Author: almakos

Alsat 2020-03-01T10:17:08+01:00 Dy vajza u lënduan mbrëmë në lagjen e Shkupit Gjorçe Petrov, pasi ato i goditi një foristrada derisa prisnin në stacionin e autobusit. Sipas dëshmitarëve të rastit, foristrada i cili lëvizte nga drejtimi i Gjorçe Petrovit drejtë Qendrës duke dashur t’i ikë një veture të markës “jugo” e cila ia kishte prerë rrugën dhe kishte hyrë në korsenë e tij, kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur direkt vajzat. Portali “Rakomet24” informon se dy vajzat janë hendolliste të ekipit të parë të KHG Vardar, të cilat me automjet të ndihmës së shpejtë ishin dërguan në spital. Ato janë hospitalizuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-29T16:40:01+01:00 Disa nga Operatorët Turistik në Strugë e akuzojnë Agjencinë për mbështetje dhe promovim të turizmit se në mënyrë selektive bën ndarjen e subvencioneve për vizita të turistëve të huaj. Edhe përkundër asaj se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme që u janë kërkuar, në fund, siç thonë ata, janë refuzuar. [embedded content] Gjithçka që na kërkuan i kemi plotësuar dhe kur erdhi koha të paguhen subvencionet, na thonë, keni gabim në këtë marrëveshje, gabim në atë marrëveshje. Unë vetë kam hulumtuar dhe kam parë se subvencionet ndahen në mënyrë selektive. Nëse je i mirë me Agjencinë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-29T16:06:45+01:00 Shënohet viktima e gjashtë nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës. 63 vjeçarja me djegie mbi 80% të sipërfaqes së trupit ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit, konfirmojnë nga Urgjenca pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Në gjendje kritike mbeten 10 vjeçari me 75% djegie të trupit dhe 30 vjeçarja me 80% djegie të cilët ndodhen në repartet intensive, si dhe një 50 vjeçar i hospitalizuar në repartin e kirurgjisë plastike. Përmirësim të gjendjes shëndetësore ka pasur vetëm 28 vjeçarja shtatëzënë, të cilës i ka shpëtuar edhe foshnja. Nga shpërthimi…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-29T14:29:27+01:00 Ministria e Shëndetësisë informon se rezultatet për koronavirus janë negative tek pacientja e cila mëngjesin e sotëm u paraqit në Klinikën Infektive në Shkup pasi kishte simptome të virusi. “Pacientja kishte udhëtuar në zonën kritike në veri të italisë ka mbërritur në vendin tonë me 26 shkurt”, njoftojnë nga Ministria. Deri më tani nuk ka ndonjë rast të ri të infeksionit me koronavirus. E vetmja paciente e infektuar  me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. “Do të vazhdojmë të informojmë publikun rregullisht. Nuk ka vend për panik. U bëjmë thirrje qytetarëve…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-29T14:07:25+01:00 Ndërroi jetë edhe një person nga të lënduarit prej shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës. Si pasojë e djegieve të rënda, gruaja e moshës 50-60 vjeçare ndërroi jetë orët e para të mëngjesit, konfirmojnë për Alsat nga Urgjenca pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-29T12:16:35+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se nuk ka raste të reja me koronavirus në vend. Në konferencën e sotme për shtyp Filipce theksoi se testet e shoferit të furgonit që udhëtonin nga Italia për në Maqedoni, si dhe të personit nga Vinica që iku nga spitali i Shtipit, janë negative. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-29T09:46:01+01:00 Pas pak çastesh në Shkup, pritet të fillojë takimi mes grupeve punuese të Lëvizjes BESA dhe LSDM-në. Në fokus të punës së dy grupeve, do të jetë harmonizimi i programit parazgjedhore të dy partive politike, ndërsa do të bisedohet edhe për listën e kandidatëve të mundshëm për deputet mes dy partive politike. Siç merr vesh Alsat M, grupi i punës i Lëvizjes BESA do të udhëhiqet nga profesori Binaz Pajaziti. Takimet e këtilla, ditëve në vazhdim pritet të intensifikohen mes dy partive politike, me qëllim të harmonizimit të plotë të programit të koalicionit të nënshkruar ditë më parë.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-29T08:33:48+01:00 Sot në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Në mëngjes përgjatë Lumit Vardar do të fryjë erë veriperëndimore. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 7 deri në 14 gradë Celsius. Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm me diell, në mëngjes do të fryje erë e lehtë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë në 11 gradë Celsius. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-28T20:12:36+01:00 Zyra e Bashkimit Evropian, ka njoftuar se po ndjek zhvillimet e fundit mes Shoqatës së Mediave të Maqedonisë që përfaqëson televizionet kombëtare dhe Asociacionin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit që përfaqëson shoqatën e kabllorëve. Nga BE apelojnë që palët të ulen dhe bashkërisht të gjejnë zgjidhje.  “Delegacioni i BE-së kujton rëndësinë e lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe qasjes në informacion për të gjithë qytetarët. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë, stacioneve televizive dhe operatorëve kabllorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të ulen në tryezë, me Rregullatorin e Mediave, të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme e…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-28T18:44:25+01:00 Shoferi i furgonit që ka transportuar gruan 50-vjeçare, e vetmja në vendin tonë për momentin e konfirmuar me koronavirus, ka simptomat e virusit. Shoferi është shtruar në spitalin e Strumicës dhe mjekët po bëjnë testimet. [embedded content] Shoferi i furgonit këtë mëngjes për herë të parë ka pasur kollë dhe dhimbje gjoksi. Ai nuk ka pasur asnjë kontakt me persona të tjerë, as me familjarët sepse ishte vetizoluar. Pas paraqitjes së tij dhe tregimit se ai ka simptoma, ai është transportuar në një repart të përshtatshëm në seksionin e izolimit të spitalit të Strumicës– deklaroi Venko Filipçe, Ministër…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-28T15:50:28+01:00 Një profesor mësohet të ketë rënë në pranga gjatë ditës së sotme në Tetovë, për shkak të akuzës për tentim përdhunimi të një të miture. Sipas të dhënave të para, mësohet se autoritetet policore kanë pasur dyshime të bazuara për tentativë përdhunimi të një të miture 8 vjeçare, rast ky që është denoncuar nga nëna e të miturës. Mësohet se ndaj profesorit me inicialet S.M në orët në vazhdim, pritet që prokuroria të caktojë edhe masën e arrestit. Informata flasin se tentativa për përdhunim ka ndodhur disa ditë më parë, kur profesori ka arritur të mashtrojë të miturën…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-28T15:02:39+01:00 Pas zyrtarizimit të koalicionit mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa, hapen dilemat se cilës parti nga opozita shqiptare do t’i takojnë financat për fushatën zgjedhore. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski ditë më parë deklaroi se pas koalicionit LSDM-Besa, paratë e fushatës i takojnë Aleancës për Shqiptarët, si parti e dytë opozitare në bllokun shqiptar. Por kjo sipas anëtarit të Lëvizjes Besa në KSHZ, Enver Salihi paraqet shkelje të Kodit Zgjedhor. Nuk ka nen të ligjit i cili e ndëshkon një parti nëse shkon në koalicion. Të gjitha të drejtat që i fiton një parti ato janë në bazë të…

Lexo më Shumë