Author: almakos

Alsat 2020-03-02T15:16:07+01:00 Dy mjekë po testohen nëse janë të prekur nga koronavirusi në Klinikën Infektive në Shkup. Edhe pse nuk kanë simptoma, testimi vjen pas pjesëmarrjes së tyre në një kongres në Madrid, ku njëri nga ligjëruesit ka qenë i prekur nga korona. Ministri i Shëndetësisë qetëson, thotë se mundësia që mjekët të rezultojnë pozitiv, është shumë e vogël.  Mjekët tanë në vend kanë arritur të shtunën gjatë orëve të vona, ndërsa gjatë ditës së djeshme kanë qenë në shtëpi dhe jo në punë. Dmth nuk kanë pasur kontakte me grup të madh njerëzish. Ata kanë treguar se me ligjëruesin…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-02T14:16:31+01:00 Tani për tani nuk ka pritshmëri se mund të vjen deri te një situatë e rritjes së valës së emigrantëve, por nëse vjen deri te hapja e rutës dhe rritjes së numrit të refugjatëve ata vetë mund të transitojnë ose të jenë me qëndrim të përkohshëm deri 72 orë, ka deklaruar sot kryeministri Oliver Spasovski. Sipas Spasovskit, sistemi për përballje të mirë me krizën eventuale të emigrantëve funksionon vazhdimisht dhe të gjithë institucionet kompetente janë maksimalisht të përkushtuar në përballjen me rritjen eventuale të emigrantëve. “E dini cili është qëndrimi i politikës së Qeverisë lidhur me emigrantët, ne…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-02T12:56:45+01:00 Kreu i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se tabela dygjuhëshe e vendosur në zyrën e Prokurorit Publik në Strumicë është vendosur gabimisht dhe do të hiqet. Duke ironizuar ai tha se në Strumicë nuk ka më shumë se 20 përqind të popullsisë etnike shqiptare. Zaev shtoi se tabelat dygjuhëshe ekzistojnë vetëm në mjedise ku qytetarët e përkatësisë etnike shqiptare janë më shumë se 20 përqind dhe shprehu besimin se bordet në gjuhën turke mund të instalohen edhe në Gostivar ose serbisht në Kumanovë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-02T12:17:05+01:00 Një person mashkull ka mbetur i vdekur në lagjen Aerodrom të Shkupit në rrugën “Metodija Shatorov- Sharlo”. Nga MPB-ja konfirmojnë se rasti është paraqitur rreth orës 07:15 dhe se ekipet e tyre janë dalë në terren. Nga të dhënat e para flitet se një djalë i moshës 30 vjeç ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 12-të i ndërtesës. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-02T10:45:18+01:00 I akuzuari i parë në rastin “Transportuesi” , ish kreu i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski sot nuk u paraqit në gjykatë në fjalët përmbyllës të rastit “Transportuesi”. Gjykatësja Dobrilla Kacarska porositi se nuk do të toleroj shtyrjen dhe zvarritjen e procesit i cili është në përfundim e sipër. Do të kontrollohet dokumentacioni mjekësor që Talevski ka dorëzuar, derisa Kacarska deklaroi se në rast se nuk vërtetohet gjendja shëndetësorë e të akuzuarit, menjëherë do të kërkoj paraburgim për ish kryetarin e komunës së Manastirit dhe të akuzuarve të tjerë. Kacarska madje u shpreh se nuk do të ishte…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-02T09:14:57+01:00 Një valë e re emigrantësh mund të përfshijë vendin, por institucionet thonë se janë të gatshme për këtë. Ministri e brendshme thotë se është vazhdimisht e pranishme në kufirin jugor, situata është e pandryshuar dhe ekziston një numër standard i përpjekjeve për të hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme. Nga Ministria e Punëve të Brendshme po ashtu thonë se qytetarët nuk kanë arsye të shqetësohen , situata nuk ka ndryshuar dhe ekziston një numër standard i përpjekjeve për hyrje të paligjshme në vendin tonë. “Qytetarët nuk kanë asnjë arsye të shqetësohen. MPB, gjegjësisht policia jonë është…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq këmbëngulë në heqjen e tërësishme të taksës nga ana e Qeverisë Kurti. Ai thotë se dialogu me Kosovën mund të vazhdojë vetëm pas largimit të plotë të masës 100 për qind të vendosur nga ish-Qeveria Haradinaj në nëntor 2018. Pas takimit në Uashington me Matthew Palmer, presidenti Vuçiq tha se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor është pro heqjes së plotë të taksës së vendosur ndaj mallrave serbe. “Palmer pajtohet me ambasadorin Richard Grenell që tarifat duhet të hiqen plotësisht. Nuk ka diskutime thelbësore me Prishtinën dhe nuk do…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-01T18:46:10+01:00 Rilindja Demokratike Kombëtare përmes një kumtese  njofton publikun se Kryesia Qendrore e këtij subjekti politik ka vendosur të mos merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. “Duke u thirrur në mendimin tonë, se gara e 12 prillit do të jetë gara më e pandershëme të mbajtura ndonjëherë;Rilindja Demokratike Kombëtare, në mbledhjen e saj të rregullt të Kryesisë Qëndrore, të mbajtur sot në hapësirat e saja, vendosi me unanimitet të plotë që mos të marr pjesë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 12 prillit”- thuhet mes tjerash në kumtesën e RDK-së. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-01T16:14:57+01:00 Ndërsa Struga nuk ka aspak repart infektiv, në Ohër ky repart është në gjendje shumë të keqe, ndërsa kushtet janë johumane për pranimin e pacientëve. Ndërtesa ku është vendosur reparti infektiv është shumë e vjetër dhe para rrënimit, edhe pse këtu gravitojnë më shumë se një mijë pacientë në vit jo vetëm nga Ohri, por edhe nga Struga, Dibra dhe Resnja. Reparti nuk ka as dhoma për izolim të pacientëve me infektime me rrezik të lartë. [embedded content] Reparti jonë është një nga repartet më të vjetra që asnjëherë nuk është rinovuar. Diku pas vitit 1950 është bërë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-01T14:54:14+01:00 Një ditë pas protestave të banorëve të Bllacës për siç thonë çmimin qesharak që iu është ofruar për shpronësimin e tokave ku duhet të ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë, zëvendës kryeministri Bujar Osmani thyen heshtjen. Ai thotë se qytetarët nëse janë të pakënaqur nga çmimi për shpronësim mund të ankohen në gjyq. .. ata kanë të drejt të ankimohen në gjyq për vlerën dhe gjyqi pastaj mund ta hedh poshtë vlerësimin e Byrosë dhe të jep një çmim tjetër. Por un mendoj njëherë se duhet të shpjegohemi se pse dhe si është bërë vlerësimi që të jetë aq e përcaktuar…

