Alsat 2020-03-15T18:58:38+01:00 Komuna e Butelit lidhur me masat për mbrojtje dhe preventiv nga virusi Kovid-19, ka formuar një ekip mobil përmes të cilit do të kryej furnizime me barëra dhe ushqime të moshuarit dhe personat që i përkasin kategorive të rrezikuara, siç janë ata me sëmundje kronike. “Çdo qytetarë i kategorive të lartë-përmendura, që ka nevojë për furnizime me ilaçe, gjëra ushqimore dhe pajisjeve higjienike me qëllim që të mos ekspozohet në rrezik nga infektimi me koronavirus do të mund të telefonoj në numrin 075 249 314 nga ora 08:30 deri në 16:30, përfshi edhe uikendin. Ekipi jonë mobil, do…
Author: almakos
Alsat 2020-03-15T16:12:59+01:00 Edhe krahas vendimit për moratorium të aktiviteteve partiake të cilin dje liderët ia kanë thënë kryeministrit teknik, Oliver Spasovskit, shtabet vazhdojnë të mbajnë konferenca shtypi kushtuar fushatave parazgjedhore. Alsat sot pyeti LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në përse nuk e respektojnë atë që e kanë premtuar, por edhe disa nga rekomandimet e masave të qeverisë për mbrojtjen kundër virusit korona, përfshirë edhe masat shtrënguese dhe aktivitetet për të parandaluar përhapjen e virusit. Disa nga masat janë shmangja e hapësirave të mbyllura dhe vendeve publike me shumë njerëz ose rekomandimi “Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”. [embedded content] Nga LSDM-ja thonë kanë hequr…
Alsat 2020-03-15T15:43:44+01:00 Paditë penale për moszbatimin dhe mosrespektimin e masave qeveritare kundër përhapjes së virusit korona do të jenë prioritare për të gjitha prokuroritë publike. Këtë vendim e solli Prokurori i Shtetit Ljubomir Joveski me rekomandim të Qeverisë. Në udhëzimin e obliguar në faqen e internetit të prokurorisë theksohen më shumë padi penale në lidhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie në të cilën do të fokusohen prokurorët. [embedded content] Në procedurë, prioritet u jepet kallëzimeve penale që kanë të bëjmë me veprat penale: bartje të sëmundjes ngjitëse, mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, shërim të pandërgjegjshëm të…
Alsat 2020-03-15T15:19:01+01:00 Disa media, kryesisht portale, kanë përdorur edhe këtë krizë me koronavirusin, për të publikuar lajme të rreme. Ekspertët këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm në lidhje me burimet e informacionit që ata i përdorin, të sigurohen nëse kanë përdorur burim relevant të informimit, dhe nëse është kërkuar mendim nga të gjitha palët e prekura në atë problematikë. Marina Tuneva, kryetare e Këshillit për Etikë në Media, thotë se nuk është koha për të fituar “klikime”, për të publikuar lajme me përmbajtje sensacionale, ose të fitojnë pika politike mbi temën e virusit. [embedded content] Edhe nëse ndodh një fenomen,…
Alsat 2020-03-15T15:11:02+01:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i rekomandon institucioneve ta shqyrtojnë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski thotë se para se gjithash është shëndeti i qytetarëve dhe se për çdo gjë tjetër ka kohë. [embedded content] Me kokë të ftohtë dhe me logjikë të sillen vendime të logjikshme. Besoj se institucionet janë duke e ndjekur situatën çdo ditë. Shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha. Për çdo gjë tjetër ka kohë. Ne kemi reduktuar numrin e personave dhe aktiviteteve në KSHZ- deklaroi Oliver Derkoski, Kryetar i KSHZ-së. Derkoski këto porosi i bëri në…
Alsat 2020-03-15T14:26:58+01:00 Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 159.751 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre 5.961 e kanë humbur jetën, ndërsa 75.959 janë shëruar. Çeki – Kryeministri i Çekisë nuk përjashton vendosje të karantinës së plotë për shtetin. Atje ka 214 raste të konfirmuara, 25 më shumë se dje.Kazakistan – Prej nesër gjendje e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej një muaji për shkak të koronavirusit. Britani – Izolim të njerëzve mbi moshën 70 vjeçare për katër muaj është një pjesë e planit të Qeverisë britanike për parandalim të përhapjes së koronavirusit…
