Alsat 2020-02-25T14:57:41+01:00 Ndonëse realizimi i shumicës së projekteve zvarritet prej vitesh, BDI lavdërohet me arritjet në sferën e kulturës. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri, gjatë prezantimit të programit për periudhën 2017-2020, si arritjen kryesore e cilëson rikonstruimin e Teatrit Shqiptar në Shkup. Në fakt, renovimi i Teatrit Shqiptar që ka filluar rreth 6 vjet më parë, ka shkelur të paktën 5 afate për përfundimin e punimeve. Tani, Aziri thotë se shiriti do të pritet brenda një muaji. Për çështje teknike të njohura për opinionin kemi pasur disa shtyrje të afateve të caktuara për të marr fund kjo…
Author: almakos
Alsat 2020-02-25T14:11:52+01:00 Shumë shpejtë publiku do të njoftohen në lidhje me koalicionin me të cilin VMRO-DPMNE do të dalë në zgjedhje, tha lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski. Ai u bëri thirrje qytetarëve që sonte të protestojnë para pallatit të gjykatave. Mickoski kërkoi nga partitë politike që t`i bashkëngjiten protestës së VMRO-DPMNE-së në mënyrë që, siç tha ai bashkërisht të përfundojnë padrejtësinë në shtet. Mickoski tha se dëshiron që LSDM-ja dhe Lëvizja Besa të bien dakord për koalicion dhe të dalin së bashku në zgjedhje. Ai shtoi se ka pasur takime me të gjithë liderët politikë, përfshirë këtu edhe Bilal…
Alsat 2020-02-25T12:49:11+01:00 Metodologjia e re e zgjerimit e propozuar nga Komisioni Europian do të diskutohet sot nga ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së. Në takim nuk pritet të ketë vendimmarrje pasi Komisioni nuk ka paraqitur ende raportet vlerësuese. Ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth, tha para takimit metodologjia e re duhet të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian do të bisedojnë në Bruksel mbi metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Komisioni Europian, por ata nuk pritet të marrin ndonjë vendim pasi ekzekutivi nuk…
Alsat 2020-02-25T12:14:07+01:00 Kirurgu Ilir Asani, ka konfirmuar sot se është kandidat i propozuar nga BDI për bartës liste në njësinë zgjedhore 2. “Në mbledhjen e degës në Kumanovë u propozua emri im që të jem kandidat. Por nuk është e vendosur ende pasi, kryetari i partisë dhe strukturat do të vendosin kush do të jetë bartës dhe pjesë e listave”, ka thënë Asani. Ai ka shtuar se edhe Kumanova njëherë e meriton që të ketë bartës liste. “Është mirë që pas kaq kohësh edhe Kumanova të ketë bartës liste. Nuk e them vetëm për vete, por kush do që të…
Në bulevardin “ASNOM” me numër 64 në Novo Lisiçe të Shkupit ka shpërthyer zjarr në një ndërtesë. Banorët thonë se shkaku i zjarrit është shpërthimi i një bombole të gazit. Ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po evakuojnë qytetarët. The post Zjarr në një banesë në Novo Lisiçe appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2020-02-25T10:14:38+01:00 Antonio Milloshovski dorëzoi sot në Prokurori audio materialet që ndërlidhen me ish kryeministrin Zoran Zaev dhe u shpreh se tani në radhë është Prokuroria, që sipas tij do të ishte mirë që ky institucion të thërret ish kryeministrin Zaev që edhe ai të jep dëshminë e tij. Ndryshe sipas Milloshovskit bëhet fjalë për audio incizim ku dëgjohet zëri i Zaevit, derisa ndikon në gjyqësor dhe Prokurori. “Sot atë që e posedoja si material, transkripte dhe audio incizime të ndërlidhura me ish kryeministrit Zoran Zaev, ku dëgjohet zëri i tij se si bisedon për ndikime në gjyqësor dhe Prokurori,…
