Alsat 2020-03-10T10:45:33+01:00
Në seancën e sotme të rastit Monstra, ku janë prezent në cilësinë e dëshmitarëve ish funksionari i BDI-së Musa Xhaferi dhe ai aktual Blerim Bexheti, janë vërejtur edhe përforcime të Njësitit nga policia intervenuese.
Kjo seancë është me masa të shtuara me policë mirë të armatosur dhe me antiplumb. Por, ende nuk dihet a u bë me kërkesë të dëshmitarëve për rrezikshmëri nga ajo që thuhet në këtë rast të ndjeshëm, apo MPB ka shtuar masat për çështje sigurie.
Dëshminë filloi ish-Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, i cili tha se kur ka ndodhur vrasja e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës ka qenë në Turqi, dhe lajmin e ka marr nga një bashkë-partiak i tij më 12 prill 2012.
Adnan Qaili
Loading…



