Alsat 2020-03-12T19:02:53+01:00 Zgjedhjet e 12 prillit nuk do të shtyhen por fushata do të zhvillohet përmes mediave. Kështu vendosën liderët politikë në takimin e sotëm të thirrur nga kryeministri teknik Oliver Spasovski. Krerët e partive politike u pajtuan se duhet zbatuar në përpikëri masat e qeverisë për parandalimin e virusit korona, ndërsa nënvizuan se nuk ka nevojë për panik. Qeveria i rekomandoi Ministrisë së Brendshme të parandalojë lajmet e rreme në rrjetet sociale. Loading…
Author: almakos
Alsat 2020-03-12T17:53:14+01:00 Halil Snopçe nga ASH pajtohet me Carovskën se nuk duhet të krijohet panik në opinion. Sipas tij, disa nga masat e Qeverisë janë paksa të vonuara, pasi sipas tij masat e jashtëzakonshme duhet të ndërmerreshin një javë më herët. Një nga vërejtjet, thotë ai të ASH si parti opozitare, është se disa nga materialet që shpërndahen, nuk përkthehen edhe në gjuhën shqipe. Loading…
Alsat 2020-03-12T16:05:54+01:00 Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë dhe të drejtat e njeriut për vitin 2019, flet se në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ketë funksionarë të përfshirë në korrupsion. Në këtë ndikon edhe fakti që shteti mbetet punëdhënësi më i madh përmes punësimeve në administratë. Raporti i DASH “Organizatat jo Qeveritare deklaruan se roli dominues i Qeverisë në ekonomi ka krijuar mundësi për korrupsion, për shkak se shteti përmes administratës është punëdhënësi më i madhe”. Në fushën e sundimit të së drejtës në raport nënvizohet përmirësim sa i përket pavarësisë së gjyqësorit. Vendi gjithashtu ka shënuar progres…
Alsat 2020-03-12T15:16:14+01:00 Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në pres konferencën pas takimit me liderët politikë mbi situatën me virusin korna në vend theksoi se qeveria ka njoftuar liderët për masat dhe planet mbi kontrollimin e situatës. Spasovski theksoi se liderët ashtu edhe siç pritej u pajtuan që shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. “Unë dhe ministri Filipçe i njoftuam liderët mbi situatën dhe planet mbi të ardhmen. Mbi gjitha është me rëndësi se të gjithë u pajtuam se shëndeti publik është më i rëndësishëm se gjithçka. Në mbledhjen e sotme të qeverisë do të shqyrtojmë rekomandimin e…
Alsat 2020-03-12T12:52:31+01:00 Sot rreth orës 03:00 pas mesnatës në SPB-Shkup është raportuar se në garazhet nëntokësore në Rrugën Brigada e Shtatë Shqiptare në Çair të Shkupit zjarri ka dëmtuar katër vetura të markës “Audi”, “Opel Astra” dhe “Volkswagen Passat”, “BMW”, të gjitha me targa të Shkupit. Ekipet e zjarrëfikësve kanë arritur të shuajnë zjarrin ndërsa ekipet mjekësore kanë trajtuar 15 persona, prej të cilëve dy fëmijë janë dërguar në klinikën e toksikologjisë. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit. Loading…
Alsat 2020-03-12T12:10:55+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se nga gjithsej 9 pacientë me virusin korona, 6 janë në gjendje stabile kurse 3 kanë pasur një gjendje lehtë të rënduar. “Prej gjithsej 9 pacientët 6 janë në gjendje stabile, tre janë me gjendje pak më të rëndë, tre pacientët janë më të mëshuar, respektivisht mbi moshën 60 vjeçare.Mëngjesin e sotëm ësthë paraqitur një person nga Gjermania, i cili po testohet”-tha mes tjerash Filipçe. Filipçe njoftoi se Ministria do të propozojë masa të reja deri te qeveria. “Do të propozojmë masa të reja deri tek…
