Alsat 2020-03-06T13:12:08+01:00
Ditën kur zyrtarisht fillon fushata zgjedhore, më 23 mars, Lëvizja Anti-Bixhoz do të bllokojë pikë-pagesën në autostradën Tetovë – Shkup. Këtë e bënë të ditur ata sot në një konferencë për shtyp. Zeqirija Alitit nga kjo Lëvizje qytetare, fajin për mos miratimin e këtij ligji e adresoi tek dy partitë më të mëdha me shumicë maqedonase.
“Lëvizja Anti-Bixhoz ndjehet e tradhtuar për mos sjelljen e ligjit për lojërat e fatit andaj kjo konferencë për shtyp ju dedikohet atyre që të përmirësojnë gabimin e bërë. Shkaku që ne sot nuk e kemi ligjin e shumëpritur janë dy partitë LSDM dhe VMRO DPMNE. Kemi thënë se do ti demaskojmë karshi opinionit të gjithë ata të cilët do të jenë në krah të bixhozit duke mos e miratuar ligjin. Nga sot të gjitha subjekteve politike iu bëjmë thirrje publike për takim me Lëvizjen Anti-Bixhoz që të marrim zotim nga ata se në programin zgjedhor do ta kenë prioritet ligjin për lojërat e fatit, si dhe premtimin për kushtëzim nga ana e partive shqiptare në formimin e qeverisë së ardhshme me ligjin për lojërat e fatit, faktikisht prioritet i Qeverisë së ardhshme të jetë mbyllja e objekteve të lojërave të fatit deri në sjelljen e ligjit. Ditën që fillon kampanja parazgjedhore Lëvizja Anti-Bixhoz ju bën thirrje qytetarëve dhe shoqatave civile se me datë 23.03.2020 do të bllokojmë pikë pagesën në autostradën Shkup- Tetovë afër fshatit Zhelinë” deklaruan sot nga Lëvizja Anti-Bixhoz.
Loading…



