Alsat 2020-03-11T16:10:31+01:00 VMRO-DPMNE-ja nënshkroi koalicionin parazgjedhor me 20 parti të vogla politike. Hristijan Mickoski partia e të cilit udhëheq koalicionin “Për ripërtërije të Maqedonisë” tha se ky bashkim i forcave bëhet për t’i dërguar në pension politikanët që kanë zhgënjyer qytetarët dhe janë futur në krim dhe korrupsion. Mickoski bëri thirrje për dalje në votim, duke e vlerësuar si të rëndësishme çdo votë qytetari. [embedded content] Ky është blloku për ripërtërije i cili do t’i dërgojë në pension politikanët të cilët e zhgënjyen popullin dhe do të sjell më shumë për të gjithë. Atë që u kam premtuar dhe u…
Author: almakos
Alsat 2020-03-11T13:12:30+01:00 Ndërmarrja Publike për Qarkullim- Shkup, njofton se nga dita e nesërme do të ndërpritet transporti publik falas për të gjithë nxënësit, studentët dhe pensionistët. Kjo masë vjen për shkak të gjendjes me virusin Korona dhe rekomandimeve nga institucionet kompetente për parandalim dhe mbrojtje nga virusi.Kjo masë është e përkohshme dhe do të jetë ën fuqi në dy javë, deri në rekomandimet e ardhshme. Loading…
Alsat 2020-03-11T12:16:34+01:00 Autobusët e transportit publik nga nesër do të qarkullojnë me orar të reduktuar, identik me orarin që vlen gjatë pushimeve shkollore. Ndërkohë, Kopshti Zoologjik i Shkupit do të mbyllet për shkak të masave kundër virusit korona. “Orari i reduktuar do të jetë i vlefshëm për dy javët e ardhshme, pra deri në rekomandimet e radhës nga institucionet kompetente. NPQ ‘Shkupi’ apelon tek qytetarët për përdorim racional të transportit publik, dhe njëkohësisht kujtojmë që të gjitha automjetet e NPQ ‘Shkupi’ po i nënshtrohen një trajtimi shtesë me dezinfektues në 10 ditët e fundit ”, thonë nga NPQ “Shkupi”. Ndërkohë…
Alsat 2020-03-11T09:51:57+01:00 Pas shtatë personave të regjistruar pozitivë në shtet në mënyrë parandaluese prej sot janë mbyllur kopshtet, shkollat, fakultetet, konviktet e studentëve, janë ndaluar ngjarjet masive, organizimi i udhëtimeve në shtetet me rrezik të lartë. Gjatë ditës së djeshme nuk ishin regjistruar raste të reja. Negativë ishin testet e një pacienteje 16-vjeçare e cila kishte një kontroll të vogël te drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Caca Biljanovska te e cila pardje ishte konfirmuar se është infektuar nga koronavirusi, si dhe e dy pacientëve të tjerë. Vendimi për shkarkimin e Biljanovskës duhet të përgatitet sot, ndërsa për…
Alsat 2020-03-11T08:23:13+01:00 Një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një tjetër i Gjermanisë, të cilët kanë qenë pjesëtarë të Shtetit Islamik, janë dëbuar nga Turqia në vendet e tyre, kumtoi Ministria turke e Punëve të Brendshme. Ata kanë qenë të robëruar në Siri, si pjesëtarë të SHI-së. Qeveria në Ankara paralajmëroi se do të vazhdojë të kthejë pjesëtarë të robëruar të SHI-së në vendet e tyre amë edhe krahas kundërshtimit të disa shteteve evropiane, transmeton agjencia Anadolia. Sipas të dhënave të MPB-së turke, vitin e kaluar nga Turqia janë dëbuar 780 pjesëtarë të SHI-së në vendet e tyre. Loading…
Alsat 2020-03-10T21:39:38+01:00 Të enjten ne ora 13 është thirrur takim liderësh per gjendjen me virusin Korona. Takimin e konfirmoi edhe kreu i VMRO-DPME-së Hristijan Mickoski. Ai nuk deshi te komentoje nëse ka gjasa të shtyhen zgjedhjet, por tha se në takim do të vendoset se çfarë do të ndodhë më tej. Koronavirusi mund ti shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 Prill. Kështu mësohet nga burime brenda qeveritare. Të njëjtat burime theksojnë se ditën e Enjte do të thirret takim liderësh në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ftesat tashmë janë dërguar tek krerët e partive…
