Alsat 2020-03-16T21:07:09+01:00
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se kemi 5 raste te reja me koronavirus. Bëhet fjalë për 2 meshkuj dhe 3 femra. Ndërsa nesër në mëngjes do të testohen edhe 7 persona të tjerë. Për tre persona testimet kanë dalë negativë.
Sot kemi 5 raste të reja pozitive, dhe dy pacientë të tjerë që janë diagnostikuar në një laborator tjetër dhe që do të duhet të konfirmohen nesër në laboratorin tonë të Shëndetit publik- tha Filipçe.
Loading…




