para Bashkisë së Durrësit. Në protestë morën pjesë familjarë të viktimave, banorë të zonës së Ish-Kënetës, si dhe shokë e bashkëmoshatarë të fëmijëve, si dhe anëtarë të partive opozitare. Nxënësit…
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot (6 maj) që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin bazë 2.5%. Guvernatori Gent Sejko u shpreh se parashikimet e skenarit bazë sugjerojnë se rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore do të shkaktojë një rritje të lehtë dhe të përkohshme të inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026, si dhe një ngadalësim margjinal të ritmit të rritjes ekonomike në vend. Por ulja e tij do të vinte gradualisht sipas kreut të BSH. Bazuar në këto premisa, efektet e goditjes pritet të jenë kalimtare edhe të…
Pak orë pas mbytjes së anijes së ngarkuar me 8 tonë sodë që po lundronte nga Deti Adriatik për në Egje dhe me destinacion përfundimtar Ukrainën, autoritetet e Rojës Bregdetare të Greqisë kanë arrestuar 2 drejtues të ekuipazhit të mjetit lundrues. Anija ishte nisur nga Kroacia, me një ndalesë edhe në Shqipëri sipas medias greke dhe më pas vijoi udhëtimin në Mesdhe. Në pranga ranë kapiteni turk dhe oficeri i drejtimit, teksa të 9 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan për mrekulli pasi anija e mallrave u përplas me një shkëmb në ujërat e Androsit dhe më pas u fundos. Autoriteti Portual i Androsit,…
Gazetari Baton Haxhiu ka shkruar sërish një opinion, që tregon lidhur me pyetjet që ju parashtruan pasi u mor në intervistim në cilësinë e dëshmitarit lidhur me një deklaratë që kishte dhënë në emisionin ‘Pressing’.Haxhiu në opinionin editorial të publikuar në Albanian Post, pretendon se atij iu parashtruan pyetje të tilla, si: A e njeh Albin Kurtin?, A e dini ku e ka shtëpinë? “Mesa duket, një fjali televizive tashmë konsiderohet kërcënim strategjik për stabilitetin kombëtar. Dhe aty fillon operacioni heroik i mbrojtjes së liderit: “A e njihni Albinin?” “A e dini ku banon?””, deklaron Haxhiu. “Madje, në një moment…
Tre pika këmbimi valutor janë goditur nga policia e Tiranës pasi ishin pa licencë. Nën hetim u vunë pronarët si dhe u sekuestruan mijëra euro. Më konkretisht, policia bën me dije se ka sekuestruar 45 000 euro, 7000 dollarë, 3000 paunde dhe 1 500 000 lekë në këto tre subjekte të këmbimit valutor, pasi rezultoi se nuk ishin të licencuara për këtë aktivitet. “Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 pronarët e subjekteve në rrugët “Abdyl Frasheri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”, shtetasit O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M.…
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka deklaruar se prej një kohe nuk është më pjesë e VLEN-it. Ai tha shkurt se bashkëpunimi i tij me këtë koalicion ka përfunduar tashmë. “Moti kohë kemi përfunduar unë dhe VLEN-i”, tha Limani. MARKETING
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, sot nënshkroi Memorandume bashkëpunimi me gjashtë institucione të arsimit të lartë me çka vendoset kornizë e re për bashkëpunim institucional midis ministrisë dhe komunitetit akademik. Në fund të vitit të kaluar, Ministria nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, me profesorët dhe stafin akademik të të cilit është vendosur bashkëpunimi. Memorandumet kanë për qëllim të lidhin ekspertizë akademike dhe potencialin shkencor dhe kërkimor me nevojat reale të komunave, përmes veprimit të përbashkët në fushat që janë në kompetencë të komunave. “Nënshkrimi i Memorandumeve për bashkëpunim inkurajon veprimin e përbashkët në…
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili punonte si shofer kamioni, ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Bregana – Zagreb në Kroaci. Aksidenti ka ndodhur dje, pak pas orës 14:00, kur kamioni që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të autostradës. Pas përplasjes, automjeti ka goditur një linjë elektrike dhe më pas është përfshirë nga flakët, sipas njoftimit të Departamentit të Policisë së Brod-Posavinës. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Sredancit, në drejtim të Breganës. Policia fillimisht ka marrë raportime për zjarr në një automjet me një person…
Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Artan Tafanit dhe të bashkëpandehurve të tjerë, të akuzuar si pjesë e bandës së Laert Haxhiut, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës. Në seancën e planifikuar për t’u zhvilluar këtë javë, pritej të dëshmonin disa persona, mes tyre edhe reperi i njohur Rigels Rajku (Noizy), si dhe babai i tij, Bashkim Rajku. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 13 maj, në orën 11:00, ku pritet të vijojë administrimi i provave dhe dëgjimi i dëshmitarëve në këtë çështje me interes të lartë publik.
Policia e Shtetit ka njoftuar masa të reja për parandalimin e aksidenteve rrugore, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku dy fëmijë u aksidentuan për vdekje nga një shoferi që ishte i dehur. [embedded content] Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, tha në një konferencë për mediat se monitorimi i qarkullimit rrugor do të forcohet ndjeshëm përmes përdorimit të pajisjeve moderne si radarë, dronë, kamera dhe testues alkooli e droge, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin në kohë reale të shoferëve që shkelin rregullat. Sipas Policisë, kontrollet do të jenë të…
Reperi i njohur Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrrupsion. [embedded content] Mësohet se ata janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut. Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë. Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku…

