Alsat 2020-03-10T10:45:33+01:00 Në seancën e sotme të rastit Monstra, ku janë prezent në cilësinë e dëshmitarëve ish funksionari i BDI-së Musa Xhaferi dhe ai aktual Blerim Bexheti, janë vërejtur edhe përforcime të Njësitit nga policia intervenuese. Kjo seancë është me masa të shtuara me policë mirë të armatosur dhe me antiplumb. Por, ende nuk dihet a u bë me kërkesë të dëshmitarëve për rrezikshmëri nga ajo që thuhet në këtë rast të ndjeshëm, apo MPB ka shtuar masat për çështje sigurie. Dëshminë filloi ish-Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, i cili tha se kur ka ndodhur vrasja e pesëfishtë tek Liqeni…
Author: almakos
Alsat 2020-03-10T09:52:20+01:00 Këshilli i Dibrës në seancën e jashtëzakonshme, të mbajtur mbrëmë vonë, në të cilën u shqyrtuar gjendja me përhapjen e koronavirusit në rajonin e kësaj komune, mori konkluzion, me të cilin nga disa ministri kërkohet ndërmarrje e masave urgjente. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkohet urgjentisht të merret vendim për ndërprerje të mësimit për një kohë të pacaktuar. Ministria e Shëndetësisë urgjentisht ta rrisë numrin e punonjësve shëndetësore në Njësitin punues të Dibrës për shëndet publik (epidemiolog, personel shëndetësor teknik). Inspektorati sanitar t’i rrisë kontrollet mbi kapacitetet hotelierike për nivelin e dezinfektimit. Nga Qeveria kërkoi mundësinë për…
Alsat 2020-03-10T08:39:29+01:00 LSDM-ja mbrëmë në Kongresin e partisë në Shkup i publikoi bartësit e listave dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Siç kumtoi mbrëmë në konferencë për media lideri i partisë Zoran Zaev, përveç katërshes bartës i listës do të jetë ai, në njësinë e parë zgjedhore bartës i listës do të jetë shefi aktual i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, kryeministri teknik Oliver Spasovski në të dytën, sekretari i përgjithshëm i partisë Lupço Nikollovski në të tretën, pesëshen do ta udhëheqë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Bartës në njësinë e…
Alsat 2020-03-09T23:00:28+01:00 Ambasadorja amerikane, Kejt Bërns në emisionin “360 gradë” në Alsat theksoi se pret që nga fundi i marsit, BE të merr vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. “Shpresojmë dhe presim që Këshilli i BE-së të korrigjojë gabimin dhe të shfrytëzojë mundësinë gjatë takimit të ministrave këtë muaj të jep datë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ka shanse reale që BE gjatë takimit në mars të jep një “Po” dhe t`i jep “dritë jeshile” Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave”-tha mes tjerash Bërns. Loading…
Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se nga gjithsej tetë pacientët e testuar gjatë pasdites së sotme, tre kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona. Bëhet fjalë për tre familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi korona në vend tashmë ka shkuar në 7. “Pacientët pozitivë, nga e premtja, 6 marsi, kanë qenë në izolim shtëpiak, që nga sonte ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë ditës së sotme gjithashtu u konfirmua rasti i katërt me virusin korona në vend,…
Alsat 2020-03-09T21:09:45+01:00 Tashmë është publikuar një pjesë nga lista e kandidatëve për deputetë nga LSDM-ja. Ashtu edhe siç u raportua më herët njësinë e parë zgjedhore bartës të listës do të jenë Nikolla Dimitrov dhe Milla Carovska. Me njësinë e dytë zgjedhore bartës të listës pritet të jenë Oliver Spasovski dhe Sanja Llukarevska. Në njësinë e tretë zgjedhore bartës i listës pritet të jetë Lupço Nikollovski dhe Jagoda Shehpanska ndërsa në njësinë e katërt bartës liste do të jetë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Radmilla Shekerinsa dhe Jovan Mitrevski pritet të udhëheqin me listën e njësisë zgjedhore me numër pesë, ndërsa…
