Author: almakos

Alsat 2020-03-04T16:12:01+01:00 Aleanca për Shqiptarët kërkon përsëri nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që Këshillat Zgjedhor dhe komisionarët t’i takojnë këtij subjekti si parti më e madhe opozitare në bllokun shqiptar. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari e quan të palogjikshëm veprimin e KSHZ-së për të mos t’i marr Këshillat Zgjedhor nga Lëvizja Besa pasi në këtë situatë sipas tij një subjekt do t’i kishte dy palë Këshilla. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-04T15:16:06+01:00 Në Maqedoninë e Veriut, nuk ka siguri në vendet e punës. Ligji për mbrojtje dhe siguri në punë edhe pas 12 viteve nuk e ka dhënë efektin e pritur. Numri i vdekjeve nga viti në vit shënon rritje. Duhet të ketë zgjidhje të re ligjore, të përmirësohet vetëdija dhe të mbahet dialog social, u tha në tribunën për “sigurinë dhe shëndetin në punë” Maqedonia nuk është vend i sigurt për punë, edhe më tej është shtet ku vendi i punës është objekt i marrëveshjes dhe i kompromiseve aty ku nuk duhet të bëhen. Nëse vëreni, mesatarisht çdo javë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-04T12:35:27+01:00 Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket” sërish u përplasen i akuzuari i parë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe prokurorja Villma Ruskovska. Boki 13 edhe njëherë kërkoi që t’i ndërpritet paraburgimi. “Të nderuar, unë nuk do ta citoj Goce Dellçevin, por një shprehje të Ivo Andriq. “Vjen koha kur i mençuri hesht, i marri do të flas, të pandershmit do të pasurohen”, tha Boki 13. Prokurorja Villma Ruskovska iu kundërpërgjigj: “Mos mendove në vetveten kur the të pandershmit?”. “Turp të keni”, reagoi Jovanovski. Pas përplasjeve të këtilla të cilat ishin në fund të seancës…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-04T11:52:41+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp pranë Qeverisë ka bërë të ditur se dje janë testuar tre pacientë të dyshuar për koronavirus, por që të tre kanë rezultuar negativë. “Tre pacientë janë testuar për virusin korona në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe rezultatet kanë dalë negative”, u shpreh Filipçe. Të testuarit vinin nga Italia dhe nga Spanja. Filipce tha se kontrollet në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit vazhdojnë për të gjithë udhëtarët që dalin dhe hynë në vend, por veçanërisht për udhëtarët që shkojnë drejt Italisë dhe kthehen prej aty. Ai apelojë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-04T10:43:41+01:00 “Dje dhe sot kontrolluam të gjitha procedurat e miratimit të ndërrimit të emrave të shkollave fillore në Çair. Pas një analize thelbësore, ekipi i ekspertëve konstatoi dhe më informoi se ndërrimi i emrave është në bazë të Nenit 26 nga Ligji për Arsimin e Mesëm. Pasi Këshilli i Shkollës ka sjell vendim për ndërrimin e Statutit të shkollës me çka ndërrohet emri i shkollës dhe i shtohet emri kushtetues i shtetit, e njëjta është konfirmuar edhe nga ana e Këshillit të Komunës së Çairit. Shumica e Bdenterit nuk ishte e domosdoshme. Përgjegjësia para qytetarëve nënkupton edhe një kontroll…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-04T10:12:01+01:00 Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit Hashim Thaçi ku ka kërkuar sërish që të takohen në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet rreth politikës së jashtme. Kurti ka theksuar se prezantimi i Kosovës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë. “Ashtu siç kam shkruar edhe në letrën time të fundit, më datë 13 shkurt 2020, politika e jashtme është ajo që duhet të na përbashkojë neve. Përfaqësimi i Kosovës duhet të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund ta arrijmë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-04T09:16:26+01:00 Pas tentimit të 24.000 emigrantëve për ta kaluar