Alsat 2020-03-01T14:54:14+01:00
Një ditë pas protestave të banorëve të Bllacës për siç thonë çmimin qesharak që iu është ofruar për shpronësimin e tokave ku duhet të ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë, zëvendës kryeministri Bujar Osmani thyen heshtjen. Ai thotë se qytetarët nëse janë të pakënaqur nga çmimi për shpronësim mund të ankohen në gjyq.
.. ata kanë të drejt të ankimohen në gjyq për vlerën dhe gjyqi pastaj mund ta hedh poshtë vlerësimin e Byrosë dhe të jep një çmim tjetër. Por un mendoj njëherë se duhet të shpjegohemi se pse dhe si është bërë vlerësimi që të jetë aq e përcaktuar shuma për kompensimin e tokës”-tha Bujar Osmani, zëvendës kryeministër.
Osmani madje përsëriti se në bazë të Ligjit të ri për eksproprijim qytetarët nuk kanë të drejtë mos ta japin tokën por kanë të drejt vetëm të ankimojnë shumën.
Por banorët e Bllacës nuk kanë besim as te sistemi gjyqësor në vend bazuar në përvojat nga e kaluara. Sipas tyre as gjyqi nuk do të bëjë vlerësimin korrekt.
Familja ime ka 30 vite që është në gjyq me shtetin, 30 vite pa nënshkrimin e babait tim është marrë toka dhe sot është në gjyq ajo lëndë, por vetëm është se gjyqi vjen pas 3 viteve me një ofertë 5 denarë më tepër ose 5 denarë më pak asnjëherë nuk ka variuar një çmim ndryshe edhe toka ka 30 vite që shfrytëzohet nga shteti por nuk është nënshkruar me pëlqimin e babait tim, për këtë arsye nuk dua të vazhdoj me gjyq”-pohoi Fati Xhaviti, pronar i tokës.
Disa nga banorët thonë se drejtësinë do të kërkojnë në Strasburg.
…është tokë e imja ‘dem baba dem’ edhe unë prej asaj kam jetuar. Nëse nuk na japin ne do të shkojmë edhe me gjyq. E ceka edhe në mbledhje që do të shkoj deri në Strasburg”-tha një banor i Bllacës.
Pavarësisht se më herët u përfol se çmimi i shpronësimit do të ishte 10-50 euro, shteti i ka ofruar banorëve të Bllacës 200 denarë për 1 metër katror. Pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë me banorët, autoritet nuk presin që projekti i cili tashmë është zvarritur disa vite, të bllokohet sërish. Punimet për 2 km e parë të autostradës nga pika kufitare deri te mbikalimi i fshatit Bllacë e Epërme pritet të fillojnë në pranverë dhe të zgjasin 18 muaj.
ALSAT
Loading…




