Author: almakos

Alsat 2020-03-16T16:11:40+01:00 Zyrat e pritjes dhe Info qendra e EVN – Maqedonisë nuk do të funksionojnë derisa të jenë në fuqi masat e jashtëzakonshme për të parandaluar koronavirusin. Shfrytëzuesit në këtë periudhë do të duhet të përdorin shërbimet online të EVN-së dhe në rast të emergjencës telefonat për kontakt. Të paktën një muaj nuk do të lexohen as pikat matëse me çka shfrytëzuesit do të marrin fatura paushallë. Për sa kohë që janë vendosur masat, kompania nuk do të bëjë lidhje të re, përveç atyre që janë të patjetërsueshme të realizohen. Gjatë kësaj periudhe EVN Maqedoni nuk do t’i shkyçë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T15:12:41+01:00 54 shtetasit që ishin bllokuar në Aeroportin e Shkupit, pas kthimit nga Katari, më në fund, janë dërguar drejt vendeve të tyre. Bëhet fjalë për 32 shtetas nga Shqipëria dhe 22 shtetas nga Kosova. Të shoqëruar me konvojë policorë, këta shtetas janë hipur në autobusë, për t’u pranuar nga shtetet respektive, falë procedurave të përshpejtuara nga Ministria e Brendshme, ajo e Jashtme, dhe në koordinim me ambasadorët në vendin tonë. Nga ana tjetër, policia është duke marrë masa të rrepta në bllokimin e rrugëve, ndërkohë që priten direktiva dhe vendime nga Qeveria, për mbylljen e mundshme edhe të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T15:10:51+01:00 Vazhdon të mbetet 18 numri i personave të prekur nga virusi Korona në vendin tonë. Megjithatë, nëse këto shifra do të rriten, do të dihet gjatë mbrëmjes kur edhe do të publikohen rezultatet për 7 personat që momentalisht po testohen.  Tre prej tyre me simptoma të gripit, janë nga Dibra, dy janë paraqitur përmes Qendrës për Shëndet Publik në Shtip dhe dy të tjerë ndodhen në Klinikën për Sëmundje Infektive. Ministri i Shëndetësisë, paralajmëroi rritje drastike të numrit të personave që do të testohen. “Po bëjnë analiza plotësuese, kontrolle, indikacione eventuale për testime të reja të më shumë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T14:42:56+01:00 Partitë më të mëdha politike janë të një mendimi se lufta ndaj virusit korona është më e rëndësishme se zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne një takim te kreu i shtetit Stevo Pendarovski ata do të diskutojnë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Nesër në Vilën Vodno do të jem nikoqir i takimit të liderëve të partive parlamentare në vend, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, PDSH, Besa, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët. Takimin e liderëve e thirra me një pikë të rendit të ditës; mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit 2020, datë që u dakordua nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T13:40:39+01:00 Fondi për sigurime pensionale dhe invalidore njofton qytetarët se për shkak të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, Komisioni invalidor pranë këtij institucioni nuk do të realizojë kontrolle mjekësore deri me datën 24 mars të vitit 2020. Nga Fondi pensional shtojnë se qytetarët me kohë so të njoftohen për fillimmin me punë të Komisionit ionvalidor.Qytetarët do të mund të paraqesin kërkesat e tyre për realizimin e të drejtave ligjore përmes aplikimit elektronik, si dhe në sportelet e Fondit./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T13:25:30+01:00 Alsat mëson se rreth 32 shqiptarë, shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe 22 shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç mëson Alsat personat e bllokuar janë kthyer nga Katari, për deri sa Shqipëria dhe Kosova kanë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë  së virusit korona. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T12:54:25+01:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se tashmë ka kërkuar nga presidenti Stevo Pendarovski takim të liderëve ku do të duhet të vendoset për anulimin eventual të zgjedhje të parakohshme parlamentare të 12 prillit si rezultatat i pandemisë së virusit korona . Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE-ja mbështet shtyrjen e zgjedhjeve  parakohshme parlamentare.  Ai theksoi se Presidenti Pendarovski planifikon për nesër thirrjen e takimit . Kreu i VMORO-së nuk sqaroi se çfarë do të ndodhë me Qeverinë teknike por tha se detajet do të diskutohen në takim. “Sot kemi situatë serioze për krizë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T12:37:59+01:00 “Pacientja e parë u lëshua për kurim shtëpiak. Nuk ka pacienta të rinj të prekur nga ky virus”, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko filipçe.Koordinimi i shërbimeve mjekësore është i mirë, nuk është paraqitur ndonjë problem tha më tej ministri Filipçe. “Po testohen 7 pacientë, tre persona nga Dibra. Bëhet fjalë ëpr persona që kanë simptoma të gripit, 2 pacientë të tjerë nga Shtipi dhe 2 persona të tjerë, që kanë udhëtuar nga Gjermani dhe vende të tjera të prekura nga virusi korona”, u shpreh Filipçe.Ndërkohë që theksoi se gjendja në rajonin e Dibrës dhe qendrës Zhupa është stabile.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T12:08:57+01:00 Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate njofton se mbështesin shtyrjen eventuale të zgjedhjeve të 12 prillit për shkak të pandemisë së virusit korona. “Zgjedhjet dhe fushata janë çështja e fundit në radhën dhe agjendën e prioriteteve tona, për arsye se të gjitha kapacitetet tona njerëzore, intelektuale, institucionale i kemi vënë në shërbim të ngadhënjimit në betejën e përbashkët kundër virusit. Tash, neve na duhet fitore ndaj virusit e jo fitore në zgjedhje. Me zgjedhjet dhe fushatën do të merremi pasi ta mposhtim këtë kërcënim ndaj të gjithë neve dhe bashkë ju siguroj se do ta mposhtim.”-thuhet në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T11:37:56+01:00 ALSAT mëson se 241 persona janë nën mbikëqyrje të policisë në krejt shtetin si masë parandaluese lidhur me virusin Korona. Ndërkohë që gjatë ditës ministri Venko Filipçe deklaroi se nuk ka persona të rinj të infektuar nga koronavirusi. Sipas tij gjendja e pacientëve të infektuar është e pandryshuar por stabile. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T11:12:32+01:00 Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata. Zbritje rekorde për 7.5 denarë të çmimeve të benzinës BS Super 95 dhe BS Super 98, derisa dizeli ulet për 6 denarë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T10:43:31+01:00 Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik 3”, u anulua. Kjo për shkak se i akuzuari i parë Ismet Guri nuk u paraqit në seancë për shkak të masave për vet izolim nga koronavirusi. Mbrojtja e tij dorëzoi dokument përmes të cilit vërtetohet se Guri, tanimë 20 vjet vuan nga sëmundja e diabetit dhe në pajtim me rekomandimet e qeverisë, qëndron në izolim shtëpiak. Gjyqi pranoi dokumentin mjekësor të Gurit dhe seancën e radhës ku pritet të thuhen fjalët përfundimtare e caktoi për më 25 mars, një ditë pasi përfundojmë masat e qeverisë për preventiv nga koronavirusi. Loading…

Lexo më Shumë