Author: almakos

Alsat 2020-03-17T10:42:21+01:00 Kryeministri Oliver Spasovski sot përmes një video mesazhi në profilin e tij në facebook dërgoi një porosi deri tek të gjithë qytetarët që t’i anulojnë udhëtimet e tyre jashtë shtetit. “Çdo shtet në rajon dhe Evropë ka masat e saja për mbrojtje dhe kemi probleme që qytetarët të mos mund të kalojnë kufijtë apo të mbeten diku të bllokuar në vendkalimet kufitare”, deklaroi Spasovski. Kjo sipas tij shkakton probleme shtesë për shtetin. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T09:47:37+01:00 Edhe krahas krizës me virusin korona, Senati i Spanjës  sot pritet të mbajë seancë plenare në të cilën do ta ratifikojë Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.Protokolli, më 27 shkurt mori dritë të gjelbër nga Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll. Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, e cila ende nuk e ka ratifikuar Protokollin. Procesi atje është shtyrë për shkak zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli te ne, megjithatë u ratifikua me shtyrjen e veprimit, për shkak shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T09:08:40+01:00 Qeveria në seancën e mbrëmshme e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Qendrën për Menaxhim me Krizat dhe Ministrinë e Shëndetësisë që ta shqyrtojnë mundësinë të gjithë personat të cilët janë në shtëpitë e tyre të uikendit për pushim dhe rekreim në komunat Mavrovë dhe Rostushë ose në rrethinë të drejtpërdrejtë, t’i lëshojnë uikend shtëpitë e tyre për qëndrim, pas kontrollit paraprak nga ana e epidemiologëve. Përderisa nuk është e mundur zbatimi dhe realizimi i kësaj mase, nga Qeveria kumtojnë të ndërmerren masa dhe aktivitete nga institucionet kompetente për dorëzim të regullt të ushqimit dhe produkteve të domosdoshme…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T08:40:36+01:00 Kryetarët e partive politike parlamentare nga qeveria dhe opozita sot në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të zhvillojnë takim liderësh. E vetmja pikë në rendin e ditës në takimin e liderëve të thirrur nga kreu i shtetit është shtyrja e zgjedhjeve parlamentare. Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, në takimin e liderëve është paralajmëruar prania e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hrtistijan Mickoski, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dhe kryetarit…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T22:29:00+01:00 Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përmes një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se Qeveria në seancën e sotme i ka rekomanduar Këshillit Gjyqësor dhe Gjykatës Supreme shtyrjen e seancave gjyqësore, përveç lëndëve që kanë nevojë për procedim urgjent, siç janë lëndët para vjetërsimit, lëndëve që u janë përcaktuar vendimi për paraburgim, etj. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T22:07:25+01:00 Pesë raste të reja i shtohen listës së të prekurve nga virusi korona në vendin tonë. Kjo e çon në 24 numrin e personave të infektuar me këtë virus. Ministri Filipçe informoi në konferencën për media se përveç pesë rasteve në fjalë, pozitiv kanë rezultuar edhe dy persona të testuar në Klinikën e spitalit “ Zhan Mitrev”, mirëpo tha se këto rezultate nuk vlerësohen si përfundimtare dhe shtoi se gjatë të nesërmes të njëjtët do të ri testohen në Klinikën Infektive në Shkup. “ Një paciente e cila ka ardhur natën mes datës 12 dhe 13 përmes Vienës,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T21:35:36+01:00 Sonte (16.03.2020), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e saj të 20-të, vendosi që të mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut. Të drejtë hyrje kanë vetëm qytetarët me nënshtetësi të vendit, përfaqësuesit diplomatik si dhe personat me rëndësi për shtetin dhe ekonominë me leje nga shtabi i krizës, si dhe makineritë ngarkuese me mallra. Me hyrjen në fuqi të këtij vendim në afat prej 48 orëve mbyllet edhe aeroporti i Shkupit! Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T21:07:09+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se kemi 5 raste te reja me koronavirus. Bëhet fjalë për 2 meshkuj dhe 3 femra. Ndërsa nesër në mëngjes do të testohen edhe 7 persona të tjerë. Për tre persona testimet kanë dalë negativë. Sot kemi 5 raste të reja pozitive, dhe dy pacientë të tjerë që janë diagnostikuar në një laborator tjetër dhe që do të duhet të konfirmohen nesër në laboratorin tonë të Shëndetit publik- tha Filipçe. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-16T19:01:54+01:00 Këshilli i Sigurisë Kombëtare vlerëson se, për momentin, nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin si pasojë e virusit korona. Presidenti Stevo Pendarovski i cili bëri të ditur vendimin e Këshillit tha se nëse ka nevojë gjatë ditëve të ardhshme, Këshilli do t’i propozojë Qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës edhe në komuna të tjera. Pendarovski tha se vendi po menaxhon gjendjen më mirë se vendet tjera të rajonit dhe apeloi tek qytetarët që me përpikmëri të zbatojnë masat duke e bërë të ditur se kriza do të zgjasë edhe për shumë…

Lexo më Shumë

Alkaloid Alsat 2020-03-16T18:15:29+01:00 Kompania “Alkaloid” i ka apeluar farmacive dhe supermarketeve të mos rrisin çmimet e produkteve siç janë: barnat, dezinfektuesit, alkooli mjekësor, antiseptikët dhe agjentët e tjerë antibakterialë. Alkaloid informon se aktualisht është duke punuar me kapacitete prodhuese maksimale, për të përmbushur kërkesat e tregut vendor. Nga Alkaloid informojnë se për shkak të kërkesës së lartë për disa prej produkteve të mësipërme dhe sfidave me të cilat përballen në prokurimin dhe transportimin e lëndëve të para, mund të ketë një ngadalësim në disa segmente, por theksojnë se nuk do të lejohet asnjë ndërprerje në furnizimin me produktet e sipërpërmendura.…

Lexo më Shumë

Arrin në 15 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ku vetëm dy prej rasteve janë zbuluar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate drejtuar mediave. Bëhet fjalë për një çift të ardhur nga Londra, të dy të moshës 26 vjeç. Komunikata e plotë: Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Krahas trembëdhjetë rasteve pozitive të deritashme, sot me 16.03.2020 në Laboratorin…

Lexo më Shumë