Author: almakos

Alsat 2020-03-06T12:14:37+01:00 Kompozitorja nga Serbia i ka dhënë 150.00 euro Boki 13 për barna dhe shoping në Millano. Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket” me propozim të të akuzuarit të parë Bojan Jovanovski, ka dëshmuar bashkëshorti i kompozitores serbe, Marina Tucakoviq. Ai në gjykatë ka dëshmuar për miqësinë e tyre shumëvjeçare dhe për atë që në disa raste financiarisht i ka ndihmuar, si në rrafshin profesional ashtu edhe në atë privat. Dëshmitari ka treguar se më 21 shkurt të vitit të kaluar Boki 13 në shtëpinë e tyre në Beograd i ka dhënë 150.000 euro që të blej…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-05T21:52:44+01:00 Zëvendës ministri i brendshëm, Agim Nuhiu, nuk jep një përgjigje konkrete rreth pyetjes se sa vota të shqiptarëve vlerësojnë se do të shkojnë tek LSDM-ja, duke komentuar rreth koalicioneve, Nuhiu thotë se  BDI asnjëherë nuk ka bërë koalicione formale, qoftë me VMRO-DPMNE-në apo me LSDM-në, por se gjithmonë kanë pasur parësor interesin e shqiptarëve. Sidoqoftë, pranon se bashkëqeverisja ka qenë  me një klimë më të butë me LSDM-në, por shton se asnjë nuk i ka pritur me krahë hapur. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-05T18:54:27+01:00 Rezultuan negativ në testin për virusin korona edhe dy të dyshuarit e fundit, shtetas të huaj të cilët në vend qëndronin nga 28 shkurti. Njëri është shtetas i Singaporit dhe tjetri nga Australia të cilët në Maqedoni kishin ardhur nga Gjermania. Shfaqja e simptomаve tek ta kishte filluar para tre ditëve ndërsa autoritetet i kanë njoftuar përmes shërbimeve të hotelit. Ministria konfirmoi që rezultatet janë negative. [embedded content] Ministria e Shëndetësisë Ata do të drejtohen në Klinikën për sëmundje infektive për trajtimin e duhur të diagnozës së tyre.  Ministria e Shëndetësisë njofton se përsëri i janë bërë analiza…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-05T17:25:28+01:00 Senatorja e shtetit Massachusetts Elizabeth Warren po i jep fund fushatës presidenciale në garën brenda demokratëve. Largimi i senatores vjen pas rezultateve zhgënjyese që ajo pati në zgjedhjet paraprake të Super të Martës, në të 14 shtetet që votuan. Ajo madje humbi në shtetin e saj, Massachusetts. Senatorja Warren, ish profesore e së drejtës në Universitetin Harvard, bëri fushatë me moton e “ndryshimit të madh strukturor” për të luftuar korrupsionin dhe rolin e parasë në politikë. Gjatë fushatës, ajo mbrojti një sërë kauzash liberale si kujdesi shëndetësor për të gjithë, anulimi i borxheve studentore dhe copëzimi i kompanive…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-05T16:38:41+01:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se rezultatet e testit të virusit korona për dy turistët të cilët ishin  izoluar në një hotel në Shkup janë negative. Të dyshuarit kishin arritur më 28 shkurt nga Gjermania. Njëri është nga Australia kurse tjetri nga Singapori. Shfaqja e simptomаve tek ta kishte filluar para tre ditëve. Loading…

Lexo më Shumë

Ilustrim Alsat 2020-03-05T15:44:32+01:00 Mëngjesin e sotëm në rajonin e Strumicës-Radovishit policia gjatë kontrollit të një automjeti ka gjetur 43 emigrant. Automjeti është me targa të Shkupit ndërsa shoferi është arrestuar. “Gjatë kontrollit policor, në makinën e mallrave janë gjetur 43 emigrantë. D.Gj. është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet padi konkrete”-thonë nga MPB. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-05T13:18:20+01:00 Republika e Maqedonisë së Veriut me miratimin e ligjeve të rëndësishme së fundmi ka dëshmuar se është shtet evropian dhe se meriton fillimin e negociatave për anëtarësim në BE-në, tha Kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Volfganag Sobotka. Gjatë vizitës në Shkup, Sobotka tha se pas propozimit të metodologjisë së zgjerimit dhe raportit pozitiv nuk ka arsye që takimi i Këshillit Evropian këtë muaj të jetë “déjà vu” e tetorit të kaluar, por se mbetet të shihet si do të vendosin shtetet anëtare. Edhe në tetor pritëm vendim pozitiv nga ana e Këshillit Evropian, por mund të them…

Lexo më Shumë

SONY DSC Alsat 2020-03-05T12:46:00+01:00 Mot me vranësira me reshje të shiut dhe erë nga drejtimi jugor na pret prej nesër dhe gjatë fundjavës. Meteorologët paralajmërojnë reshje më të rrëmbyeshme të shtunën, mbi 29 l/m2, kur do të ketë edhe kushte për destabilizim lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Nga atje paralajmërojnë se nesër nga fundi i ditës dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare, ndërsa kohë pas kohe edhe e fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura minimale nesër do të lëvizë prej minus pesë deri një gradë, të shtunën prej tre deri nëntë gradë, të dielën prej…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-05T12:13:36+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se dy turistë po testohen për koronavirus. Filipçe njoftoi se ekipet e mjekëve tashmë kanë marrë mostra për testime dhe se pritet rezultate, derisa dy turistët mbeten të izoluar në hotel. “Mëngjesin e sotëm dy qytetarë të huaj të cilët janë vendosur në një hotel në Shkup kanë informuar se kanë arritur në vendin tonë me 28 shkurt, ndërsa dy ditël e fundit kanë simptome të gripit. Njëri është shtetas i Australisë ndërsa tjetri i Singaporti dhe të dy kanë ardhur me fluturimin nga Kelni” Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-05T10:33:51+01:00 Për shkak të defektit në instalimin e ujësjellësit, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Xhon Kenedi” dhe një pjesë e rrugës “Seravë” në Shkup. Ndërprerja në furnizimin me ujë do të zgjasë nga ora 9.000 e deri në evitimin e defektit, bëri të ditur NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-05T09:28:12+01:00 Tërmet me magnitudë ML=2.6 sipas Rihterit dhe intensitet prej III shkallë sipas Shkallës makrosizimike evropiane, mëngjesin e sotëm në ora 7:26 është ndjerë nga banorët e Strumicës, Vallandovës dhe rrethinës. Siç ka informuar Observatoriumi sizmologjik, epiqendra e tërmetit ka qenë 120 kilometra në juglindje të Shkupit dhe vjen nga zona e epiqendrës së Strumicës. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-05T08:26:17+01:00 Mbrojtja e të akuzuarve në rastin e Llaskarcës në seancën e sotme do të ketë mundësinë të parashtrojë pyetje ndaj ekspertit të ndërtimit. Prokurori i cili e përfaqëson aktakuzën për këtë lëndë, Darko Jakimovski shpjegon se nëse arrihet sukses të përfundojë dëgjimi i ekspertit, prokuroria do të vazhdojë me prezantimin e provave materiale. Gjykimi për lëndën udhëhiqet nga Trupi gjykues në krye me gjykatësen Diana Gruevska- Ilievska. Në aksidentin e rëndë i cili ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar jetën e humbën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan. Loading…

Lexo më Shumë