Alsat 2020-03-15T12:46:54+01:00 Banorët e komunës së Dibrës dhe Qendrës Zhupa kaluan edhe natën e dytë, pas shpalljes së gjendjes së krizës për shkak të dukurisë së koronavirusit, në mënyrë të rreptë duke i respektuar rekomandimet nga kompetentët dhe lëvizja nëpër rrugë pothuajse është minimale. Pikat e vendosura kontrolluese në dalje drejt Mavrovls dhe drejt Strugës, gjegjësisht tek vendi Ura e Boshkut dhe tek Hidrocentrali “Shpilje” më pas tek Ura e Mullisit në hyrje drejt Qendrës Zhupa dhe tek elektrocentarli “Globoçicë” në dalje të kësaj komune drejt Strugës funksionon pa probleme. Në mënyrë të rreptë kontrollohet hyrja dhe dalja vetëm të…
Alsat 2020-03-15T10:18:50+01:00 Është zhvilluar ilaçi i parë i specializuar për të sulmuar koronavirusin SARS-CoV2. Bëhet fjalë për një antitrup monoklonal, i specializuar në njohjen e proteinave që përdor virusi për të sulmuar qelizat e frymëmarrjes njerëzore. Hulumtimi u publikua në faqen e internetit BioRxiv nga grupi i Universitetit Hollandez të Utrecht-it, i udhëhequr nga Chunyan Wang. Studiuesit thanë se do të duhen muaj përpara se ilaçi të jetë në dispozicion, sepse do të duhet të testohet për sigurinë dhe efikasitetin. Studimet janë ende në zhvillim e sipër dhe antitrupi duhet t’i nënshtrohet një testimi shumë të rreptë, por studiuesit shpresojnë…
Alsat 2020-03-14T20:36:12+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë komunikimit për mediat mbi gjendjen e koronavirusit në vend foli edhe për masat mbrojtëse që janë ndërmarrë orët e fundit. Ai bëri të ditur se do të mbyllen të gjitha dyqanet e qendrave tregtare, kazinotë, bastoret, baret, restorantet, ndërsa këta të fundit mund të punojnë vetëm nëpërmjet porosive. Mbeten të hapura me oraret e mëparshme vetëm super maketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndër të tjera ai tha se brenda 48 orëve të ardhshme do të mbyllet edhe Aeroporti i Ohrit. Loading…
Alsat 2020-03-14T16:08:50+01:00 Prej disa muajsh ka stagnuar realizimi i projektit infrastrukturor të deponisë Rusino në Gostivar. Komuna e Gostivarit e cila në mënyrë direke është e tanguar nga problemi i mbeturinave, për vonesat fajëson administratën e Qeverisë dhe atë të rajonit planor të Pollogut, e cila, sipas kreut të kësaj komune Arben Taravari, vonon dokumentet e nevojshme për realizimin e projektit. [embedded content] Janë procedura më së shumti që vonohen mes Qeverisë dhe pushtetit lokal, gjegjësisht të administratës së Rajonit të Pollogut. Këtu nuk është vetëm faji i administratës së Pollogut por edhe ndërkombëtarëve, të cilët disi u vonuan në…
Alsat 2020-03-14T15:45:49+01:00 Në Maqedoni zyrtarisht mbeten 12 persona të infektuar nga koronavirusi. Ministri i shëndetësisë Filipçe njoftoi se janë testuar 9 pacientë të dyshuar, 6 prej tyre nga Dibra, një shtetas i huaj dhe 2 të tjerë shtetas të Maqedonisë të cilët ditë më parë ishin kthyer nga Spanja. Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e pacientes së parë nga Dibra e cila nga orët e mëngjesit është vendosur në aparat për frymëmarrje artificiale bashkë me terapinë e duhur. Në mesin e 4 pacientëve të rinjë të infektuar nga Dibra gjendet edhe një fëmijë I moshës 15 vjeçare. Të gjithë kanë pasqyrë…
Alsat 2020-03-14T15:07:06+01:00 Rruga Shkup-Bllacë nuk kishte qarkullim të zakonshëm sot. Ndërsa Kosova ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut. Këtë vendim Qeveria kosovare e ka marr si masë preventive ndaj virusit Korona”. Shtetasit e Kosovës që kishin marr lajmin për mbylljen e kufijve, transportoheshin deri në pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut nga të afërmit e tyre. Një pjesë e qytetarëve që nuk ishin të njoftuar, ktheheshin nga nëpunësit policorë. Por kishte edhe qytetarë që ktheheshin nga Kosova.“E përcolla një të afërm në aeroport. Qëndrova tek miqtë një natë dhe po kthehem. Qytetarëve të Maqedonisë në dalje…

