Author: almakos

Alsat 2020-03-03T15:15:15+01:00 Nuk ka raste të reja të dyshuara me virusin Korona. Gjendja e gruas së prekur mbetet e qëndrueshme, ndërsa dy mjekët që rezultuan negativ vazhdojnë të qëndrojnë në izolim. Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme nga e mërkura nis pajisja e shkollave me sapunë dhe mjete dezinfektuese. Shpërndarja sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe do të bëhet në bashkëpunim me komunat. E reja është se  gjatë ditës së kaluar  mbërritën rezultatet e kontrolluara  nga laboratorët në Gjermani, të cilët verifikuan testet tona. Furnizimi për mjete shtesë është në proces e sipër. Një ditë më parë nënshkruam marrëveshjen për mjetet dezinfektuese.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T14:14:09+01:00 Stilisti Sergej Varoshlija dhe Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13 njihen me njëri-tjetrin për 15 vjet, si privatisht ashtu edhe zyrtarisht. Së bashku kanë shkuar në pushime dhe kanë punuar në projekte si sesione fotografish, deri në 1TV. Varoshlija në gjyqin për rastin “Reket”, si dhe Maria Jankovska, pronare e dyqanit të optikës, dëshmuan se Boki 13 ka marë dhurata – gardërobë me markë nga shtëpitë e modës të klasit botëror. Pjesa më e madhe e veshjeve nuk janë fituar ashtu, por prej vitesh. Dhe shumë nga kjo veshje padyshim është dhuruar. Unë me përgjegjësi pohoj para…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T13:01:46+01:00 Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot foli edhe për parimin “fitues me fitues” pas zgjedhjeve të 12 prillit. Zaev theksoi se për koalicionet pas zgjedhjeve mbi gjitha do të respektohet parimet dhe vlerat. “Ne shpresojmë që do të fitojmë më shumë se 61 deputetë. Do të fitojmë edhe në njësinë e 6…Vendimet për koalicione do të jenë gjithmonë do të merren në bazë të vlerave dhe parimeve. Qytetarët presin që partitë të ndryshojnë. Nuk mund të lejojmë ndërtime pa leje në Ohër. Nuk mund të lejojmë në Matkë të ndërtohet kush si të dojë. Nuk mund të mos…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T11:58:30+01:00 Kryeministri Oliver Spasovski derisa komenton raportin e KE-së shprehet optimist se është radha që tani Republika e Maqedonisë së Veriut të merr atë që e meriton. Sipas tij tani në radhë është Bashkimi Evropian. “Fenomenal, një raport i mrekullueshëm që vetëm vërteton përpjekjet tona, përpjekjet e qeverisë. Ku thuhet se Qeveria ka përforcuar përpjekjet për zbatimin e reformave. Janë marrë të gjitha masat që është dashur të merren në zbatim të reformave. Logjikisht pres që të marrim atë që meritojmë”, tha Spasovski. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T10:56:39+01:00 Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:30 minuta në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin E.SH. 31 vjeç nga fshati Shishovë i Komunës së Sarajit, ndaj të cilit ka pasur urdhër-arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup. Personi në fjalë është vërejtur nga zyrtarët policorë, të cilit i kanë dhënë urdhër që të ndaloj. Megjithatë ai nuk ka zbatuar urdhrin, përkundrazi ka nxjerr revolen dhe e ka drejtuar drejt zyrtarëve policorë, të cilët i janë kundërpërgjigjur duke shkrepur dy plumba në ajër. Pas kësaj shumë shpejt personi në fjalë është kapur nga policia dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T09:06:36+01:00 Pas dy anulimeve gjatë javës së kaluar për shkak të mungesës së dëshmitarëve, Vlladimir Todoroviq dhe Dejan Pandeleski, sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Reket” ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Katica Janeva dhe Zoran Milevski. Në seancën e sotme deklarata do duhet të japin dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e Boki 13. Mes emrave që pritet të dëshmojnë është miku i Boki 13, Sergei Varoshlija, si dhe ish kryetari i komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, i cili duhej të dëshmontre javën e kaluar, por dërgoi njoftim se është në udhëtim pune.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T08:07:57+01:00 Kryeministri teknik, Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot do ta vizitojnë vendkalimin kufitar Tabanoc. Qëllimi i vizitës, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, është inspektimi i sistemit për parandalim nga koronavirusi në vendkalimin kufitar. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-02T19:20:30+01:00 Zëri i Amerikës informon  se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Tani për tani nuk është e qartë se në çfarë formati po takohen ata, por më herët ishte paralajmëruar që presidenti serb do të pritej nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien. Të dy presidentët ndodhen në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin verime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Zyrtarët amerikanë po i kërkojnë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-02T19:08:52+01:00 Zv/ministrja e Arsimit nga radhët e LSDM-së, Elizabeta Naumovska për Alsat tha se për vendimi për ndërrimin e emrave të shkollave në Çair nuk është bërë  me pëlqimin e saj. Sipas Naumovskës, ministri i Arsimit nuk e ka njoftuar për ndryshimet e bëra dhe paralajmëroi shqyrtimin e vendimit, nëse i njëjti është legjitim. Ndryshe, Regjistri Qendror ka kaluar emrat e dy shkollave të Çairit, të cilat për vite të tëra u shfrytëzuan për manovrime politike. Megjithatë mbeten të paqarta procedurat e emërtimit të shkollave.  Ministri i Arsimit Arbër Ademi u lavdërua se tanimë është mbyllur çështja me emrat…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-02T17:37:24+01:00 Nga Enti Hidrometeorologjik reagojnë duke thënë, se nuk ka pasur punësime joadekuate, pas emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor Ivica Todorovskit, në gusht të vitit 2017. Shumica e vërejtjeve në raportin e Revizionit të Shtetit, kanë qenë për situatën e gjetur, ndërsa televizorët dhe laptopët që mungonin u gjetën nga një komision i jashtëzakonshëm i regjistrimit. Nga Enti thonë se ata punojnë në mënyrë ekonomike. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-02T16:08:51+01:00 Duke komentuar raportin e publikuar të KE-së, ish kryeministrin Zoran Zaev tha se vendi ka kryer të gjitha obligimit dhe pret që në samitin e Zagrebit të caktohet datë për nisjen e bisedimeve. Edhe zv.kryeministri Bujar Osmani tha se vërtetohet se vendi vazhdon të përgatitet për në BE edhe përskaj gabimit historik që u bë në samitin e tetorit të Këshillit Evropian. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-02T15:16:07+01:00 Dy mjekë po testohen nëse janë të prekur nga koronavirusi në Klinikën Infektive në Shkup. Edhe pse nuk kanë simptoma, testimi vjen pas pjesëmarrjes së tyre në një kongres në Madrid, ku njëri nga ligjëruesit ka qenë i prekur nga korona. Ministri i Shëndetësisë qetëson, thotë se mundësia që mjekët të rezultojnë pozitiv, është shumë e vogël.  Mjekët tanë në vend kanë arritur të shtunën gjatë orëve të vona, ndërsa gjatë ditës së djeshme kanë qenë në shtëpi dhe jo në punë. Dmth nuk kanë pasur kontakte me grup të madh njerëzish. Ata kanë treguar se me ligjëruesin…

Lexo më Shumë