Alsat 2020-03-14T13:35:23+01:00 Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive do t’i propozojnë qeverisë mbylljen e qendrave të mbyllura tregtare, tha sot në një konferencë për shtyp Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce. Ministri gjithashtu u dërgoi një mesazh furrave të bukës, nëse është e mundur të organizojnë një sistem për të kufizuar hyrjen e konsumatorëve brenda ambienteve të tyre. Në konferencën për shtyp, Filipce informoi gjithashtu publikun se aktualisht janë duke u testuar edhe 7 persona të tjerë për dyshime me koronavirus dhe se këtë mëngjes pacienti i parë nga Dibra është vendosur në aparatet e frymëmarrjes artificiale…
Author: almakos
Alsat 2020-03-14T13:11:33+01:00 Kryeministri Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp bëri të ditur se kishte folur me drejtuesit e partive politike këtë mëngjes që deri deri më 22 mars të ketë një moratorium për të gjitha aktivitetet duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme politike, të planifikuara për 12 Prill. – Këtë mëngjes kam komunikuar me të gjithë kryetarët e partive dhe më njoftuan se të gjitha aktivitetet e partive politike janë futur në moratoriume, dhe ky është një mesazh i mirë që për të gjithë ne shëndeti është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Do të zgjasë deri më 22…
Alsat 2020-03-14T11:48:00+01:00 Të gjitha institucionet për menaxhimin e krizave janë në terren në Dibër dhe Qendër Zhupë, njoftoi kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai u bëri thirrje banorëve të atyre zonave kritike që të kontribuojnë në zbatimin e të gjitha masave të ndërmarra nga institucionet. Spasovski shtoi se është ngritur një seli kryesore operative për të menaxhuar aktivitetet e Planit të Veprimit. “Bëni kontributin maksimal personal duke iu përmbajtur rekomandimeve të qeverisë dhe ministrisë së shëndetësisë,” tha Spasovski. Loading…
Alsat 2020-03-14T09:18:00+01:00 Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës me reshje të shiut, ndërsa do të ketë edhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, herë-herë e përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri nëntë gradë, ndërsa e ditës prej 11 deri 21 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira, pasdite dhe gjatë natës me reshje të shiut, ndërsa do të ketë edhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, herë-herë e përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri gjashtë gradë, ndërsa…
Alsat 2020-03-13T22:14:57+01:00 Kryeministri Olive Spasovski në një intervistë për “360 gradë” në Alsat tha se nisja e procesit mësimor në vend nuk është e sigurt nëse do të rifillojë më 24 mars për shkak se duhet rishikuar si do të jetë situata deri atëherë me Koronavirusin. Ne sollëm vendim për ndërprerje të mësimit në shkollat fillore, të mesme, institucionet e arsimit të lartë dhe institutet. Kjo ishte masë e cila ishte e rekomanduar dhe e patjetërsueshme për momentin me qëllim që rreziku të ulet në mënyrë drastike dhe në Ligjin për Arsim Fillor edhe Ligjin për Arsim të Mesëm ekzistojnë…
Alsat 2020-03-13T22:05:14+01:00 Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski, në një intervistë për emisionin “360 gradë” në Alsat tha se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e Koronavirusit. Ai tha se lëvizja e njerëzve është kufizuar shumë nëpër dogana dhe po ashtu janë marrë masat për të ndaluar hyrjen e personave nga shtetet me rrezik të lartë për në vendin tonë. I kemi marrë të gjitha masat. Them që institucionet tona, MPB, Drejtoria e Doganave iu përmbahen dhe kjo zbatohet në kalimet kufitare. Nga pala greke kanë masat e tyre lidhur me lëvizjen e personave. Kështu që, kjo lëvizje e njerëzve…
77- vjeçari në Kosovë i cili është një ndër dy rastet e para të regjistruar me koronavirus kishte 8 ditë që kishte ardhur nga Italia. I moshuari në fjalë është nga fshati Stubëll i Vitisë. Kryetari i Komunës Sokol Haliti ka bërë me dije se 15 persona të stafit mjekësor që mjekuan fillimisht të moshuarin janë futur në karantinë. Më vonë pritet që të futet në karantinë i gjithë fshati Stubëll. “Në karantinë i kam futur 15 persona të stafit mjekësor. Po ashtu menjëherë kemi marrë masat dhe shumë shpejtë pritet të futim në karantinë tërë fshatin. Jemi duke hulumtuar…
Alsat 2020-03-13T19:06:38+01:00 Ndërkohë informacioni i minutave të fundit është se Qeveria e shton listën e masave kundër virusit Korona. Është vendosur mbyllja e kufirit Bllatë, Xhepishtë-Trebishtë në drejtim të Shqipërisë, mbyllja e qendrës së skijimit në Mavrovë. Qeveria gjithashtu vendosi për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, me çka rregullohet hyrja dhe dalja nga këto komuna, si dhe masa për regjim të posaçëm të lëvizjes së banorëve brenda në këto komuna. Gjithashtu është vendosur të shtohet kontrollet inspektuese për respektimin e rekomandimeve të Qeverisë. Loading…
Tashmë koronavirusi ka prekur dhe Kosovën, pasi janë shënuar 2 rastet e para. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar dhe një i moshuar. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference. “Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëri është i moshës 20 vjeçar dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.”, tha ministri Vitia. Dihet…
Alsat 2020-03-13T18:32:43+01:00 Në rrethanat aktuale dhe në kuadër të masave të shumta të autoriteteve për parandalimin e përhapjes së virusit korona, Agjencia e Ushqimit apelon për më shumë kujdes dhe blerjen e ushqimeve vetëm nga objektet të cilat i plotësojnë standardet e nevojshme. Agjencia e Ushqimit “Sa i përket sigurisë së ushqimit, si çdoherë duhet t’i përmbushë kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të sigurisë, përkatësisht të kontrollohet nëse ushqimi është përgatitur në objekte të cilat i plotësojnë kushtet e higjienës, të përcaktuara në Ligjin e Sigurisë së Ushqimit, përkatësisht në objektet të cilat janë të regjistruara dhe kanë pëlqimin…
Alsat 2020-03-13T17:57:54+01:00 Qeveria holandeze ra dakord në parim që Bashkimi Europian të fillojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftoi agjencia holandeze e lajmeve, ANP. Një shumicë e madhe deputetësh në Dhomën e Përfaqësuesve e kishte kundërshtuar deri tani këtë vendim. Komisioni Europian ka dashur prej kohësh të fillojë negociatat me këto dy vende. Holanda, Franca dhe Danimarka e bllokuan këtë vitin e kaluar. Holanda kërkoi që Shqipëria të bënte më shumë në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Ministrat e Jashtëm europianë do të takohen për zgjerimin e BE-së në fund të…
Tashmë koronavirusi ka prekur dhe Kosovën, pasi janë shënuar 2 rastet e para. Bëhet fjalë për një 20-vjeçare dhe një e moshuar. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference. “Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëri është i moshës 20 vjeçare dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.”, tha ministri Vitia. Dihet…

