Author: almakos

Alsat 2020-02-23T13:55:05+01:00 Në fshatin Rramanli të Kumanovës ku mëngjesin e sotëm shpërtheu një bombul gazi dhe si pasojë mbetën të vdekur 3 fëmijë dhe 7 persona të plagosur ka mbërritur edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Agim Nuhiu. Pasi u drejtoi ngushëllimet familjarëve Nuhiu bëri bilancin paraprak të ngjarjes ku dhe konfirmoi 3 viktimat e rastit, të gjithë të moshës së mitur dhe 7 të plagosur, ku për shkak të seriozitetit të plagëve janë dërguar drejt Spitalit të Shkupit për një trajtim më të mirë shëndetësor. Rasti është shënuar rreth orës 10:00 të mëngjesit. Tragjedia ka ndodhur si pasojë e…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-23T13:09:35+01:00 Alsat mëson se katër persona kanë mbërritur në Qendrën Urgjente Kirurgjikale, pas lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i bombulës që ndodhi sot në Rramanli. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, shpjegon drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjikale, Arben Lleshi. Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale sot rreth orës 11, kanë mbërritur katër të lënduar dhe atë si pasojë e djegies. Nga të katër të lënduarit, dy prej tyre tashmë janë hoapitalizuar pranë njësisë për mjekim intensiv pranë Klinikës për traumatologji, ortopedi anestezion. Ndërsa, dy të tjerët qe janë më lehtë të lënduar, janë hospitalizuar plnë Klinikën e Kirurgjisë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-23T12:13:33+01:00 Degët e BDI-së nuk kanë propozuar bartës listash, por vetëm emra për kandidat olr deputet. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani pas njoftimeve që dolën dje në media për bartës listash në njesinë zgjedhore 1 dhe 2. “Ka pasur keqkuptim në mediat, sepse degët nuk kanë të drejtë të propozojnë bartës listash por vetëm emra për që do të jenl pjesë e listavr. Barëtsit e listës i vendos kryetari j partisë dhe kryesia”, ka spjeguar Osmani. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-23T10:15:19+01:00 Italia ka dhënë alarmin për koronavirusin. Fqinjët janë vendi më i prekur në Europë, ku tashmë është rritur numri i të prekurve duke shkuar në 89 persona dhe 50 mije në karantine. Këtë shifër e konfirmoi vetë kryeministri Conte ku në mbledhjen që u zhvillua në orët e vona të se shtunës tha se numri po rritet nga ora në orë prandaj duhen marrë masa urgjente. Disa qytete të rajoneve verioire të Lombardisë dhe Venetos janë kthyer në karantina ku rreth 50 mijë qytetarëve të këtyre qyteteve i është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi. Conte tha se…

Lexo më Shumë

Xhamajka nuk ka marrë kurrfarë vendimi rreth njohjes së Kosovës si shtet të pavarur. Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës, në një përgjigje për Gazetën Express, në natën e së shtunës. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës është në dijeni për raportimet publike rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur”, thuhet në një komunikatë, që Njësia për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Mediale e MPJTJ’së së Xhamajkës, ia ka dërguar Gazetës Express. “Çështjet si këto janë në shqyrtim të vazhdueshëm nga…

Lexo më Shumë

Demokratët në shtetin perëndimor të vendit Nevada votojnë të shtunën për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar në radhët e partisë, që do të garojë në zgjedhjet e nëntorit përballë presidentit republikan Donald Trump. Zgjedhjet në Nevada janë tretat brenda demokratëve pas atyre në Ajoa dhe në Nju Hempshër. Në dallim nga dy shtetet pararendëse me popullsi dërrmuese të bardhë, Nevada është një shtet i larmishëm, ku pothuaj gjysma e popullsisë është e bardhë, ndërsa pjesa tjetër rreth 30 për qind janë hispanike, 10 për qind afrikano-amerikanë e 10 për qind aziatike. Zyrtarët e Partisë Demokrate në Nevada shpresojnë…

