Alsat 2020-03-03T14:14:09+01:00
Stilisti Sergej Varoshlija dhe Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13 njihen me njëri-tjetrin për 15 vjet, si privatisht ashtu edhe zyrtarisht. Së bashku kanë shkuar në pushime dhe kanë punuar në projekte si sesione fotografish, deri në 1TV. Varoshlija në gjyqin për rastin “Reket”, si dhe Maria Jankovska, pronare e dyqanit të optikës, dëshmuan se Boki 13 ka marë dhurata – gardërobë me markë nga shtëpitë e modës të klasit botëror.
Pjesa më e madhe e veshjeve nuk janë fituar ashtu, por prej vitesh. Dhe shumë nga kjo veshje padyshim është dhuruar. Unë me përgjegjësi pohoj para opinionit se Bojani nuk kishte ndërmend të arratisej nga shteti. Me pesë persona në makinë, me bileta kthyese aeroplani, me prenotim të rezervuar, gjithçka e organizuar. Të gjitha ato dokumente ekzistojnë. Kjo tregon se ne me të vërtetë u nisëm në pushime – tha Sergej Varoshlija, Stilist.
Kur prokurorja Villma Ruskovska e pyeti Varoshlinë- a e dinte ai se për veshjet me markë, prokuroria kishte dëshmi kuponë fiskale, se rrobat ishin blerë, atëherë atmosfera në gjykatë u ndez. Boki, Ruskovska dhe avokati Dukoski, i thanë njëri-tjetrit të mos bërtasin. Zënkën e qetësoi gjykatësja Vaska Nikolovska Masevska, dhe i paralajmëroi ata se do të ndëshkoheshin. Në gjykatë dëshmoi edhe pronari i galerisë Aleksandar Kërtov. Ai tha që i kishte dhuruar Boki 13 tetë vepra arti. Pesë piktura nga Liçenovski, dy nga Martinovski dhe një nga Koxhoman të varura në muret e banesës së tij në Orman. Boki nuk i bleu këto piktura, por është dashur t’i kthejë ato, tha Kërtov. Ndërkohë biznesmeni Vladimir Todoroviq, djali i Cvetan Pandeleskit i dyshuar në rastin “Perandoria” Dejan Pandeleski dhe Jovçe Remenski, burri i deputetes Frosina Remenski, nuk do të dëshmojnë në rastin “Reket”. Këtë e kërkoi edhe vetë Jovanovski. Gjykimi për rastin Reket do të vazhdojë të mërkurën.
Igor Stefanovski
Loading…