Alsat 2020-03-09T19:36:19+01:00 Në kongresin e sontëm të LSDM-së pritet të finalizohen emrat e kandidatëve për deputet të kësaj partie dhe koalicionit. Jozyrtarisht, mësohet se në njësinë e parë zgjedhore bartës të listës do të jenë Nikolla Dimitrov dhe Milla Carovska. Me njësinë e dytë zgjedhore bartës të listës pritet të jenë Oliver Spasovski dhe Sanja Llukarevska. Në njësinë e tretë zgjedhore bartës i listës pritet të jetë Lupço Nikollovski dhe Jagoda Shehpanska ndërsa në njësinë e katërt bartës liste do të jetë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Radmilla Shekerinsa dhe Jovan Mitrevski pritet të udhëheqin me listën e njësisë zgjedhore…
Alsat 2020-03-09T18:59:47+01:00 193 persona janë vendosur në izolim shtëpiak për shkak të virusit korona. Numri kaq i lartë dhe i menjëhershëm izolimi është rezultat i pacientes së katërt të prekur nga koronavirusi, drejtoreshës së Klinikës për sëmundje të lëkurës. Mes personave të izoluar janë 103 persona të cilët kanë marrë pjesë në konferencën e dermatovenerologëve, 64 persona janë personel mjekësor nga Klinika për sëmundje dermatologjike, 11 pacientë që kanë qenë të shtrirë në klinikë dhe 13 pacientë të tjerë që kanë pranuar terapi ditore. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se Klinika për sëmundje të lëkurës është mbyllur, ndërsa paralajmëroi…
Alsat 2020-03-09T18:15:57+01:00 Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë oborri, as pragu, por pjesë e së njëjtës shtëpi, andaj duhet t’iu ndihmojmë të integrohen sa më parë në BE. Ky ishte mesazhi i shefes së diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, sipas së cilës BE-ja është e obliguar që në mars t’i jep Shkupit e Tiranës dritë jeshile për fillim të negociatave për anëtarësim. Jemi pjesë e së njëjtës shtëpi me Ballkanin. Derisa çdo ditë përballemi me kriza të ndryshme, ajo që nuk ndryshon është gjeografia. Nuk mund të zgjedhim fqinjët. Jemi këtu. Jemi në rajon. Duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe shtetet…
Alsat 2020-03-09T16:57:52+01:00 Ministri i Shëndetësia, Venko Filipçe ka dhënë informacione shtesë rreth rastit të ri me koronavirus, respektivisht rreth drejtoreshës së klinikës për sëmundje të lëkurës e cila gjatë ditës së sotme rezultoi pozitive me koronavius. Filipçe njoftoi se dy familjarë të drejtoreshës tashmë janë në izolim dhe janë intervistuar të gjithë të punësuarit dhe pacientët e Klinikës për Dermatonevrologji ku ka punuar tashmë drejtoresha e infektuar. “64 të punësuar dhe 11 pacientë që kanë qenë të akomoduar në Klinikë si dhe 13 pacientë që kanë marrë trajtim mjekësor gjatë ditës do të izolohen për 14 ditë”- pohoi Filipçe. Ministri…
Alsat 2020-03-09T15:57:36+01:00 Të akuzuarit për të enjten e përgjakshme pretendojnë se nuk e kanë organizuar hyrjen e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017. Ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, tha se aktakuza ishte bërë për qëllime politike nga partia politike në pushtet. Sipas tij, Prokuroria nuk ka dëshmi. Ai vuri në dukje se në fjalimin hapës, prokurorja Vilma Ruskovska nuk e citoi tërë citimin e Goce Dellçevit: “Unë nuk njoh asnjë popull tjetër përveç atij maqedonas, i cili vuajti më shumë nga djemtë e tij”. Këtu, Veljanoski tha se populli maqedonas vuan më shumë nga shërbëtorët e…
MIA Alsat 2020-03-09T15:07:29+01:00 Si masë preventive nga përhapja e virusit Covid-19, hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar me dezinfektimin e trenave të udhëtarëve. Dezinfektimi sot është kryer në katër garnitura dhe katër vagona që transportojnë udhëtarë në relacione të ndryshme. Sipas nevojës aksioni do të zbatohet përsëri. MIA Loading…

