Author: almakos

Rrugës Qukës-Qafë Plloçë nuk i mbarojnë problemet, pasi ditëve të fundit janë evidentuar sërish problematika në këtë aks. [embedded content] Sipas asaj që shihet në terren vërehen ulje të niveleve në shtratin e rrugës, konkretisht në lotin e dytë, pranë zonës së quajtur “Kthesa e Trebinjës”. Duhet të kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, edhe një pjesë tjetër e këtij aksi, pësoi zhytje për shkak të rrëshqitjes së strukturës. Megjithatë pavarësisht se kanë kaluar kohë ky segment ende nuk është rikthyer në normalitet, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i kufizuar dhe i orientuar vetëm në një korsi. Problemet dhe…

Lexo më Shumë

Një reagim i ashpër politik është publikuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ku kritikohet figura e Izet Mexhiti dhe veprimtaria e tij ndër vite. Në kumtesë, Mexhiti akuzohet se gjatë karrierës së tij politike ka ndërtuar ndikim personal dhe pasuri, ndërkohë që, sipas BDI-së, ka kontribuar në përkeqësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike në komunën e Çairit. Partia pretendon se struktura politike e tij funksionon mbi baza klienteliste, duke përfshirë besnikëri familjare dhe interesa personale. Më tej, në reagim thuhet se për më shumë se dy dekada, Mexhiti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë monopolizuar përfaqësimin politik të shqiptarëve në Shkup,…

Lexo më Shumë

Një aksident detar u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonën detare në veri të ishullit Andros, ku një anije mallrash me flamur të Vanuatu-t u përplas në shkëmbinj dhe më pas u fundos, raporton media greke To Vima. Menjëherë pas sinjalizimit për incidentin, në vendngjarje mbërritën mjete lundruese të rojes bregdetare greke, si dhe një helikopter i Forcave Ajrore, të cilat realizuan me sukses operacionin e shpëtimit. Të nëntë marinarët që ndodheshin në bord u evakuuan në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake, anija kishte nisur udhëtimin nga Shqipëria me destinacion…

Lexo më Shumë

Panorama Online ka siguruar videon pak para aksidentit tragjik që i mori jetën dy të miturve, 10 dhe 12 vjeç në Durrës. [embedded content] Në pamje shihet momenti kur shoferi Nikoll Radaçi 57 vjeç lëviz me shpejtësi të lartë në një zonë të banuar, në kundërshtim me deklarimet e tij. Ai kishte pretenduar para oficerëve të policisë se kishte konsumuar vetëm një birrë dhe se po qarkullonte me rreth 30 km/h. Pamjet filmike tregojnë një realitet tjetër, fuoristrada e drejtuar prej tij dyshohet se lëvizte me një shpejtësi mbi 70-80 km/h në rrugën ku ndodhi ngjarja e rëndë. Disa sekonda…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit kohë pas kohe më e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 27 gradë. Në Shkup, pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu. MARKETING

Lexo më Shumë

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë hera-herës më të dendura.  Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati jugor me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në intervale të shkurtra, ajo pritet të forcohet duke arritur deri në 14 m/s, çka mund të sjellë ndjesi më të freskët në disa zona. Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 2 deri në 4 ballë.

Lexo më Shumë

Një grup banorësh nga zona e Kënetës në Durrës kanë mbërritur mbrëmjen e sotme (5 maj) pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë ndezur qirinj në kujtim të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës (3 maj). Karvani i makinave bllokoi përkohësisht një korsi qarkullimi në aksin përballë sheshit “Liria”, për t’u drejtuar më pas drejt shkallëve të bashkisë. Aty, qytetarët ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti për dy vogëlushët, të moshës 9 dhe 12 vjeç, jeta e të cilëve u ndërpre tragjikisht teksa po luanin në trotuarin pranë banesave të tyre. Mes…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, përmes një komunikate ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me deklaratën që dha sot kryeministri Mickoski, për zgjedhje të shpejta parlamentare në vend. Sipas ASH-së, për shqiptarët zgjedhjet janë shpëtimi i vetëm nga përfaqësuesit e pafuqishëm të shqiptarëve VLEN, të cilët kanë tradhëtuar rëndë pritshmëritë e shqiptarëve. Komunikata e plotë e Aleancës për Shqiptarët: Aleanca për Shqiptarët mbështet dhe inkurajon kryeministrin e vendit që sa më parë t’i bëjë thirrje kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për të mundësuar lehtësimin dhe debllokimin e procesit eurointegrues të vendit, i cili po mbahet…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lala, publikoi këtë të martë detaje të reja nga atentati mafioz që ndodhi mesditën e së dielës së 26 prillit në Balldren të Lezhës. Sipas dokumentarit të transmetuar në ekranin e Neës24, nga zbardhja e rrethanave të ngjarjes, mësohet se, automjeti që qëlloi me breshëri plumbash drejt Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij, Gentiana, ishte vënë në ndjekje, menjëherë pasi çifti lëvizi nga lokali ku drekuan dhe iu drejtuan banesës së tyre. Atentati ndodhi në dalje të Balldrenit ku fillimisht pamjet filmike tregojnë se makina me të cilën Kreshnik Mujeci dhe e shoqja po…

Lexo më Shumë

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve mbajti mbledhje në të cilën zhvilloi intervista me kandidatët e paraqitur pas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Mbledhjen e hapi Gjorgjija Sajkoski, kryetar i Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, dhe më pas e kryesoi kryetari i Komisionit të Përzgjedhjes, Igor Zdravkovski. Kandidatët Katerina Zajkovska, Marija Katrallova-Kitanov, Vlladimir Klekovski, Tanja Levajkoviq dhe Millka Muratovska paraqitën pikëpamjet dhe vizionet e tyre para anëtarëve të Komisionit, si dhe para publikut të interesuar. Deputetët, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe institucioneve patën mundësinë të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot (5 maj) masat e sigurisë për 9 nga të arrestuarit në flagrancë të operacionit antidrogë që u zhvillua fundjavën e kaluar, ku u godit një grup i organizuar kriminal. Arrest me burg ishte masa e dhënë pas dëgjesës së palëve në seancë me dyer të mbyllura. Në total ishin 24 fletë-arresti, ku një pjesë e tyre ishin kapur më herët dhe 8 u shpallën në kërkim në 27 kontrolle banesash e objektesh që u bënë. Në një njoftim zyrtar, gjykata bëri të ditur se vendimi është marrë në kuadër të transparencës dhe informimit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas koalicionit që arriti me PDK’në, ka filluar ndryshimin e strukturave nëpër drejtori. Nga ky koalicion është prekur edhe pozita e drejtorit të Arsimit, Samir Shahini. Ky i fundit me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se mandati i tij ka përfunduar sot. “Të nderuar qytetarë, kolegë drejtora, mësimdhënës e staf të shkollave, të respektuar prindër e të dashur nxënës. Me vendim të Kryetarit të Kryeqytetit, mandati im si Drejtor i Arsimit përfundon këtu. Një gjë dua ta them qartë: puna që kemi nisur nuk ishte e zakonshme dhe nuk duhet…

Lexo më Shumë