Author: almakos

Alsat 2020-03-07T14:55:32+01:00 Maqedonia e Veriut do të mbyllë plotësisht kufijtë për emigrantët, në rast se dështon ndalesa e parë në kufirin turko-grek. Kryeministri Oliver Spasovski tha se nuk do të lejojnë asnjë hyrje ilegale në territorin e shtetit, as për të kaluar transit e aq më pak për t’u strehuar këtu. Ai këtë qëndrim e dha pas dyndjes së emigrantëve nga Lindja e Mesme në zonën neutrale ndërmjet kufirit të Turqisë dhe BE-së. Tani më duket qartë se transitimi nuk është opsion dhe nuk mund të funksionoj ajo rutë. Vendimi ynë është të kemi zero tolerancë për hyrjen e emigrantëve.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-07T14:13:57+01:00 Ministri i brendshëm teknik Naqe Çulev të shtunën tha se janë duke insistuar që porosia e parë e ekzemplarëve të pasaportave të arrijë së paku deri më 14 mars. Ai tha se kompania gjermane “Veridos” iu ka thënë që pakoja prej 100 mijë pasaportave do të dorëzohet më 24 mars. Sipas, Çulevit nëse 1/5 e kësaj porosie do të arrinte më herët do të zbuste krizën me mungesën e pasaportave e cila tani më ka hyrë në muajin e tretë. Dje zëvendësministrja plotësuese e MPB-së, Sllavjanka Petrovska deklaroi për Alsat se ende nuk kanë marrë një konfirmim nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-07T13:04:33+01:00 Nëpunës policorë nga SPB Shkup dje në orën 16:15 e kanë privuar nga liria F.H (41) nga Shkupi sepse fizikisht e ka sulmuar dhe me thikë ka tentuar ta lëndojë nëpunësit policorë të cilët kanë ushtuar detyrën zyrtare. F.H është arrestuar dhe dërguar në stacionin policorë ku pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-07T12:15:08+01:00 “E kam thënë shumë herë, dhe do ta them përsëri: Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor”, shprehet Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresident i Komisionit Europian. Duke u ndalur te vizita e tij më e fundit në Ballkanin Perëndimor, Borrell shprehet se “pata mundësinë të takoja njerëz të jashtëzakonshëm dhe mbresëlënës nga të gjitha sferat e jetës. Fokusi qëndron në takimet me liderët politikë. Megjithatë, dua të veçoj shkëmbimet që kam patur me njerëzit e rajonit, aktivistë të rinj që duan ajër më të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-07T07:57:55+01:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira dhe me të reshura të shiut, të cilat do të jenë më intensive pasdite dhe gjatë natës (mbi 25l/m2). Lokalisht, posaçërisht në pjesët jugore do të ketë paraqitje të jostabilitetit në formë të motit të keq me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të përkohshme të fuqishme (mbi 80 km/orë). Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri 8 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 5 deri 16 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe të reshura të shiut, të cilat do të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-06T20:55:26+01:00 Pesë biseda të përgjuara janë publikuar sot në kanalin youtube, në të cilat dëgjohet zëri i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, si mes tjerash bisedon me ish-kryetarin e Gjykatës supreme, Jovo Vangellovskin, lidhur me lëndën me Shoqatën e shoferëve-Kërçovë, me të cilën është i përfshirë babai i tij. Në njërin prej incizimeve të publikuara në Јутјуб каналот на ГолиТру, Milloshoski i thotë Vangellovskit se nga babai i tij ka marrë informacion për vendimin e Gjykatës supreme, i cili nuk është edhe aq i këndshëm. Lënda, sipas incizimit, kishte qenë tek gjykatësi Nikollçe Nikollovski, numrin e të cilit, sipas…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-06T20:01:34+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe në një konferencë për shtyp pranë Qeverisë ka konfirmuar 2 rastet e reja me koronavirus në vendin tonë. