Author: almakos

Alsat 2020-03-09T14:04:56+01:00 VMRO-DPMNE-ja në Njësinë e parë zgjedhore do të garoj me ish kandidaten për president shteti, profesoreshën Gordana Siljanovska, mëson Alsat nga burime brenda partisë. Në Njësinë e dytë zgjedhore sipas burimeve pritet të vendoset në mes Vllado Misajllovski dhe Rashella Mizrahi. Ndërkohë që është bërë e ditur se në Njësinë e tretë zgjedhore listës do t’i prij Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i kësaj partie. Në njësinë e 4 zgjedhore listën e partisë më të madhe opozitare do ta kryesoj nënkryetari Aleksandër Nikollovski. Në njësinë e 5 zgjedhore pritet të vendoset në mes Igor Durllovskit dhe Sillvana Angellovska.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-09T13:03:21+01:00 Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn është optimist se BE-ja do t’i jep dritë jeshile Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës në Shkup, Aselborn tha se pas metodologjisë së re të zgjerimit dhe raportit pozitiv, pret nga Franca të votojë pozitivisht dhe shembullin e saj ta ndjekin edhe shtetet tjera skeptike, si Danimarka e Holanda. Aselborn kërkon që vendi të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe luftën kundër korrupsionit. “Bindja ime është se nëse Franca merr qëndrim pozitiv, edhe shtetet tjera do ta ndjekin. Të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-09T11:41:41+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e radhës pranë qeverisë mbi situatën e koronavirusit në vendin tonë tha se kemi edhe një rast tjetër të konfirmuar me koronavirus dhe këtë herë bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, e cila para një jave ishte kthyer nga Italia. Gjendja e saj paraqitet stabile dhe është hospitalizuar në Klinikën Infektive Shkup. Filpçe tha se po identifikohen dhe po intervistohen të gjithë mjekët dhe pacientët që kanë pasur kontakt me të në spital, ka mundësi që të mbyllet i gjithë reparti dhe pacientët të dërgohen në shtëpi…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-09T10:10:03+01:00 Në Kamjan të Tetovës mbrëmë është djegur një pjesë e madhe e shtëpisë, nuk ka të lënduar. Zjarri ka shpërthyer rreth mesnatës, ndërsa është shuar pas dy orëve. “Gjysmë ore pas mesnate në SPB Tetovë, R.F 21 nga Kamjani ka denoncuar se ka shpërthyer zjarr në shtëpinë e tij. Rreth orës 1 e 50 minuta zjarri është lokalizuar tërësisht, nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar dëm i madh material, Për shkak të rrethanave, ekspertizë në vendngjarje do të kryhet gjatë ditës”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë. Nga Shërbimi i zjarrfikësve të Tetovës informuan se kanë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-09T09:05:47+01:00 Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-09T08:00:21+01:00 Moti do të jetë me vranësira dhe i freskët me reshje të shiut, të cilat do të jenë më të mëdha në pjesët lindore. Nëpër male dhe disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 4 deri 12 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 4 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 10 gradë Celsius. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-08T18:25:33+01:00 Me gjithë përhapjen e virusit vdekjeprurës pothuajse në të gjithë botën, Kosova vazhdon të mbetet vend i sigurt për qytetarët e saj. Nga data 08.02.2020 deri më 08.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së se nuk ka asnjë rast të dyshimtë në COVID-19 dhe nuk është testuar asnjë mostër në virusin SARS-CoV-2. Nga data 1.02.2020 deri më 8.03.2020…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-08T15:54:22+01:00 Kryetari i LSDM-së Zaev pretendon se ai nuk i ka pasur fare materialet nga regjistrimet audio ku dëgjohet deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski se si bisedon me ish-kryetarin e Supremes Jovo Vangelovski. Gjithçka që kanë pasur nga përgjimet në LSDM, Zaev thotë se i kanë dorëzuar në PSP. Të mos harrojmë se kush ka përgjuar në shtet, dhe të mos harrojmë se ne morëm vetëm një pjesë të atyre materialeve. Ky material që e dëgjova me të vërtetë është i rëndësishëm dhe në atë kohë me siguri do ta publikonim nëse do ta kishim, si ndikim të drejtpërdrejtë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-08T14:06:19+01:00 Thuajse çdo grua merr urime dhe dhurata për 8 Mars. Pjesa më e madhe e tyre, në ditët e tjera të vitit përjetojnë padrejtësi, diskriminim, paragjykime, madje, në shumë raste, edhe dhunë. Aktivistet dhe ata që zakonisht janë më të zëshme për barazinë gjinore thonë se shoqëria jonë ka kaluar nga sistemi patriarkal dhe ka hyrë në një fazë më të avancuar por që akoma lë shumë për të dëshiruar, në shumë sfera të shoqërisë. Ne, tani i kemi gratë të kyçura në parti politike por kjo për mua nuk mjafton sepse ende nuk e kemi krijuar një…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-08T12:55:52+01:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski fton Zaevin në debat televiziv me Milloshoskin, pas bombave të publikuara në Youtube për deputetin e VMRO-së.“Bëhet fjalë për një gënjështër të madhe dhe brutale që e thotë. Besoj se i kanë thënë, pasi i ka publikuar se ato duhet të përfundonin në prokurori dhe të mos publikoheshin në Youtube, prandaj ka reteruar nga qëndrimi. Besoj edhe më tej do të vazhdojnë në publik të paraqiten materiale të këtilla. Meqë ik prej meje të dalë në debat do të ishte më mirë të paktën të pranojë me Milloshoskin të dalë në debat në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-08T11:42:47+01:00 Tre fluturime që ishin në program nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt Italisë këtë të diele janë anuluar. Bëhet fjalë për avione që duhet të uleshin në Milano, Rome dhe Bolonja.Ndonëse kompania “Air Albania” nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar në lidhje me shkakun e anulimit të fluturimeve, nga ana tjetër Autoriteti i Aviacionit Civil zyrtarisht thotë se anulimi i fluturimeve mund të ketë të bëjë me arsye operacionale. Megjithatë ka dyshime të forta se kjo masë është marrë nga situate e koronavirusit në Itali, sidomos pas dekretit të fundit që izoloi 16 milionë banirë në qendër dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-07T17:18:25+01:00 BDI-ja ka caktuar tanimë bartësit e listave për deputetë. Sipas burimeve të Alsat, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti do të garoj në Njësinë e 6 zgjedhore, në Njësinë e 5 bartës liste do të jetë Talat Xhaferi, në Njësinë e tretë zgjedhore ish ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, në Njësinë numër 2 bartës liste do të jetë Arbër Ademi dhe në Njësinë e pare zgjedhore listës do t’i prij nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti. Në Njësinë zgjedhore numër katër, kjo parti nuk do të garoj. Ndërkohë gjatë javës edhe partitë tjera në pajtim me Kodin Zgjedhorë do…

Lexo më Shumë