Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricova.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen e proceseve që nxisin dialogun ndërmjet bashkësive, barazinë dhe përfshirjen sociale.
Ferati dhe Hricova vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në zbatimin e standardeve evropiane dhe forcimin e institucioneve që kontribuojnë në rritjen e kohezionit shoqëror.
Në takim u shpreh gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen e projekteve që promovojnë tolerancën dhe diversitetin, si dhe bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Të dyja palët theksuan se marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë përbëjnë një bazë të fortë për iniciativa të reja në interes të qytetarëve.



