Kanë nisur përplasjet në protestën e sotme të opozitës. Pas largimit nga kryeministria protestuesit u drejtuan për te ministria e Brendshme për të vijuar marshimin.
Mirëpo para se të shkonin atje, policia bëri gardh dhe nuk lejoi më tej marshimin.
Sakaq, u lëshua menjëherë ndaj protestuesve, ujë dhe gaz lotsjellës. Këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Protestuesit filluan të shpërndahen për te ura e Lanës pranë Hotel Dajtit.


