Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar tri pika që lidhen me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2026, përfshirë tarifat për sistemin e transmetimit, sistemin e shpërndarjes dhe furnizimin me shërbim universal, pa ndryshime apo rritje të tarifave për konsumatorët.Me pesë vota për është miratuar pika e parë e rendit të ditës, shqyrtimi i propozimit për miratimin e Tarifave për Shfrytëzimin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT). Nga Departamenti i Tarifave, Muharrem Gashi tha se analizat janë bërë në përputhje me kornizën rregullatore në fuqi dhe se ndryshimet në nivelin e shitjeve kanë ndikuar drejtpërdrejt në llogaritjen…
Author: almakos
Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe lë në fuqi dy masat e Apelit të GJKKO-së për dy të pandehurit e tjerë, Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha. Masa ndaj ish-zyrtares së pandehur nga SPAK është kthyer në detyrim paraqitjeje dhe mosdalje nga shteti, duke iu sekuestruar pasaporta. Më herët Karçanaj ka qenë me masën arrest shtëpiak të vendosur nga dy shkallët e GJKKO-së, por pas rekursit të palës mbrojtëse u pranua ndryshimi vetëm për ish-drejtoreshën dhe urdhërohet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo të martë të parë dhe të tretë të muajit. Ndaj…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berset. Në takim u diskutuan çështjet me interes të ndërsjellë, me theks të veçantë në përmirësimin e proceseve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Këto tema janë vlera thelbësore të bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës. Kryetari Gashi e konfirmoi përkushtimin e Kuvendit ndaj standardeve demokratike dhe stabilitetit institucional. Ai theksoi se këto parime janë të rëndësishme në krijimin e politikave publike të shtetit. Tha se Republika…
Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e mbajtur në ambientet e teatrit të qytetit, kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta dhe sulme direkte ndaj figurës simbol të Tepelenës, Tërmet Peçit. Takimi, i cili pritej të ishte rutinë organizative, u kthye në një “gjyq” publik për Peçin.Akuzat: Sabotim, lajme të rreme” dhe goditje pas shpine Sipas burimeve mediatike nga takimi, Rama e ka akuzuar hapur Peçin si autorin e prapaskenave dhe sulmeve ndaj figurave të tjera socialiste në qark. Sulmi ndaj Flamur Golemit: Peçi u akuzua se ka orkestruar sulme personale dhe…
May 7, 2026 | 13:59 Madhësia e tekstit: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita u pyet nga gazetarët në lidhje me atentatin në Lezhë, ku u vranë burrë e grua, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Ai tha se autorët janë ende në kërkim, por theksoi se sot RENEA ka zhvilluar disa kontrolle. “Policia që në momentet e para ka bërë një komunikim të drejtpërdrejtë. Hetimet kanë vijuar edhe sot në mëngjes kemi kryer disa kontrolle me forcat speciale RENEA, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve”, tha Hita. Ndërsa I pyetur për protestën e 8…
Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur sot nga gazetarët nëse Fatmir Limani do të vazhdojë të ushtroj detyrën e ministrit pas rekonstruimit të Qeverisë, tha se kjo pyetje duhet t’i bëhet koalicionit VLEN. “Për ne VLEN është partner strategjik në kuadër të Qeverisë, kështu që këtë pyetje duhet ta drejtoni aty”, tha Mickoski. Kujtojmë se dje ministri Limani kishte deklaruar se puna e tij dhe bashkëpunimi me koalicionin VLEN ka përfunduar.
Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. Sipas të dhënave, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2023, në vend kishte 182 të burgosur për 100 mijë banorë, nga 113 që është mesatarja e Bashkimit Europian për 2024 dhe 111 në 2023-n. Rekordin në Europë e mban Turqia, që në vitin 2024 kishte 342 të burgosur për 100 mijë banorë, gjithsesi me rënie nga viti i mëparshëm, kur shifra ishte 449. Mali i Zi kishte…
Pas komunikatës së BDI-së ku kanë hedhur akuza për keqpërdorime në MEPSO, kanë reaguar nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, BDI po gënjen, manipulon dhe e nënçmon opinionin publik. “BDI përsëri gënjen, manipulon dhe e nënçmon opinionin publik. Ofertën më të lirë e paraqesin si korrupsion, sepse nuk mund të pajtohen me faktin se MEPSO nuk është më kasa e tyre partiake. Faktet janë të qarta: në procedurën konkrete është zgjedhur oferta më e lirë. Ofertuesi i përzgjedhur ka ofruar çmim prej 184.535 denarësh pa TVSH, ndërsa oferta e renditur e dyta ka qenë 651.165 denarë pa TVSH. Diferenca është…
Publikohet menuja e ushqimet që kanë konsumuar 56 studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se u helmuan dhe përfunduan në spital pas konsumimit të një vakti ushqimor të shpërndara nga kompania e kateringut “Sori Al”. Menuja e drekës SALLATE PERIME TE ZIERA GJELLE PATATE/ TAVE ME PRESH MAKARONA /PILAF MISH BISKOTE BANANE BUKE Pas konsumimit të ushqimit, dhjetëra studentë shfaqën simptoma si të vjella dhe dhimbje të forta barku, duke kërkuar ndihmë mjekësore në QSUT. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e helmimit, ndërsa janë marrë mostra ushqimore për analiza laboratorike. Për rastin janë arrestuar dy…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi se aktualisht nuk ekzistojnë kushte për ndryshime kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar mungesën e besimit dhe kredibilitetit ndaj shtetit në procesin eurointegrues.Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të Kwshillit tw Evropws, Alain Berset, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.“Maqedonia nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese. Ekziston mungesë besimi dhe kredibiliteti në raport me atë që i ofrohet vendit tonë, prandaj në këtë moment nuk ka kushte dhe Qeveria nuk është e gatshme të ndërmarrë…
Plarent Ndreca, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar sërish që seanca në Gjykatën Administrative lidhur me padinë e ngritur kundër emërimit të Prokurorit Ols Dado të bëhet publike. Sipas tij, ekziston “një klimë presioni institucional” që synon të pengojë shqyrtimin në themel të çështjes dhe ta mbyllë atë përmes procedurave formale, duke e cilësuar këtë si shqetësim serioz për transparencën e procesit. “Shqetësimi ynë konkret është se ekziston rreziku real që kjo çështje të mos shqyrtohet në themel, pra mbi meritën juridike të saj, por të tentohet të mbyllet përmes një procesi jo transparent, pengesave procedurale dhe…
Gjykatësi Ivica Stefanovski ka dënuar me 12 vite burg Stojançe Jovanovskin, i akuzuar për kërcënim të sigurisë, lëndime trupore pranë dhunës familjare dhe nxitje të vetëvrasjes të bashkëshortes Ivana, e cila më 2 mars të këtij viti u hodh nga ndërtesa së bashku me vajzën gjashtëvjeçare Katija.Për herë të parë në Maqedoni është shqiptuar dënim për nxitje të vetëvrasjes si vepër penale.Për tre veprat penale Jovanovskit i është shqiptuar dënim maksimal- për lëndim trupor 5 vjet, për kërcënim të sigurisë 3 vjet dhe për nxitje dhe ndihmesë në vetëvrasje 5 vjet.Në bazë të Ligjit për procedurë penale, dënimi i përgjithshëm…

