Alsat 2020-03-19T18:21:01+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe, në daljen e ti të radhës para pak minutash për të informuar mbi gjendjen e koronavirusit në vend konfirmoi 6 rastet e reja të të prekurve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 48, përfshirë edhe një fëmijë 4-vjeçar që ishte prekur në një çerdhe në Angli dhe që ishte kthyer ditë më parë në vendin tonë. Ai tha se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, përfshirë edhe ajo që është në makinën me oksigjen. Filpçe njoftoi se gjatë ditës së sotme kanë instaluar një repart të posaçëm me 24 shtretër edhe…
Author: almakos
Alsat 2020-03-19T16:25:45+01:00 Deri në orën 16:00 u diagnostikuan 6 pacientë të rinj me koronavirus.Një vajzë 4 vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli. Familja u kthye në vend në 14 mars dhe ishte në internim. Testi erdhi dje, dy ditë pasi vajza përjetoi simptomat e saj të para.3 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Dibër dhe janë bërë testime si pjesë e shqyrtimit.Një rast është regjistruar në Shkup, duke kontaktuar të diagnostikuar më parë.Një rast i koronavirusit është konfirmuar edhe në Gostivar. Bëhet fjalë për një grua të kthyer nga Zvicra e cila…
Alsat 2020-03-19T16:09:49+01:00 Këshilli Evropian konfirmon shtyrjen e Samitit të 26 dhe 27 marsit. Për Alsat, nga zyra për media thonë se samiti është shtyrë për një datë tjetër në një video-konferencë të anëtarëve më 17 mars. “Liderët e BE-së po ashtu ranë dakord për një video-konferencë tjetër gjatë javës së ardhshme për të diskutuar mbi situatën për virusin korona” – thuhet në përgjigjen nga Këshilli Evropian. Anesa Salihu Loading…
Alsat 2020-03-19T15:46:19+01:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tërhoqi shortin për numrin rendor që subjektet politike do ta mbajnë në fletëvotime. Nga 14 subjekte listat e të cilave u miratuan, e para në listë do të jetë PDSH-ja me numrin 1. LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi” do ta kenë numrin 3, ndërsa VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” do ta mbajnë numrin 14 si të radhiturit e fundit në listë. Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta kenë numrin 5 ndërsa BDI numrin 9. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski duke referuar gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë e virusit Korona tha se KSHZ-ja…
Alsat 2020-03-19T15:26:58+01:00 Një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, një pjesë e barnatoreve nuk kanë maska mbrojtëse. A mundet maskë dhe dorëza? Dorëza po kurse maska nuk kemi. Qytetarët shkojnë nga barnatorja në barnatore. Diku presin edhe në radhë. Anketë “Konsumi është rritur edhe aty ku nuk ka, po kërkojmë. Bukë blejmë për dy- tre ditë, nuk ka lëvizje shumë. Nëse diçka harxhohet, ditën e katërt dalim”. “Nuk kemi rezerva në shtëpi. Është qesharake të blihen rezerva. Secili mund të dalë shkurt dhe të blejë”. “Për tërë javën, e ngrij bukën. Ndryshe, nuk mundem të dal çdo ditë për…
Alsat 2020-03-19T14:55:43+01:00 Maqedonia kërkon nga BE-ja ta shqyrtoj mundësinë, krahas ndihmës për anëtaret e saj për menaxhimin e pasojave me virusin e koronës, ta ndihmojë edhe vendin tonë. Në këtë drejtim, të përfshihet mundësia e ridestinimit të fondeve IPA dhe lloje tjera të ndihmës. Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ministri gjerman për Evropë, Mihail Rot në një konferencë virtuale porositën që tani është koha për solidaritetin evropian. Kovid 19 nuk njeh kufij, nuk ka përkatësi etnike dhe i sulmon të gjithë njësoj dhe për këtë duam bashkë të bëjmë thirrje për përfshirjen e vendeve nga rajoni jonë i Ballkanit…
Alsat 2020-03-19T14:29:36+01:00 Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë zgjodhi fituesit e çmimeve gazetareske vjetore të SHGM-së për vitin 2019. Këtë vit, SHGM-ja ndau tre çmime edhe atë: Çmimi për vepër jetësore “Kërste Petkov Misirkov”, çmimi për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara” dhe çmimi për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2019. Çmimi “Kërste Petkov Misirkov” për vepër jetësore i takoi gazetares Mira Kostiq e cila këtë vit i dha fund karrierës së pasur gazetareske. Çmimi “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese iu takoi gazetarëve të emisionit “360 gradë” Zoran Jovanovski dhe Sllavica Filipovska për artikullin me…
Stafi i të punësuarve në Laboratorin për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup kanë publikuar një fotografi nga vendi i punës. Ata udhëheqen nga doktoresha Vesna Semenakova-Cvetkovska. Ata thonë se janë 24/7 në dispozicion për diagnostikimin laboratorik të të gjithë pacientëve me Covid-19 si dhe për shërimin e tyre sa më të shpejtë. The post Mjekët e Klinikës Infektive publikojnë foto: Jemi këtu 24/7 appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2020-03-19T13:29:38+01:00 Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në bashkëpunim me institucionet tjera arsimore po koordinohet për gjetjen e një forme për edukim të cilat i imponon situata aktuale a të cilat janë më të pranueshme për të mos u dëmtuar procesi arsimor.“Bashkë me rektorët pajtuam që të bëhen përpjekje maksimale që ditëve të ardhshme të filloj zbatimi mësimit online në arsimin e lartë. Rrethanë lehtësuese është ajo se bëhet fjalë për studentë, të cilët posedojnë aftësi për punuar me kompjuter”, tha Arbër Ademi, ministër i arsimit. “Shpresojmë se ky lloj mësimi do të filloj nga java e ardhshme”, tha…
Në Gostivarë është paraqitur rasti i parë me virusin korona. Bëhet fjalë për një grua e cila para dhjetë ditësh është kthyer nga Gjermania. Deri më tani në Gostivar janë testuar rreth njëzetë persona tjerë, ndërsa rezultatet e tyre janë negative. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus në vend tashmë shkon në 43./Alsat
Alsat 2020-03-19T12:23:38+01:00 Si motiv që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Qyteti i Shkupit ka paralajmëruar një fushatë të re ku çdo ditë do të përzgjidhet fotografia më e mirë e bërë në izolim shtëpiak ndërsa autori do të shpërblehet me 100 euro. “Do të zgjedhim fotografinë më të mirë me temën #SHkupinëShtëpi dhe do të ndajmë shpërblim për më kreativët në mesin tuaj! Na dërgoni një foto / video / gif autentike nga shtëpia juaj derisa kaloni kohë vetëm, me familjen ose me kafshët shtëpiake ndërsa Qyteti i Shkupit çdo ditë do të…
Alsat 2020-03-19T11:58:24+01:00 Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në konferencën e sotme për shtyp tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi vendi shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Deskoska thekson se qeveria në përputhje me Kushtetutën në këtë rast do të miraton urdhëresa me fuqi ligjore dhe se për momentin nuk ka nevojë për kufizim në të drejtat dhe liritë e njeriut. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe rekomandimet e qeverisë në mënyrë që qeveria mos të detyrohet të kufizoj të këta të drejta. “Ne si qeveri jemi angazhuar që kufizimi i të drejtave në momentin kur kemi gjendje…