Alsat 2020-02-25T08:12:33+01:00 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati do të mbajë takim me ambasadorin e Federatës ruse në vend, Sergej Bazdnikin. Nga emërimi për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, Murati deri më tani u takua me ambasadoren amerikane në vend Kejt Meri Bërnz, me euroambasadorin Samuel Zhbogar, si dhe me ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Turqisë dhe Hungarisë, Kristina Timonie, Tomas Gerberih, Hasan Mehmet Sekizqok dhe Laslo Ishtan Duks. Loading…
Alsat 2020-02-25T00:53:30+01:00 Sipas informacioneve jozyrtare, personi që është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup nën dyshime për koronavirus rezulton se nuk është infektuar nga virusi Covid-19. S[ shpejti pritet edhe njoftimi zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndryshe, siç njoftoi Alsat në Klinikën Infektive në Shkup më herët ishte pranuar një person që sot pasdite kishte arritur në Shkup nga Milano. Pacienti ka kaluar kontrollet e kamerave termale me sukses mirëpo pasi ka mbërritur në shtëpi janë shfaqur simptoma pas së cilave ai është lajmëruar në Klinikën Infektive në Shkup ku edhe është pranuar rreth orës 10:00. Loading…
Alsat 2020-02-24T19:13:10+01:00 Bombola e gazit 20 litërshe që shpërtheu në fshatin Rramanli një ditë më parë duke lënë 4 të vdekur, dhe disa të plagosur në gjendje të rëndë, nuk ka qenë e licencuar. Bombola, sipas Prokurorisë Publike, ka qenë e pa vulosur dhe e pa testuar. Duke i blerë bombolat nëpër biznese që nuk janë të licencuara, qytetarët ekspozohen ndaj një rreziku që mund të sjellë pasoja fatale. Sasho Damçevski, menaxher i stacionit mbushës Makpetrol, thotë se gabimi më i madh që bëjnë shfrytëzuesit e bombolave me gaz, është që ato, edhe nëse i kanë blere në kompani të…
Alsat 2020-02-24T16:17:18+01:00 Qyteti i Shkupit njofton se për shkak të rikonstruimit të “Rrugës së Plastikave”, më saktë zbatimit të kanalizimit atmosferik, zgjerimin e shtegut për këmbësorë dhe rinovimit të rrjetit të ujësjellësit, në një pjesë të rrugës do të vihet regjim i përkohshëm i komunikacionit. Ndryshimi i regjimit të komunikacionit, siç kumtojnë nga pres shërbimi i Qytetit të Shkupit, do të fillojë të vlejë prej nesër, kur do të fillojë asfaltimi i sipërfaqes veriore në trotuare në shtrirjen nga rrethrrotullimi Bitpazar e deri tek udhëkryqi i parë me semaforë me rr. “Brigada maqedonaso-kosovare”. Që atje informojnë se më pas do…
Alsat 2020-02-24T15:17:01+01:00 Dështimi i procesit të zgjerimit do të ketë pasoja direkte jo vetën në rajon por edhe ndaj BE-së, theksoi Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në takimin e Selanikut, duke iu kërkuar ministrave të shteteve-anëtare të BE-së të mos kenë dilema rreth zgjerimit. Dendias theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë askund tjetër pos në BE. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të shikojnë në të ardhmen dhe të mbikëqyrin çështjet si Sundimi i Ligjit, të drejtat e njeriut, forcimi i institucioneve demokratike dhe poashtu të promovojnë zhvillimin dhe konkurrencën ekonomike dhe sociale. Çdo dështim…
Alsat 2020-02-24T13:58:23+01:00 Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot kërkoi nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që në rast se nuk kanë ndonjë rast urgjent atëherë të mos udhëtojnë në Italinë veriore. Filipçe gjithashtu njoftoi edhe për masat që ka ndërmarr dikasteri që ai drejton. Sipas tij, tani për tani nëpër aeroportet e vendit nuk do të kontrollohen vetëm udhëtarët që vijën nga Stambolli dhe Dubai por të gjithë pasagjerët do ti nënshtrohen kontrollit. “Masat nëpër aeroportet e vendit do t’i ashpërsojmë, dhe atë jo vetëm për udhëtarët që vijnë nga Stambolli dhe Dubai por do të kontrollohen të…