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshës 62 dhe 68 vjeçare nga Dibra. të dy të kthyer nga Italia më 27 shkurt. Në momentet e para nuk është konstatuar asnjë dyshim për koronavirus, sepse virusi ka qenë në fazë inkubimi, por pas 3-4 ditësh janë shfaqur simptomat e para. Çifti është kthyer nga Italia me autobus dhe kanë hyrë në pikën kufitare të Tabanocit ku më pas janë drejtuar drejt Shkupit dhe kanë përfunduar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-06T18:56:29+01:00 Prioriteti jonë në mbështetjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike është lufta kundër lajmeve të rrejshme. Këtë e deklaroi ambasadorja amerikane në vend, Kejt Brns në debatin “Ndikimi i dëmshëm i dezinformatave” e cila u mbajt me organizim të Asociacionit qytetarë “Most”. Presidenti i shtetit Stevo  Pendarovski tha se çdo shoqëri e përgjegjshme ka nevojë për qasje të organizuar në luftën kundër lajmeve të rrejshme. Në debat morën pjesë edhe gazetarë dhe njohës të kësaj problematike nga vendi dhe vendet evropiane. [embedded content] E vërteta nuk është relative, për faktet nuk bisedohet. Mund të debatojmë me mendime dhe ato…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-06T16:16:02+01:00 Boki 13 ka marrë rreth 150 mijë euro nga producenti serb Aleksandar Radulloviq, bashkëshort i shkrueses së teksteve Marina Tucakoviq. Sot Radulloviq në gjykatë në Shkup sqaroi se me Boki 13 njihen më shumë se 12 vjet. Bashkëpunimi profesional ka kaluar në miqësi. Vizita të ndërsjella, kremtime, ditëlindje dhe darka e kanë shoqëruar miqësinë e cila ka kaluar edhe në miqësi familjare. Sipas dëshmitarit, vitin e kaluar më 21 shkurt, Boki, nëna e tij, kumbara dhe shoferi kishin arritur në shtëpinë e tyre në Beograd. Kishin darkuar dhe ishin marrë vesh Boki nga Milano të blejë ilaçe për…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-06T15:15:15+01:00 Shënon rënie numri i të prekurve nga gripi sezonal. Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik gjatë javës së shkuar janë regjistruar 4946 raste me grip dhe sëmundje tjera të ngjashme me gripin, që paraqet rënie prej rreth 13% krahasuar me një javë më parë. Moshat shkollore dhe ato nga 15-64 vjeç mbeten më të prekurat nga gripi, ndërsa raste janë regjistruar në 29 komuna të vendit. Pavarësisht rënies së numrit, epidemiologët thonë se mund të pritet edhe një valë tjetër periudhës që vjen. Përkundër faktit se gripi ka marrë shtrirje të gjerë, vlerësimet janë ngadalë po…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-06T14:12:00+01:00 Konsumi jo racional i ujit të pijshëm, dhe thatësira për një kohë të gjatë mund të çojë në kufizim të ujit. Zëvendësministri i Mjedisit Jani Makraduli, thotë se aktualisht nuk ekziston rreziku i kufizimeve, por se do të monitorohen kushtet atmosferike. Më të prekur nga thatësira do të jenë zonat bujqësore dhe urbane të gjelbra, për shkak të rezervuarëve të zbrazura. Për fat të keq këtë dimër nuk kemi pasur borë, shumica e rezervuarëve janë bosh, jo vetëm nëse flasim për Raçen, do të jetë sfiduese të furnizohen me ujë zonat bujqësore në pjesë të caktuara. E di…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-06T13:12:08+01:00 Ditën kur zyrtarisht fillon fushata zgjedhore, më 23 mars, Lëvizja Anti-Bixhoz do të bllokojë pikë-pagesën në autostradën Tetovë – Shkup. Këtë e bënë të ditur ata sot në një konferencë për shtyp. Zeqirija Alitit nga kjo Lëvizje qytetare, fajin për mos miratimin e këtij ligji e adresoi tek dy partitë më të mëdha me shumicë maqedonase. “Lëvizja Anti-Bixhoz ndjehet e tradhtuar për mos sjelljen e ligjit për lojërat e fatit andaj kjo konferencë për shtyp ju dedikohet atyre që të përmirësojnë gabimin e bërë. Shkaku që ne sot nuk e kemi ligjin e shumëpritur janë dy partitë LSDM…

Lexo më Shumë