Alsat 2020-03-12T10:54:37+01:00 Ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin “Reket”. Sot në Gjykatën Penale Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 ka prezantuar fotografitë të cilat i ka publikuar në rrjetin social Instagram. Ai në detaje ka përshkruar fotografitë duke nënvizuar se çfarë brendi janë syzet, çantat, këpucët dhe të tjera. Boki 13 ka theksuar se fotografitë në fjalë janë nga viti 2013 dhe se të gjitha rrobat që shihen në foto janë konfiskuar nga Prokuroria. Derisa vazhdon gjykimi, Boki 13 është duke prezantuar gardërobën e tij. Paraprakisht, Prokuroria prezantoi përmes fotografive mallin e konfiskuar, ndërsa prokurorja Villma Ruskoska tha se…
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë me temperatura nga 16 deri në 23 gradë Celsius. Do te fryj erë e lehtë në drejtimin verior. Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm ndërsa temperatura do të arrij deri në 21 gradë Celsius. The post Mot i ngrohtë dhe me diell, temperatura deri në 23 gradë appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2020-03-11T22:27:17+01:00 Para se të bllokohet llogaria bankare e një personi për të cilin ka një procedurë përpara përmbaruesit, do të bëhet një kontroll nëse i njëjti përdorues ka llogari të tjera bankare nga të cilat mund të mblidhen borxhet. Kjo është pjesë e parashikimeve për projekt-ligjin e ri për shërbimet e pagesave, të shpallur nga Ministrja e Financave, tha Nina Angelovska në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat. “Nëse keni një llogari në katër banka, të themi, agjenti i përmbarimit dërgon bllokimin në njërën prej tyre, por nuk mund ta përdorni dhe nuk keni fonde në të, kështu që ajo…
Alsat 2020-03-11T20:07:31+01:00 VMRO-DPMNE-ja promovoi 120 kandidatët për deputet. Edhe pse nga partia e Hristijan Mickoskit kishin premtuar figura kryesisht të reja, në konventë u panë deputet të legjislaturës së kaluar dhe ish deputet të akuzuar nga PSP-ja. Mickoski në fjalimin e tij potencoi se “Koalicioni për ripërtëritjen e Maqedonisë” bashkë me 20 partnerët e koalicionit më 12 prill do t’i çojë në pension politikanët e korruptuar dhe inkriminuar. Maqedonia meriton ripërtëritje. Ripërtëritje të vlerave të sistemit, çdo sferës në shoqëri, në çdo qytetet dhe fshat, ripërtëritje që sjell të mira për bujqit, tregtarët, burrat e gratë, të rinj e të…
Alsat 2020-03-11T19:00:00+01:00 Dy nga 12 personat e testuar për korona virus kanë rezultuar pozitiv, duke bërë që numri i të prekurve në vendin tonë të arrijë në 9 . Dy personat na fjalë janë fqinjët e çiftit nga Dibra që pak ditë më parë rezultuan të prekur nga ky virus. Ndërsa sa u takon 10 personave të tjerë që gjithashtu u testuan, por rezultuan negativ, të njëjtët do të mbesin në izolim shtëpiak. [embedded content] Nga gjithë të testuarit gjatë ditës së sotme, dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv, pra të prekur nga koronavirusin. Ata janë dy persona nga Dibra,…
Alsat 2020-03-11T17:45:26+01:00 Ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçe, në konferencën e radhës për gjendjen e koronavirusit në vendin tonë tha se kemi të bëjmë edhe me 2 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Dy të prekurit janë nga Dibra dhe janë të afërm me 3 pacientët që tashmë janë të shtruar në klinikë me koronavirus. Ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë, familjarë të tyre, kanë rezultuar negativë, por janë izoluar në shtëpi në afat prej 14 ditësh. Filpçe apeloi edhe një herë që të gjithë personat që kanë probleme kronike duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë çfarëdolloj…