kufirin greko-turk në lumin Marica gjatë fundjavës dhe pardje, autoritetet tona sigurojnë se nuk ka numër të rritur të emigrantëve në kufirin jugor dhe u bëjnë apel mediave të mos përhapin lajme të rrejshme për krizën e emigrantëve. Organet shtetërore në bazë ditore po ndjekin se çfarë po ndodhë në kufirin jugor. Që para ca kohësh është aktivizuar edhe organi i ri për koordinimin e shërbimeve, ndërsa që para dy ditësh edhe kontingjenti i Armatës në linjën kufitare është rritur për 10 deri në 15 herë. Shefi i shtetit dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T22:21:26+01:00 Zëvendëskryeministri Bujar Osmani i ftuar ne emisionin “Programi 200” në Alsat duke folur për kundërshtimin nga ana e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për ndryshimin e dy emrave të shkollave në Çair, ku sipas këtij të fundit këto vendime janë miratuar në kundërshtim më procedurat ligjore, Osmani thotë se këto veprime janë bërë konform të gjitha rregullave. Osmani, biles, fton institucionet kompetente të bëjnë verifikimet e tyre nëse ndërrimi i këtyre emrave është bërë apo jo konform ligjeve. Procedura ka shkuar nëpërmjet kërkesës së këshillit të prindërve, këshillit komunal, te Ministria e Arsimit dhe Regjistri Qendror duke respektuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T20:17:25+01:00 Zyrtarët kryesorë evropianë vizituan kufirin greko-turk, i cili, sipas shifrave të OKB, përmban 13,000 migrantë që përpiqen të kalojnë në BE nga Turqia. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu gatishmërinë e BE për të ndihmuar Greqinë në parandalimin e depërtimit të mëtejshëm të migrantëve. “Frontex është e gatshme të dërgojë në kufi ekipin e saj, një anije dhe gjashtë anije patrullimi, tre helikopterë, një aeroplan, 100 oficerë kufitarë. Ne jemi të gatshëm të ndajmë 700 milionë euro për të ngritur infrastrukturën,” tha Leyen. Mijëra migrantë po përpiqen të kalojnë kufirin turko-grek, ditë pasi autoritetet turke…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T19:54:28+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një postim në fejsbuk ka bërë të ditur se këtë pasdite janë testuar tre pacientë të dyshuar për koronavirus, por që të tre kanë rezultuar negativë. Tre pacientë janë testuar për virusin korona në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Të testuarit janë shtetas të Maqedonisë, dy prej të cilëve kishin mbërritur nga Italia dhe një nga Spanja. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T17:34:28+01:00 Ndotësi më i madh i Pellagonisë, TEC Manastiri, do të punojë me qymyr edhe për 25 vitet e ardhshme. Ky është plani aktual i “ESM”-së, që njoftoi do të kërkojë lokacione të reja qymyri, pasi rezervat janë vetëm për 14 vjet. Bëhet fjalë për projektin për eksploatim sipërfaqësor të lokacionit Zhivojno, projekt për nxjerrje tashmë dhe në këtë mënyrë, kur kjo të realizohet në katër vitet e ardhshëm, me mbështetje të madhe të RMV-së, kohëzgjatja e TEC Manastiri do të zgjatet në më shumë se 25 vite- deklaroi Lupço Kizhevski- zv/ drejtor i prodhimtarisë në EMV. Fati i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-03T16:00:53+01:00 Zaev e ka vlerësuar të paligjshëm vendimin për ndryshimin e dy emrave të shkollave në Çair Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev e ka vlerësuar të paligjshëm vendimin për ndryshimin e dy emrave të shkollave në Çair. Bëhet fjalë për shkollat “Nikolla Vapcarov” dhe “Rajko Zhinzifov”, të cilat u emëruan në “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”. Zaev ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse ta korrigjojnë këtë vendim nëse i njëjti është miratuar në kundërshtim më procedurat ligjore. [embedded content] Është një procedurë e paligjshme që Regjistri Qendror duhet të korrigjojë menjëherë, pasi nuk ka asnjë vendim nga Këshilli i Komunës…

Lexo më Shumë