Lexo më Shumë

Studentët të cilët iu drejtuan Universitetit të Prishtinës për studime të ciklit të dytë e të tretë, vitin që shkoi patën një kriter shtesë. Secili do të dorëzonte një certifikatë si dëshmi që njihte gjuhë të huaja.Megjithatë lista e subjekteve që gëzonin të drejtën e testimit dhe certifikimit të studentëve, ishte mjaftë e ngushtë. Ky kriter u përcaktua me anë të një udhëzimi administrativ të nënshkruar më 16 mars të vitit 2018. E pothuajse një vit pas, Inspektorati i Arsimit po thotë që ky udhëzim administrativ bie në kundërshtim me ligjin. Kësisoj nga ky institucion kanë kërkuar që ky vendim…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se të dielën do të mbajë një konferencë për media – por pa treguar se për çfarë.Pas zhvillimeve të fundit rreth taksës dhe vendosjes së reciprocitetit, PDK’ja mbase do ta thyejë heshtjen e saj. Paralajmërimi i konferencës është bërë përmes një komunikate për media nga zyra për informim e kësaj partie. Ndërkaq, nuk dihet tema konkrete për çka konferencë është ftuar, apo se kush do t’u adresohet mediave. Konferenca mbahet me fillim prej orës 11:00.

Lexo më Shumë

Erion Haxhnikaj nga Isniqi i Deçanit është diagnostikuar me leukeminë akute.Familja e 18-vjeçarit në pamundësi të përballjes së shpenzimeve të mëdha për shërim jashtë vendit, po kërkojnë ndihmën e njerëzve. “Te nderuar miq, Biri ynë Erioni ( 18 vjeçar) është diagnostifikuar më sëmundjen e Leukemisë akute. Në pamundësi të përballjes dhe mbulimit të shpenzimeve të mëdha për shërimin e tij jashtë vendit, jemi të detyruar të kërkojmë edhe mbeshtetjen e miqëve dhe njerëzve bëmirës. Nr Kontaktues +383 45 279 096 – Ismet Haxhnikaj Ju falenderojmë paraprakisht për ndihmën dhe mirëkuptimin tuaj! Me respekt familja, Haxhnikaj nga Isniqi”. Shërimi i Erionit…

Lexo më Shumë

Një video ku shfaqet një djalë 9-vjeçar i ngacmuar dhe kërkon të vrasë veten, bëri xhiron e rrjetit në të gjithë botën.Quaden Bayles i kërkonte nënës së tij një litar për të varur veten, pasi ngacmohej në shkollë për shkak të gjatësisë. Video u shpërnda në të gjithë botën dhe komediani Brad Williams, hapi faqen GoFundMe, në mënyrë të tillë që të gjithë të kontribuonin që djali të shkonte në një udhëtim për në Disneyland. Kështu ai do të shikonte se bota është edhe e bukur. Mirëpo, tashmë në media ndërkombëtare po përflitet se interpretimi i tij ishte një mashtrim…

Lexo më Shumë

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, s’mund ta shkarkojë asnjë ambasador pa marrë lejen e Presidentit Hashim Thaçi. Kushtetuta dhe Ligji për Shërbimin e Jashtëm i japin kompetenca Shefit të Shtetit të nxjerrë dekret për emërim dhe shkarkim të shefave të Misioneve Diplomatike. Ministri i Jashtëm mund të shkarkojë vetëm diplomatët e rangjeve tjera.Ish-Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tash Ministër i Punëve të Jashtme, s’ka fuqi ligjore dhe kushtetuese ta shkarkojë asnjë ambasador. Të gjitha vendimet për rangun më të lartë diplomatik duhet të shkojnë përmes Zyrës së Presidentit, shkruan Gazeta Express. Konjufca ka fuqinë ligjore të bëjë propozimin por jo edhe të marrë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar një zëvendësministre në qeverinë e tij.Fatbardha Emini, është emëruar zëvendësministre në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në komunikatë. Duke i uruar suksese në detyrën e re, Kurti tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës.

Lexo më Shumë