Alsat 2020-02-24T15:17:01+01:00
Dështimi i procesit të zgjerimit do të ketë pasoja direkte jo vetën në rajon por edhe ndaj BE-së, theksoi Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në takimin e Selanikut, duke iu kërkuar ministrave të shteteve-anëtare të BE-së të mos kenë dilema rreth zgjerimit. Dendias theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë askund tjetër pos në BE.
BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të shikojnë në të ardhmen dhe të mbikëqyrin çështjet si Sundimi i Ligjit, të drejtat e njeriut, forcimi i institucioneve demokratike dhe poashtu të promovojnë zhvillimin dhe konkurrencën ekonomike dhe sociale. Çdo dështim në procesin e zgjerimit do të ketë pasoja direkte, kryesisht tek ne, andaj është e domosdoshme të jemi të unifikuar”-tha Nikos Dendias, ministër i Jashtëm i Greqisë.
Marsi është test për ambiciet gjeopolitike dhe kredibilitetin e BE-së, tha Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, duke i bërë thirrje Këshillit Evropian t’i jep vendit dritë jeshile për fillim të negociatave për anëtarësim.
Që të mund të vazhdojmë të flasim për perspektivën evropiane të rajonit, është e domosdoshme të arrihet konsensus rreth dritës jeshile për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut pa shtyrje. Sa na përket nesh, nuk jemi të përkryer, por besoj se të gjithë pajtoheni që kemi ndërtuar dosje të fuqishme dhe kemi reflektuar. Është koha e fundit që Këshilli Evropian ta kuptojë rëndësinë e momentit dhe të kapet mundësia për sukses të përbashkët”-pohoi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.
Edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj theksoi se është koha që të hapen negociatat për anëtarësim me Tiranën e Shkupin sa më parë që është e mundur, duke shtuar se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet. Takimi në Selanik mes ministrave të jashtëm nga shtetet e rajonit dhe ato të BE-së ka qëllim tejkalimin e dallimeve rreth zgjerimit të BE-së. Realizohet vetëm një muaj përpara takimit të Këshillit Evropian, kur pritet të hiqet vetoja e Francës, Holandës e Danimarkës për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Anesa Salihu
Loading…




