Author: almakos

Një deligacion i udhëhequr nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, ka realizuar një vizitë pune në operatorin çek të sistemit të transmetimit ÇEPS, a.s., në Pragë, në kuadër të agjendës intensive për avancimin e kapaciteteve institucionale dhe harmonizimin e sistemit elektroenergjetik maqedonas me standardet evropiane. Siç njofto MEMBM, qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, me fokus të veçantë në funksionimin dhe planifikimin e avancuar operativ të ČEPS në kushtet e një tregu evropian energjetik plotësisht të integruar dhe një kuadri të rrepët rregullator. Delegacioni përfshinte edhe përfaqësues të Operatorit të Sistemit…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në seancën për buxhetin. Vendimi është marrë nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë. SPAK argumenton se kuadri ligjor në fuqi nuk e parashikon një mundësi të tillë. Referuar ligjit SPAK thotë se lejet e veçanta për të paraburgosurit jepen vetëm në raste të përcaktuara shprehimisht, si sëmundje të rënda që rrezikojnë jetën e familjarëve, ngjarje të rëndësishme familjare (vdekje, lindje, martesë) apo dhënie provimesh…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) njofton se të gjithë kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të detyruar të paraqesin pasurinë e tyre, jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Siç njoftojnë nga KSHPK, këtë nuk e kanë bërë 19 kryetarë të komunave që janë zgjedhur në zgjedhjet e tetorit 2025. “Në përputhje me nenin 82, paragrafi 1 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, të gjithë kryetarët e zgjedhur të bashkive në Zgjedhjet Vendore të vitit 2025 janë të detyruar, jo më vonë se 30 ditë nga dita…

Lexo më Shumë

Një 13-vjeçar ka plagosur me thikë një 15-vjeçar në Sarandë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një shkolle jo publike 9-vjeçare në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar. I mituri është jashtë rrezikut për jetën në spital. “Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet në SPAK ditën e nesërme në orën 10:00 për ngjarjet e 21 janarit 2011. Ka qenë vetëm Meta, i cili javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”. “Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qenë se kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarjeje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues dhe që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, jam në dispozicion të organit të procedurës në çdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhet nder te tjera…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) sot njoftoi se është vënë në funksion ueb portali i ri për cilësinë e ajrit, i cili mund të ketë qasje përmes adresës ekzistuese https://air.moepp.gov.mk. “Të dhënat nga të gjitha stacionet e monitorimit, ashtu si edhe më parë, mund t’i shihni në kohë reale. Risi është fakti se ato krahasohen me indeksin e ri, i cili është në përputhje me Indeksin evropian të cilësisë së ajrit që ka filluar të zbatohet më 4 korrik 2025. Ueb faqja e internetit ka performancë të përmirësuar, analiza më të përmirësuara në pjesën e tejkalimit të vlerave…

Lexo më Shumë

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 6 kompani fruta perimesh pasi u konstatua se bashkërendonin çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe aplikuar shtesë mbi kosto shumë të lartë deri në 115%. Bëhet fjalë për kompanitë Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, ndaj të cilëve “Konkurrenca” ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës. Nga hetimet, rezultoi se fermerët përballeshin me çmime te diktuara dhe presione për uljen e çmimeve. Po ashtu, kompanitë e gjobitura urdhërohen që të…

Lexo më Shumë

Në vitin 2024, në Bashkimin Evropian qarkullonin gjithsej 737.142 autobusë dhe autobusë motorikë, duke përfshirë trolejbusët dhe minibusët. Kjo përkthehet në një mesatare prej 1,6 autobusësh për 1.000 banorë, sipas të dhënave të Eurostat. Maqedonia e Veriut, me 3.690 autobusë, regjistron rreth 2 autobusë për 1.000 banorë, duke u pozicionuar pak mbi mesataren evropiane. Norma më e lartë e autobusëve për 1.000 banorë është shënuar në Maltë (4,6), e ndjekur nga Luksemburgu (4,0) dhe Estonia (3,7). Në anën tjetër, nivelet më të ulëta janë vërejtur në Holandë (0,5), Gjermani (1,0) dhe Austri (1,2). Në rajon, Shqipëria kryeson me 3,8 autobusë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin për ish policin Ludjan Zaimi, i cili vrau me armë në komisariat kolegun e tij, Çaush Saliasi. Më 15 shtator 2023 Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për akuzën “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe e dënoi me 35 vite burg ish-policin Zaimi, ndërsa në vendimin e saj Apeli vendosi të ndryshojë akuzën në ‘vrasje me paramendim”, duke ulur 5 vite dënimin. Ngjarja Ngjarja e rëndë u shënua më 23 maj 2022, rreth orës 21:30, brenda në ambientet e komisariatit, në zyrën e instruktazhit, pak para se të dy oficerët e Patrullës…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar disa transferta parsh të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Prokurorët e SPAK dyshojnë se këto transferta parash mund të kenë lidhje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërkohë që verifikimet janë në proces. Por si u shndërrua 4 A-M nga hiçi në një nga kontraktorët më të mëdhenj të shtetit? Zanafilla e suksesit fillon me Albcontrol. Ndonëse fillimisht shihej si një kompani e lidhur me Partinë Demokratike për shkak edhe të origjinës tropojanë të pronarëve të saj, në vitin 2012 kompania 4 A-M ishte vetëm një ndërmarrje modeste me një xhiro prej rreth 3.3…

Lexo më Shumë

Mjegull e dendur me dukshmëri të reduktuar deri në 60 metra është regjistruar këtë mëngjes në zonën e Demir Kapisë. Pavarësisht kësaj, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, ndërsa akset rrugore janë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane mbetet mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së nuk janë evidentuar pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me shpejtësi të përshtatur, duke respektuar sinjalistikën rrugore dhe duke treguar kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 16 persona, të cilët akuzohen se shisnin lëndë narkotike tek moshat e reja. Personat akuzohen për veprën penale  ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’. Prokuroria sqaron se pas hetimeve një vjeçare me metoda proaktive, vëzhgime e përgjime, rezultoi se të pandehurit shisnin lëndë narkotike në qytetin e Sarandës edhe të Delvinës, kryesisht moshave të reja. Tre nga shtetasit e dërguar në gjyq, janë në akuzë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal pasi u provuan se kanë qenë nën efektin…

Lexo më Shumë