Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe në kushte normale, njoftoi sot Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Sipas LAMM-it, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM u bëhet thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën e komunikacionit dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar. Kujdes i veçantë rekomandohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona malore, ku ekziston mundësia e…
Author: almakos
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende do të ketë procese më intensive me shi të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 18 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Posaçme. Sipas dokumentit të paraqitur më 6 maj, Veliaj kërkon shfuqizimin e kësaj mase, duke kërkuar që ajo të zëvendësohet me një masë më të butë sigurie, siç është “garancia pasurore” ose “detyrimi për t’u paraqitur”. Rekursi pritet të shqyrtohet ditër në vijim nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e mbrojtjes për lehtësimin e masës së sigurisë. Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025,…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me 81.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar atë se po synon zhbërjen e të drejtave të fituara të shqiptarëve në vend. Në reagimin e saj publik, partia thekson se angazhimi politik i Selës ka qenë i lidhur me “rrëzimin e regjimeve, avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe perspektivën euro-atlantike të shtetit”, duke shtuar se ky mbetet edhe vizioni i tyre për të ardhmen. Sipas ASH-së, Mickoski ka treguar qartë se mekanizma si Badenteri, përdorimi i gjuhës shqipe dhe të drejtat e tjera të shqiptarëve i konsideron çështje…
Protesta e tetë kombëtare e opozitës pati momente tensioni dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë. [embedded content] Pamjet tregojnë momentin kur gjatë marshimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për tek Ministria e Brendshme, kordoni i policisë u vendos në rrugë për t’i ndaluar. Këtu nisi edhe përplasja mes palëve, ku në fillim policia përdori ujhedhës nga autoboti duke lagur protestuesit dhe këta të fundit iu përgjigjën me molotovë. Në një moment dëgjohet e shihet lënda molotov që plas pas hedhjes nga protestuesit, e në të njëjtën kohë efektivët hedhin ujë. Mes turmës ka qenë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha,…
Kanë nisur përplasjet në protestën e sotme të opozitës. Pas largimit nga kryeministria protestuesit u drejtuan për te ministria e Brendshme për të vijuar marshimin. Mirëpo para se të shkonin atje, policia bëri gardh dhe nuk lejoi më tej marshimin. Sakaq, u lëshua menjëherë ndaj protestuesve, ujë dhe gaz lotsjellës. Këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës. Protestuesit filluan të shpërndahen për te ura e Lanës pranë Hotel Dajtit.
Kryetari i Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim pune me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes, ku u diskutua për proceset reformuese dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, Gashi theksoi përkushtimin e Kuvendit ndaj reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në avancimin e standardeve demokratike dhe institucionale. Në fokus të diskutimeve ishte edhe digjitalizimi i proceseve parlamentare, i cili u vlerësua si një element kyç për rritjen e funksionalitetit, transparencës dhe sigurisë institucionale…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e protestës së opozitës ditën e sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Gjatë inspektimit, Hita i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët. Ndërkohë, në bulevard është vendosur një podium, i cili ndryshe nga herët e tjera nuk është në një platformë të lartë, por i ulët dhe në një sipërfaqe të vogël. Siç kemi raportuar dhe më herët, protesta e sotme e opozitës nuk do…
Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, ka dalë me një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 7 majit 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili dhe u plagos një tjetër shtetas. Sipas deklaratës zyrtare, Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla, kanë shkuar në lokalin e Rexhep Ismailit dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin shtetasi Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas. Gjatë përplasjes, viktima Rexhep Ismaili dyshohet se ka qëlluar…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi sot se shfuqizimi i “balancuesit” ishte i domosdoshëm për shkak të rreziqeve korruptive që ai krijonte. Në një deklaratë për mediat pas hapjes së “Fundjavës për pastrim të përgjithshëm”, presidentja tha se i ashtuquajturi “balancues”, në formën në të cilën ekzistonte, në thelb çonte drejt korrupsionit dhe kriminalizimit. GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE “Nuk mendoj se bëhet fjalë për rrënim, sepse balancuesi, ashtu siç ishte, në thelb çonte drejt korrupsionit dhe kriminalizimit. Emërimi në pozitat më të larta ishte përqendruar në duart e individëve dhe ata fitonin një fuqi enorme, pothuajse sulltanore. Ne nuk e shfuqizuam…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J. për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i ar.mëve. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, B.J., në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, veprimet e pretenduara të të pandehurit kanë cenuar rëndë…