Lexo më Shumë

MIA Alsat 2020-03-01T13:21:42+01:00 Një 61-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në fshatin e Kërçovës, Trapçin Doll drejt rrugës Kërçovë- Gostivar. Një veturë e tipit Audi e drejtuar nga një 20-vjeçar nga Zajazi ka goditur traktoristin tashmë të ndjerë 61-vjeçar, i cili po kyçej drejt magjistrales. Nga MPB njoftojnë se pas ndërprerjes së si pasojë e aksidentit , rruga Gostivar – Kërçovë tashmë është lëshuar për qarkullim. MIA Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-01T13:04:22+01:00 Zv/kryeministri, Bujar Osmani tha se punimet në autostradën Shkup-Bllacë do të vazhdojnë. Osmani theksoi se banorët kanë të drejtë të ankohen dhe se vlerësimi i pronave duhet të jetë korrekt. “Njerëzit kanë të drejtë të mos jenë të kënaqur me vlerësimin që e kanë bërë inspektorët e Birosë për ekspertizë Ligjore. Qytetarët kanë të drejtë të jenë të pakënaqur, ose kanë të drejtë të marrin shpjegime. Kam folur me drejtorin e Byrosë për tu shpjeguar kjo. Kjo nuk e ndal ndërtimin e rrugës…me ligj qytetarët nuk kanë të drejt mos ta japin tokën, por kanë të drejtë të…

Lexo më Shumë