Author: almakos

Alsat 2020-02-27T12:03:47+01:00 Qeveria me apel për të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar ose që kanë jetuar me persona të cilët kanë qenë në zonat e rrezikuara nga koronavirusi të mos shkojnë në punë, fakultet, shkolla dhe të paraqiten në numrat e qendrave mjekësore. Vendet e rrezikuara janë: Lombardia, Veneto, Emilia Romagna, Piemonte- në Itali, si dhe Republika Popullore e Kinës, Hong Kong, Irani, Japonia, Macau, Filipinet, Republika e Koresë, Singapori, Tajvani. Qeveria u rekomandon këtyre qytetarëve që menjëherë të kontaktojnë qendrat e shëndetit publik: në Manastir – 071 / 261-330, Veles – 071 / 219-278, Gjevgjeli – 078 / 545-444,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-27T11:17:15+01:00 Me dëshminë e ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov sot në Gjykatën penale ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”, që ka të bëj me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës me 12 prill të vitit 2012. Mijallkov sipas dëshmisë ka mësuar për ngjarjen 30 minuta pas vrasjes. Rastin e ka udhëhequr Byroja për Siguri Publike (BSP) derisa Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ka ndihmuar në dhënien e informatave. “DSK-ja ishte e kyçur në rolin e grumbullimit të informatave në bazë të njohurive operative. Për këtë rast ishin të angazhuara të gjitha resurset e DSK-së dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-27T10:12:31+01:00 Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në Facebook ka publikuar fotografi të fasadës së dëmtuar të godinës së MEPSO-s të dëmtuar nga era e mbrëmshme. Godina është pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Shilegov paralajmëroi se pas zgjedhjeve do të kërkohet zgjidhje konkrete për ndërtesat e këtij projekti që sipas tij paraqesin “projekte kriminele dhe jotësigurta për jetët e njerëzve”. Fasada e re e MEPSO-s me shtylla të stilit antik dhe çati të re kishte kushtuar 11 milion euro. Kontraktori i fasadës ishte kompania “Beton Shtip” ndërsa autori i projektit është “Naimar Engineering-Shkup”. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-27T08:42:53+01:00 Detyrueshëm dhe shpesh të lahen duart me sapun dhe ujë edhe atëherë kurrë nuk duket që janë të papastërta ose të përdorët pastrues për duar që përmban alkool, ndërsa gjatë kollitjes apo teshtitjes të mbyllet goja dhe hunda me faculetë apo me pëllëmbën e dorës. Pas përdorimit, faculeta të hidhet në shporta të mbyllura, ndërsa gjatë kollitjes apo teshtitjes, si dhe gjatë përkujdesjes për të sëmurë, detyrimisht të lahen duart. Kjo është pjesë e rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbrojtje nga koronavirusit. Споделете и следете ги овие препораки. Publiée par Венко Филипче sur Mercredi 26 février…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-27T07:48:30+01:00 Moti do të jetë me vranësira dhe dukshëm më i ftohtë me reshje të përkohshme shiu, ndërsa në zonat malore dhe në disa vende më të larta reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej zero deri 12 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe dukshëm më i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor Të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-26T23:52:12+01:00 Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilia Dimovski, i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike”, gjatë diskutimi mbi arritjet ekonomike të qeverisë së së majtës në këto tre vitet e fundit tha se për ekonominë nuk është bërë asgjë, përkundrazi ka kthim mbrapa. Ai shpjego se si për një muaj ka mbyllje të kompanive të tekstili në Tetovë, Veles dhe dy fabrika këpucësh në Kumanovë dhe mbi 500 persona kanë mbetur pa punë. Ai bëri dhe një krahasim gjatë viteve të qeverisjes së VMRO_DPMNE-së me atë të LSDM-së në këto tre vite. Dua të reagoj me disa të dhëna konkrete, do të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-26T22:37:28+01:00 Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski i ftuar në emisionin “Magazina ekonomike”, në një debat për arritjet ekonomike të kësaj qeverie tha se në tre vitet e fundit rrogat janë rritur në të gjithë sektorët. Sipas Mitreskit rritje ka edhe në ndihmën sociale, pension social, kthimin e TVSH-së, në bujqësi, heqjen e kuotave për barnat. Në vitin 2008 me konceptin e rrogës bruto kur u përfshinë shpenzimet e ushqimit dhe të rrugës. Nga viti 2009 e deri në marrjen e pushtetit, rroga në arsim u rrit për 825 denarë kurse tani është rritur për 4200 denarë. E dyta. Ndihmën…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-26T20:47:40+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp pranë qeverisë për të informuar rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë, tha se përveç gruas që tashmë është identifikuar me koronavirus po merren masa për të gjetur personat me të cilët ajo ka udhëtuar nga Italia për në Maqedoni. Ai tha se pacientja e prekur nga koronavirusi është në gjendje stabile dhe se nuk ka nevojë as për frymëmarrje artificiale. Pacientja tashmë e izoluar ka udhëtuar me 8 persona të tjerë me një furgon të ardhur nga Italia, 4 prej të cilëve janë nga Shkupi,në dy lokacione…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-26T19:09:16+01:00 Një grua pesëdhjetë vjeçare nga Shkupi është personi i parë me koronavirus në vendin tonë. Sot rreth orës tre të mëngjesit, ajo kanë hyri në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar Tabanovcë. Ka ardhur nga Italia me furgon. Është shtruar në klinikën infektive në Shkup. [embedded content] Pacientja është pozitive në virusin kovid 19. Ajo tashmë një muaj ka qenë në vizitë në Itali tek të afërmit e saj. Ka qenë e sëmurë për dy javë dhe fillimisht është kuruar në një institucion shëndetësor italian. Nuk është testuar për koronavirus atje- deklaroi Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë. Gjendja e saj…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-26T16:59:18+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme pranë Qeverisë ka bërë të ditur se virusi Korona ka mbërritur në vendin tonë. Bëhet fjalë për një paciente grua e moshës 50-vjeçare e ardhur nga Italia ditët e fundit. Pacientja ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në repartin e infektologjisë pranë Klinikës Universitare në Shkup. Ajo për momentin është e shtruar në repartin e infektologjisë dhe ndodhet në gjendje stabile. Do të mbahet aty për të paktën 14 ditë. Pacientja ka qenë në Itali për një muaj, por atje nuk ka rezultuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-26T16:14:56+01:00 Me rekomandim të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në shumë shkolla sot janë zhvilluar të vendit orët edukative për mbrojtje nga virusi korona. Edhe pse nuk folën para kamerës së Alsat, mësimdhënësit thanë se orët i janë kushtuar higjienës personale të nxënësve por edhe të shkollës. Nga Qendra e Shëndetit Publik thanë se nuk kanë mundësi të ligjërojnë në të gjitha shkollat por se kanë nisur me shpërndarjen e materialeve këshilluese. Nga ky institucion edhe një herë përsërisin se një nga masat më të rëndësishme për higjienë të mirë në shkolla është larja e duarve, posaçërisht para dhe…

Lexo më Shumë