Alsat 2020-03-03T16:00:53+01:00
Zaev e ka vlerësuar të paligjshëm vendimin për ndryshimin e dy emrave të shkollave në Çair Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev e ka vlerësuar të paligjshëm vendimin për ndryshimin e dy emrave të shkollave në Çair. Bëhet fjalë për shkollat “Nikolla Vapcarov” dhe “Rajko Zhinzifov”, të cilat u emëruan në “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”. Zaev ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse ta korrigjojnë këtë vendim nëse i njëjti është miratuar në kundërshtim më procedurat ligjore.
Është një procedurë e paligjshme që Regjistri Qendror duhet të korrigjojë menjëherë, pasi nuk ka asnjë vendim nga Këshilli i Komunës së Çairit. Me procesverbalin e disa bordeve në shkolla, vendimi dhe materiali është dorëzuar jashtë rregulloreve ligjore. Unë u bëj thirrje institucioneve të ndjekin ligjin. Është e përcaktuar se si mund të ndryshohet emri i shkollës. Nëse është vepruar sipas ligjit ajo është dëshira e shumicës së qytetarëve që kanë vendosur për atë problem. Nëse nuk kanë vepruar sipas Ligjit, atëherë vendimet duhet të anulohen- deklaroi Zoran Zaev, kryetar I LSDM-së
Nga Regjistri Qendror thanë për Alsat se nuk kanë komentuar deklaratën e Zaevit por nënvizuan se procedura për emrat e shkollave ka për bazë vendimin e ministrit të arsimit dhe procedurat tjera.
Regjistri Qëndror
“Procedura e zhvilluar në Regjistrin Qendror është plotësisht e rregullt. Është vepruar në përputhje me Ligjin për Arsim fillor, bazuar në paraqitjen dhe vendimin e ministrit të Arsimit, me vendim paraprak të këshillave të shkollave dhe pas një mendimi pozitiv nga kryetari i Këshillit të Komunës”.
Edhe nga Komuna e Çairit thonë të njëjtën. Sqarojnë se komunë nuk është mbajtur asnjë seancë për ndërrimin e emrave sepse të njëjta vendimet janë miratuar në vitin 2012. Por, thonë se është mbajtur një seancë për ndryshimin e statuteve të shkollave fillore bazuar me ndryshimet e Ligjit të ri për Arsim fillor.
Në Këshill, dhjetë shkollat e territorit të komunës së Çairit kanë dorëzuar kërkesë për ti kaluar ndryshimet e statutit në bazë të ndryshimeve të Ligjit për Arsim fillor si dhe ndryshimeve kushtetuese që u bën në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në atë seancë, konkretisht janë votuar këto ndryshime, por kur është bë regjistrimi i këtyre ndryshimeve në statut, në të njëjtën kohë është bë edhe regjistrimi i emrave që nuk ka të bëj ai regjistrim me procedurën e ndryshimit të statuteve në bazë të Ligjit për Arsimin fillor si dhe ndryshimet e Kushtetutës në Republikën e Maqedonisë së Veriut- deklaroi Arta Sali, Komuna e Çairit.
Pavarësisht sqarimeve të komunës, këshilltarët e LSDM-së dhe VMRO-së në Çair janë shprehur kundër këtij vendimi duke shtuar se i njëjti duhej të kalonte në Këshillin Komunal dhe me votim të dyfishtë apo parimin e Badenterit. Problemi me emrat e katër shkollave daton që nga viti 2010 dhe në vazhdimësi ato janë keqpërdorur nga partitë gjatë fushatave zgjedhore duke shkaktuar edhe tensione që në opinion janë interpretuar edhe si lojë mes partive në pushtet për fitim të pikëve politike. Në vitin 2015 dy shkollave iu ndërruan emrat nga “Jane Sandasnki” në “Jashar Bej Shkupi” dhe “Cvetan Dimov” në “Hasan Prishtina”. Dy shkollat tjera mbeten me emrat e vjetër. Pavarësisht se tabelat ishin me emrat e rinj, i gjithë dokumentacioni si dhe dëftesat e nxënësve pume emrat e vjetër të shkollave.
Melihate Rustemi
Loading…




