Alsat 2020-03-20T22:22:48+01:00 Ministria e Shëndetësisë informoi se edhe 6 persona kanë rezultuar pozitiv ne testin për virusin korona. Me këtë numri i të prekurve vetëm gjatë ditës së sotme është rritur me 28, duke e çuar numrin e përgjithshme të të infektuarve në 76. Dy prej gjashtë personave analizat e të cilëve janë publikuar së fundmi janë nga Kavadarci, ndërsa edhe një i tretë po testohet. Loading…
Author: almakos
Një rast i ri është konfirmuar së fundmi në Kosovë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi në 22. Lajmin e ka konfirmuar vetë infektologu Valbon Krasniqi. “Mund të them se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në vendin tonë. Është familjar i të prekurve nga Malisheva”, tha Krasniqi. Koronavirusi për herë të parë u shfaq në Ëuhan të Kinës në muajin dhjetor dhe është përhapur në të paktën 152 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi.
Alsat 2020-03-20T16:18:54+01:00 Temperatura prej 24 gradësh e gjallëroi Shkupin. Shpatet e Vodnos, tërheqëse për një shëtitje në diell. Megjithëse rekomandimi është të qëndroni në shtëpi, banorët e Shkupit vendosën të kalojnë një pjesë të mëngjesit në natyrë. Qytetarët pushtuan malin me makina, biçikleta, motoçikleta ose në këmbë. Ulëset në Vodnon e mesme të stërmbushura, por të stërmbushur edhe kontejnerët. Policia është e pranishme. Megjithatë, me masat e reja të qeverisë, qasja në Vodno është e kufizuar. Nga ora gjashtë pasdite deri në gjashtë të mëngjesit është e ndaluar qasja. Gjithashtu ndalohet edhe mbledhja e më shumë se pesë personave në…
Alsat 2020-03-20T15:43:07+01:00 Shifra rekord të të infektuarve nga virusi korona. Që nga paraqitja e rastit të parë dhe për dallim nga ditët tjera, sot janë regjistruar 22 persona të infektuar. Nga 71 të testuarit e mbrëmjes së kaluar dhe nga 43 të testuar gjatë ditës së sotme, numri i të infektuarve me COVID-10 në vendin tonë arriti në 70. Për momentin në Maqedoni të prekur me virusin Korona janë regjistruar në Dibër, Shkup, Gostivar, Shtip dhe Ohër. Ajo që vërehet nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë është se tashmë në Shkup rezulton se ka më shumë raste të regjistruara…
Alsat 2020-03-20T15:24:54+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se nga e hëna do të hapen dy pika për testimin e pacientëve që dyshojnë për koronavirus. Pikat do të hapen në dy poliklinika, Çair dhe Jane Sandaski, dhe do të funksionojnë vetëm përmes termineve telefonike. Ai shtoi se numri i të prekurve për fat të keq do të rritet, por kjo është e ditur që më herët, edhe nga eksperienca me vendet e tjera të prekura. Kemi vendosur të hapim dy qendra për testimin e personave që dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi, ato do të jenë në dy klinika, në…
Alsat 2020-03-20T15:10:41+01:00 Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi gjatë ditës së sotme janë testuar 43 persona ndërsa tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv, me këtë numri i përgjithshëm shkon në 70. Lajmi është në përditësim… Loading…
Alsat 2020-03-20T14:26:22+01:00 Nga të gjitha anët negative të virusi Korona që po reflekton në sfera të ndryshme të jetës, po vërehet edhe diçka pozitive. Me izolimin e qytetarëve, përdorimin e reduktuar të transportit publik dhe privat, reduktimi I punës së fabrikave, është se ajri është më i pastër dhe ujërat gjithashtu. Kjo u vërejt në Kinë, po vërehet edhe në Itali, por edhe në shumë vende të botës. Pasi që Venedikun nuk janë duke e frekuentuar një numër i madh i turistëve në kulmin e pandemisë, kanalet e ujit kurrë më parë nuk kanë qenë më të pastra se tani.…
Alsat 2020-03-20T14:12:07+01:00 Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot njoftoi se MPB-ja ka përgatitur dhe do të dorëzojë në qeveri disa urdhëresa me fuqi të ligjit për shtyrjen e afatit të dokumenteve të identifikimit dhe atyre të udhëtimit. “DO të shqyrtohet shtyrja e afatit të dokumentave personale, respektivisht për letërnjoftimet, pasaportat, leje qëndrimi i shtetasve të huaj eventualisht edhe patent shoferët. Do të shqyrtohet mundësia për të gjetur mundësi tjetër për shpërndarjen e dokumenteve personale që tashmë janë gati”, tha mes tjerash Çulev./Alsat Loading…
Alsat 2020-03-20T13:22:58+01:00 Pas zërave të mbrëmshëm se një person i punësuar në spitalin e Gjevgjelisë është pozitiv në ndaj koronavirusit, ndaj personit në fjalë është kryer test i cili rezultoi negativ, gjë që ndikoi që të ulet paniku mes të punësuarve në spitalin e Gjevgjelisë.Këtë sot e konfirmoi kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov pasi paraprakisht u konsultua me udhëheqësinë e Spitalit. “Për të punësuarin në Spitalin e Gjevgjelisë, i cili u testua nga koronavirusi, morëm informata të konfirmuara se testi është negativ”, tha Pockov. Loading…
Ilustrim Alsat 2020-03-20T13:10:04+01:00 Gjatë një kontrolli rutine ndaj një makine në Shën Nikollë, pjesëtarët e MPB-së kanë hasur në 25 migrantë. Siç njoftojnë nga MPB-ja, një orë pas mesnate në afërsitë fshatit Preod, të Shën Nikollës, pjesëtarët e policisë kanë ndaluar një furgon të tipit “Opel Vivaro” me targa të Shkupit, të drejtuar nga E.A. 24 vjeç nga Shkupi. Pas kontrollit janë hasur 25 migrantë nga Afganistani dhe Pakistani. Të gjithë janë ndaluar dhe dërguar në Stacion policor të Shën Nikollës për procedurë të mëtejme. Loading…
Alsat 2020-03-20T12:27:39+01:00 Rritet në 4136 numri i personave të vendosur në vetizolim si pasojë e virusit korona, shkruan Alsat. Uniformat blu, gjatë kontrolleve të tyre të zakonshme ndaj respektimit të masave, ka vërtetuar se 27 persona nuk kanë qenë në vendbanimet e tyre, dhe ndaj tyre do të merren masa. Janë kontrolluar 462 objekte dhe 6 prej këtyre objekeve nuk i kanë respektuar masat e qeverisë./Alsat Loading…
Alsat 2020-03-20T12:23:25+01:00 Në rajonin e Tetovës prej 16 deri më 20 mars janë evidentuar 295 persona të cilët kanë nënshkruar deklaratë për vet-izolim shtëpiak, në drejtim të parandalimit të përhapjes së Koronavirusit, njoftoi SPB-Tetovë. Nga këtu njoftojnë se policia po kontrollon nëse të vet-izoluarit u përmbahen rekomandimeve. Gjatë ditës sipas SPB-së kontrollohen të vet-izoluarit nëse janë në shtëpi apo kanë lëshuar objektin e banimit. MPB-ja njoftoi se më 17 mars një person nga Tetova ka shkelur masën e vet-izolimit dhe ndaj tij do të ngritët padi adekuate. Loading…