Alsat 2020-03-10T20:34:21+01:00 Në Shkup po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e Procesit të Berlinit. Në takim morën pjesë edhe ministra të jashtëm nga vende të Bashkimit Evropian. Temë e takimit janë reformat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE si dhe përballja me valën e emigrantëve që kërcënon kufijtë juglindorë të Evropës. Takimi i Procesit të Berlinit për herë të parë mbahet nën kryesimin e një vendi anëtar si Bullgaria dhe një vendi që synon integrimin në Bashkimin Evropian, siç është Maqedonia e Veriut. Takimi i është kushtuar bashkëpunimit…
Alsat 2020-03-10T18:41:41+01:00 Rezultoi negativ testimi i 16 vjeçares për koronavirus e cila kishte simptome të ngjashme me virusin. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se negativ kishte rezultuar edhe testimi plotësues i pacientes së parë të prekur nga virusi korona. Ajo u testua për së dyti herë përpara lëshimit në shtëpi, bazuar në rekomandimet e OBSH. Megjithatë autoritetet thonë se pavarësisht gjendjes së mirë shëndetësore ajo do të mbetet ende e shtruar pasi shërimi i saj nuk ka përfunduar plotësisht. Gjendja e gjashtë personave të tjerë të hospitalizuar në Klinikën Infektive mbetet stabile dhe me një pasqyrë të lehtë klinike. Në izolim…
Alsat 2020-03-10T17:35:25+01:00 Të gjitha çerdhet, shkollat fillore e të mesme, universitetet mbyllen për 14 ditë. Vendimi i qeverisë erdhi pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bëri thirrje që masat dhe apelet t’i respektojnë të gjithë qytetarët dhe institucionet. Nxënësit dhe qytetarët të tjerë të qëndrojnë në shtëpi dhe këtë masë të mos e keqpërdorin për shëtitje sidomos në ambiente të mbyllura. [embedded content] Njëri prind me fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, i mundësohet të lirohet nga puna, qoftë në institucione shtetërore ose private, pushimi i…
Alsat 2020-03-10T16:01:48+01:00 Tre dronët e policisë janë të vendosur në një hangar policor në Aeroportin Petrovec. Sistematizimi i fundit në Ministrinë e Brendshme nga ish-ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, i bërë më 18 dhjetor 2019, nuk ka paraparë njësi për drone dhe tashmë nuk ka kush i menaxhon ato. Për momentin departamenti i kontrollit të brendshëm e heton këtë rast dhe planifikoj të bëj kërkesë për ngritjen e përgjegjësisë penale për ish ministrin Oliver Spasovski sepse është bërë kontratë për mirëmbajtje dhe mbështetje të pajisjeve teknike gjë që ai nuk e ka paraparë me sistematizimin…- Naqe Çulev, ministër i Brendshëm.…
Alsat 2020-03-10T14:59:43+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që të mbyllë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore. Filipçe gjithashtu njoftoi se do të lirohet nga puna njëri prej prindërve që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare me qëllim që të kujdesen për fëmijët, kjo masë vlen që nga sot përfshi këtu edhe për të punësuarit në kompani private. Ministri i Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se së shpejti priten të arrijnë edhe 2 aparate për frymëmarrje në Klinikën Infektive.…
Alsat 2020-03-10T13:44:51+01:00 Koronavirusi ka kapluar gjithë Evropën, duke përfshirë këtu Maqedoninë e Veriut edhe Shqipërinë. Deri tanimë janë anuluar shumë ngjarje sportive, e disa Federata kanë marrë vendim që ndeshjet e kampionatit përkatës të luhen me dyer të mbyllura, ndërsa në Itali, në vendin ku thuhet se është prekur më së shumti nga ky Virus, kampionati i futbollit Serie A është suspenduar deri më tre prill. Ndeshja shumë e përfolur mes Kosovës dhe Maqedonisë thuhet se do të luhet pa tifozë, mirëpo një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar as zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Faton Zylbehari…

