Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Artan Tafanit dhe të bashkëpandehurve të tjerë, të akuzuar si pjesë e bandës së Laert Haxhiut, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.
Në seancën e planifikuar për t’u zhvilluar këtë javë, pritej të dëshmonin disa persona, mes tyre edhe reperi i njohur Rigels Rajku (Noizy), si dhe babai i tij, Bashkim Rajku.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 13 maj, në orën 11:00, ku pritet të vijojë administrimi i provave dhe dëgjimi i dëshmitarëve në këtë çështje me interes të lartë publik.


