Author: almakos

Alsat 2020-03-13T16:14:02+01:00 Nga java e ardhshme në televizionin publik në të gjitha programet, nis transmetimi i programeve edukative- arsimore për fëmijët e çerdheve dhe ato të shkollës fillore. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se programi edukativ nuk është kompensim i mësimit të humbur gjatë këtyre 14 ditëve për shkak të virusit Korona. Ai shtoi se programet edukativo arsimore kanë për qëllim që fëmijët të vazhdojnë të edukohen edhe në rrethana të këtilla të jashtëzakonshme, në shtëpi. Për ta realizuar këtë qëllim, nga dikasteri i Arsimit i apelojnë mësuesve të paraqiten vullnetarisht për tu bërë pjesë e programit edukativ. Deri…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-13T16:02:31+01:00 Ka arritur në 12 numri i personave të prekur nga virusi Koronë në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se nga dhjetëra persona të testuar që janë në izolim,  4 kanë rezultuar pozitiv dhe për momentin kanë pasqyrë të lehtë klinike. Të infektuarit janë transferuar në Qendrën për Sëmundje Infektive. Për shkak të gjendjes së krijuar, Qeveria shpalli gjendje krize në komunat Dibër dhe Qendra e Zhupës. Në këto komuna rekomandohet lëvizje e kufizuar e banorëve. [embedded content] Sot erdhën për testim materialet nga Qendra e Shëndetit publik në Dibër. 10 persona kanë treguar shenja…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-13T15:24:37+01:00 Në rrethanat aktuale dhe në kuadër të masave të shumta të autoriteteve për parandalimin e përhapjes së virusit korona, institucionet përkatëse nuk po i informojnë qytetarët nëse duhet të shmangin ose jo blerjen e produkteve të pa ambalazhuara. Arra, vezë, fruta dhe perime apo edhe produkte të qumështit vazhdojnë të shiten nëpër tregjet e gjelbra edhe pse shitësit pranojnë se frika nga përhapja e virusit ka ndikuar në uljen e numrit të blerësve. “Kanë frikë tani. Nuk po shkon, pothuajse asgjë nuk shitet. Nuk po blejnë, e si më përpara nuk ka shans më” “Po ja kanë blerë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-13T15:08:27+01:00 Informacionet jozyrtare se OSBE/ODIHR mund t’i tërheqë vëzhguesit për zgjedhjet e 12 prillit për shkak të virusit korona kanë arritur edhe në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Nga atje thonë se pavarësisht vendimit të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet do të jenë të organizuara mirë. Ka edhe përfaqësi diplomatike dhe organizata të pranishme në vend. Nuk mendoj se do të largohen nga procesi, eventualisht mund ta reduktojnë numrin. Ne si KSHZ, dorëzojmë raport në Kuvend”-tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së. Nga OSBE/ODIHR thonë se vendimi do të varet nga përhapja e virusit korona. Misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shkup dhe Varshavë po…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-13T14:43:42+01:00 Numër shumë i vogël turistësh sot mund të shihej në Ohër. Kjo u konfirmua nga kapedanët e anijeve, të cilët thanë se me orë të tëra presin në portin e qytetit. Ata nuk e mbajnë mend që Ohri të ketë qenë kaq i boshatisur në këtë periudhë të vitit. Disa turistë që i takuam thanë se nuk kanë frikë nga virusi korona dhe për këtë arsye nuk e kanë anuluar udhëtimin e tyre. “Kemi ardhur për të shijuar kohën. Nuk kemi frikë nga virusi korona. Nëse ndodh – le të ndodhë. Kjo nuk ishte pengesë për ne” “Fluturimet…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-13T14:19:15+01:00 Nga aksioni qytetar “Dil dhe voto”, thonë se resurset e shtetit janë duke u keqpërdorur në periudhën parazgjedhore, për qëllime partiake, dhe kanë vënë re raportime të pabalancuara nga disa media, pa theksuar se cilat. Reagojnë gjithashtu se partitë tashmë kanë hapur shtabe lokale, që sipas tyre do të thotë fillim i parakohshëm i fushatës. [embedded content] Promovimi i projekteve dhe propagandës për aktivitetet e qeverisë të përdoret për qëllime elektorale – është absurde. Ne u bëjmë thirrje bartësve të funksioneve publike, që të ndalojnë keqpërdorimin me pozitat e tyre në këtë drejtim. Njëkohësisht, pamundësia për të bërë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-13T13:21:07+01:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se gjendja me virusin korona në vend po përkeqësohet në gjithë botën dhe se sipas tij qeveria duhet të shpall gjendje krize në të gjithë territorin e vendit. “Gjatë ditës së djeshme në konsultim me ekipin e mjekëve dhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi në VMRO-DPMNE, si dhe me ekipin ekonomik kemi përgatitur dhe sot ofrojmë masa anti-krizë për qytetarët dhe bizneset. Për implementimin e masave duke marrë parasysh se Kuvendi është shpërndarë , VMRO-ja i propozon qeverisë të shpall gjendje krize në territorin e gjithë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-13T12:56:17+01:00 Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij të sotme për për gjendjen aktuale me virusin korona në vend  ka komentuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend që duhet të mbahen më 12 prill, Pendarovski theksoi se kampanja zgjedhore mund të realizohet përmes mediumeve dhe rrjeteve sociale por që problemi sipas tij qëndron në ditën e zgjedhjeve, ku ka fluks të madh të njerëzve. “Ne mund të relizojmë kampanjë përmes rrjeteve sociale, ashtu siç shoh që ka konsensus mes krerëve politik, por ka kategori të qytetarëve që nuk kanë qasje sikur se kanë qytetarët në moshë më…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-13T12:30:24+01:00 Presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp në Vilën Vodno njoftoi se tashmë ka caktuar takim të Këshillit të Sigurimit për ditën e hënë në ora 16:00, ku përveç anëtarëve standardë do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Siç tha ai, në mbledhje do të diskutohet gjendja në vend me virusin korona si dhe të gjitha masat që  duhet të përgatiten në rast të përshkallëzimit të gjendjes. Pendarovski gjithashtu njoftoi se shërbimet e Presidencës kanë detektuar grupe të organizuara për shpërndarjen e lajmeve të rreme. “Shërbimet…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës në mbledhje e sotme  ka njoftuar se ka vendosur të ndërpresë procesin e institucioneve arsimore deri më datën 27 mars për shkak të situatës nga koronavirusi. Masat që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës kundër koronavirusit: Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020. Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor. Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjet të PK-së. Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-13T09:48:20+01:00 Ministria e Shëndetësisë ka publikuar këshilla se si të realizohet vetizolim i duhur shtëpiak; Rrini në shtëpi, përveç se në raste të urgjencave. Nëse keni mundësi, punoni nga shtëpia. Ndahuni nga të tjerët në hapësira të ndryshme. Rregullisht ajrosni hapësirat. Përdorni toilet të veçantë. Shmangni përdorimin e përbashkët të mjeteve për amvisëri si fasulet për duar, çarçafë, gota, mjete për ushqim. Nëse porosisni ushqim/produkte përmes porosive, luteni ofruesin që t’i len produktet para shtëpisë suaj. Tentoni që të qëndroni më larg kanakarëve tuaj. Nëse kjo është pamundur, lani duart para dhe pas kontaktit. Qëndroni në largësi të sigurt…

Lexo më Shumë