Author: almakos

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit. Shërbimi Korrektues njofton se gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme, salla e sportit dhe ambientet e tjera përcjellëse. “Në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.Pas përfundimit të bastisjes nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Gjatë kontrollit janë larguar sende të tepërta nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat e…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një reagim në lidhje me seancën e një dite më parë, 8 maj, në Gjykatën Administrative ku u shqyrtua padia e ngritur nga ai kundër emërimit të Ols Dados si Prokuror. Në një postim në rrjete sociale, Veliaj thekson se “u evidentuan disa zhvillime shqetësuese për standardet e shtetit të së drejtës dhe transparencës së drejtësisë në Shqipëri”. Sipas kryebashkiakut, edhe pse mediat kishin nisur transmetimin e seancës, gjykata vendosi ndalimin e transmetimit live dhe largimin e kamerave nga salla, duke iu referuar një udhëzimi administrativ të Këshilli i Lartë Gjyqësor. Veliaj e cilëson…

Lexo më Shumë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me hetimin hap pas hapi të rastit të pak ditëve më parë, ku pas komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk u informuam mbi rastin e dyshuar për helmim të disa kursantëve pranë kësaj akademie. Në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, u morën masa të menjëhershme për verifikimin konkret të rastit. Janë marrë mostra të produkteve, të cilat janë dërguar për analizim pranë laboratorit të ISUV dhe aktualisht jemi në pritje të rezultateve. Përpos lëndëve të para dhe produkteve gati për tu ngrënë, të dyshuara, u krye dhe kampionimi i ujit të rrjetit,…

Lexo më Shumë

Evropa është ndërtuar mbi premtime, liri, barazi dhe demokraci. Sot, në një botë konfliktesh dhe presionesh ekonomike, ne duhet t’i mbrojmë këto vlera brenda dhe jashtë vendit, tha sot ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, në fjalimin e tij në ceremoninë e mbajtur në qarkun e Qeverisë me rastin e 9 majit – Ditës së fiitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës. Kjo është një ditë, theksoi, kur duhet edhe të nënvizohet rëndësia strategjike e zgjerimit të Bashkimit Evropian, me qëllim sigurimin e paqes, prosperitetit dhe sigurisë afatgjatë në kontinent. “Një BE e zgjeruar do të thotë rezistencë më e madhe…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe Drejtori i Policisë Rrugore, vizitoi Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Drejtori Hita u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), z. Ami Kozeli, si dhe nga drejtuesit e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Qëllimi i vizitës ishte gjetja e mënyrave që Policia e Shtetit të përfitojë pamjet e prodhuara nga kamerat dhe radarët funksionalë, si dhe nga pajisjet që do të vendosen. Këto pamje do t’i shërbejnë jo vetëm Policisë Rrugore, në…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër veprimet skandaloze të ministrit Ivan Stoilkoviq, i cili ka urdhëruar heqjen e mbishkrimeve dhe shenjave identifikuese në gjuhën shqipe të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, duke vazhduar kështu sulmin e hapur institucional ndaj gjuhës shqipe. Ndërsa Stoilkoviq vepron çdo ditë kundër pranisë së gjuhës shqipe në institucione, VLEN vazhdon të heshtë. Kjo heshtje nuk është më paaftësi politike, por bashkëpërgjegjësi dhe nënshtrim i plotë përballë politikave antishqiptare që po zbatohen brenda Qeverisë. Pas presioneve ndaj administratës shqiptare dhe tentativave të vazhdueshme për largimin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve nga hapësirat ekzistuese, tani kanë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka reaguar me kritika ndaj liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar atë për qëndrime që sipas tyre nënkuptojnë gatishmëri për lëshime në çështjet kombëtare dhe për qasje që favorizojnë Bullgarinë në diskursin publik. Sipas deklaratës së partisë në pushtet, Filipçe është shprehur në mënyrë të përsëritur me qëndrime që, siç thonë ata, nuk përputhen me pozicionet zyrtare të Sofjes lidhur me identitetin maqedonas. VMRO-DPMNE pretendon se këto deklarata tregojnë mungesë të “vijave të kuqe” kur bëhet fjalë për interesat kombëtare. Në reagim përmendet edhe një postim i Filipçes në rrjetet sociale pas formimit të qeverisë së re…

Lexo më Shumë

Ashtu si çdo fundjavë edhe këtë të shtunë, 9 maj, Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të sotëm, nafta është rritur me 4 lekë nga hera e fundit dhe duke nisur nga ora 14:00, do të shitet jo më shumë se 197 lekë/litri. Ndërkohë benzina është rritur me 3 lekë dhe tashmë do të shitet jo më shumë se 182  lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 9, ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të…

Lexo më Shumë

Ish-kryetarja e Parlamentit, njëherësh deputetja e PS-së, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh me ndjekësit për Ditën e Europës. Ish-ministrja e Jashtme thekson në reagimin e saj se Shqipëria edhe pse është pjesë e Europës, kërkon të hyjë në te, dhe kjo sipas saj vjen për shkak të ngatërresave apo paradokseve historike. Sipas Spiropait, Europa për shqiptarët nuk është një mal me letra apo një pirg me dokumenta, por një botë ku pushteti kufizohet me ligj dhe “ku dinjiteti i njeriut vlen më shumë se forca dhe ku shteti nuk është pronë e askujt”. “Sot është Dita e Europës. Asaj…

Lexo më Shumë

Sot mbahet Kongresi i Bashkimit i koalicionit VLEN, ku pritet që pesë subjektet politike që e përbëjnë atë të formalizojnë bashkimin dhe të krijojnë një parti të vetme. Në prag të kongresit, VLEN ka bërë të ditur përmes një njoftimi publik se procesi i bashkimit ka qenë i vështirë dhe i shoqëruar me sfida të shumta, mosbesim dhe presione politike gjatë muajve të fundit. Sipas njoftimit, ky kongres shënon një moment vendimtar, duke i dhënë fund fazës së koalicionit dhe duke e shndërruar VLEN në një strukturë të unifikuar politike. Dita e sotme, sipas tyre, pritet të jetë përgjigje ndaj…

Lexo më Shumë

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një banesë në fshatin Zhulat, në Njësinë Administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër. Me mbërritjen në fshatin Zhulat, forcat zjarrfikëse kanë konstatuar se flakët kishin përfshirë të gjithë banesën. Shërbimi ka ndërhyrë menjëherë dhe ka punuar për fikjen e plotë të zjarrit. Mësohet se zjarri ka rënë në momentin kur e moshuara që banonte në banesë kishte ndezur oxhakun. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ndërkohë, Drejtoria e MZSh Gjirokastër vijon punën për neutralizimin e plotë të zjarrit.

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 7 shtetas pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit këta persona kanë hedhur lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar e goditur punonjësit e Policisë me sende të forta, ku si pasojë e përplasjes, janë lënduar 3 efektivë policie. Nga veprimet e kryera, policia ka proceduar penalisht 7 shtetas, nga të cilët 6 akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ndërsa një deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në…

Lexo më Shumë