Alsat 2020-03-18T13:10:44+01:00 Çdo qytetarë që do të vendos që të del jashtë shtetit, do të duhet të nënshkruaj deklaratë se tre muaj nuk do të kthehet. Kjo u vndos në seancën e sotme qeveritare dhe të cilën e bëri publike kryeministri Oliver Spasovski i cili njëherit apeloi deri tek qytetarët që në këtë moment t’i anulojnë udhëtimet. “Duhet të ketë mirëkuptim nga qytetarët, dhe duhet të jetë e qartë se ajo që shqiptohet si masë duhet të respektohet. Kjo nuk është situatë ku dikush mund të përzgjedh”, tha Spasovski Loading…
Author: almakos
Alsat 2020-03-18T12:40:26+01:00 Qeveri i propozon Kuvendit shpalljen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme, sepse siç u shpreh Spasovski vetëm përmes gjendjes së jashtëzakonshme do të mund të përballemi me virusin. “Gjendje e jashtëzakonshme që të parandalojmë përhapjen e virusit Korona. Kërcënimi i përhapjes së virusit kërkon masa radikale. Qeveria sjell vendim që ti propozoj Kuvendit të RMV-së që të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Kuvendi është i shpërndarë, por ka ispozit ligjore që i mundëson presidentit që të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Kjo do të jetë masë që miratohet për herë të parë. Asgjë nuk është njësoj, jeta u ndryshua si…
Alsat 2020-03-18T12:13:25+01:00 Derisa vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në Qendrën Zhupa dhe në Dibër për shkak të epidemisë së virusit korona, rreth 56 qytetarë do të dislokohen nga vikendshtëpizat në afërsi të këtyre dy vendbanimeve ndërsa do të nisen drejt shtëpive të tyre. Si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme për momentin në Dibër nga qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut janë bllokuar 94 persona, ndërsa 26 persona tjerë të bllokuar janë shtetas të huaj, kryesisht nga Suedia. Në nivel të shtetit për momentin 1.921 persona janë në vetëizolim. Gjatë 12 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 2.382 shtetas tanë…
Alsat 2020-03-18T12:09:07+01:00 Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot bënë dezinfektimin e Çarshisë së vjetër të Shkupit. Dezinfektimi u krye në të gjitha rrugët dhe pjesët e brendshme të Çarshisë, me automjet special komunal për këtë qëllim. “Në Çarshinë e Vjetër çdo ditë ka numër të madh të vizitorëve dhe kalimtarëve, andaj në koordinim me Komunën e Çairit vendosëm që mu në këtë lokacion t’i zbatojmë këto masa dhe aktivitete parandalimi, me qëllim ngritjen maksimale të nivelit të higjienës dhe pastërtisë në sipërfaqet publike në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. “ – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed…
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00 në rrugën “Anton Panov” në Shkup, policia ka arrestuar 29-vjeçarin L.I. nga fshati Orllancë. Ai kërkohej nga policia për arratisje nga burgu. 29-vjeçari është dorëzuar në Stacionin Policor të “Kisella Vodës”. The post Shkup, arrestohet 29-vjeçari i arratisur nga burgu appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2020-03-18T11:23:54+01:00 Gjatë ditës së sotme në ora 02:40 pas mesnate në Gostivar është arrestuar 24-vjeçari (F.Z.) shtetas i Republikës së Shqipërisë për kryerjen e veprës penale “Kalim ilegal i kufirit shtetëror”. Loading…
Alsat 2020-03-18T11:04:49+01:00 Alsat mëson se gjatë ditës së sotme nga Gjermania do të kthehen dhjetëra azilantë, konkretisht 31 të cilët menjëherë do të vendosen në kamp, ku do iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe masave tjera kundër virusit Korona. Aeroplani me azilantët do të ateroj në aeroportin e Shkupit në ora 15:30 minuta. Loading…
Alsat 2020-03-18T10:05:43+01:00 Si pasojë e mungesës së maskave për mbrojtje nga pandemia e virusit korona, autoritetet kompetente vendase rekomandojnë ripërdorimin e tyre. Riciklime i maskave mund të bëhet përmes hekurosjes. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) me 7 shkurt deklaroi se ekziston “mungesë kronike” në tregun global të maskave dhe llojeve të tjera të pajisjeve për mbrojtje personale. Loading…
mde Alsat 2020-03-18T09:28:01+01:00 Prej sonte në mesnatë Aeroporti i Shkupit do të mbyllet për të gjitha fluturime komerciale. Gjatë ditës së sotme janë paralajmëruar 22 fluturime, kryesisht nga Beogradi dhe qyteti zviceran i Cyrihut. Qeveria me 16 mars vendosi të mbyll plotësisht Aeroportit si masë mbrojtëse nga shpërndarja e virusit korona. Ditëve në vijim do të lejohen fluturimet vetëm për avionët e shtetit ata ushtarak, avionët humanitarë dhe medicinal si dhe avionët kargo. “Për çfardo ndryshimi mbi orarin e punës për Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit dhe Aeroportin e Ohrit, i cili është mbyllur të dielën, do të informojmë udhëtarët dhe…
Alsat 2020-03-18T08:39:21+01:00 Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe “Qendra edukative për bletari dhe pemëtari” CIPO organizojnë aksion të përbashkët për dhurimin e mjaltit natyral si ilaç për ta rritur imunitetin e njerëzve, që fillon nga sot. Për këtë qëllim, organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë bletarëve dhe prodhuesve të mjaltit të përfshihen në aksion. “Çdo bletar që dëshiron mund të dhurojë një ose më shumë kavanoza të mjaltit të tyre natyror. Aksioni fillon në 18.03.2020 nga ora 8 deri në 14 orën dhe do të zgjasë deri më 25 mars deri në orën 14. Nëse ka nevojë aksioni…
Alsat 2020-03-17T22:36:04+01:00 Shkëlqim Reçi, mjek anesteziolog në Gjermani, thotë se numri I të prekurve në këtë shtet momentalisht ka kaluar 6 mijë. Sipas tij çdokush që ka ardhur nga ndonjë shtet ku ka të prekur është I detyruar të qëndrojë në vet izolim, përndryshe u shqiptohet gjobë madje deri në 5 mijë euro. Shteti Gjerman, sipas tij, momentalisht po bën përpjekje maksimale që të parandalojë intensitetin e infektimit. Loading…
Alsat 2020-03-17T22:16:04+01:00 Agron Buxhaku, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, masën që mori mbrëmë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për mbylljen e kufijve e shikon si të domosdoshme, por thekson se e njëjta nuk duhet të shkaktojë panik dhe frikë tek qytetarët. Sipas tij, para Maqedonisë, shumë vende të tjera, madje shtete evropiane, kanë zbatuar një masë të tillë me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve të tyre. Sipas tij kjo është thjesht masë parandaluese për të mos lejuar përhapjen drastike të virusit Korona. Loading…

